Skip to main content

Posts

Rëndësia e shkollës - shkruar nga Xhevahire Jakupi - Kaçanik

                                                               '' Rëndësia e shkollës '' Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar. Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për ta jetuar . Por që të kemi një jetë të lumtur , truri ynë duhet të jetë i pasuruar me dituri , e cila na ndihmon t’i kapërcejmë më lehtë vështirësitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrenjtë për njerëzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë . Shih edhe: Ese të ndryshme shqip Kohë më parë shqiptarët nuk e kishin të drejtën e shkollimit. Së pari na penguan turqit, ndërsa serbët arritën deri në atë shkallë sa të mbyllin të gjitha s hkollat , në mënyrë që shqiptarët t’i mbulonte padituria dhe mjerimi . Por, shqiptarët nuk ndaluan  dhe mësimin e organizuan nëpër shtëpitë - shkolla..E sot? Shqiptarët  e Kosovës janë të lirë dhe gëzojnë të

Libri është një kopsht i bukur - shkruar nga Gëzime Livoreka -Kaçanik

Ese apo Hartim per librin Libri është një kopsht i bukur Hapa dritaren. Kopshti ishte zbukuruar me lulet më të bukura që kishin çelur. Aroma më freskonte tërë trupin. Në mendjen time bluanin mendime të ndryshme. Krahasoja ato lule të bukura, si lule parajse, me atë që e dua më së shumti, me mikun tim më të dashur – librin. Thashë më vete: lulet kanë zbukuruar kopshtin, ndërsa libri ka lëshuar rrezet e tij të arta për të ndriçuar mendjen e çdo fëmije, pavarësisht moshës së cilës i përket ai. Libri është burim i diturisë. Ai është dritare e jetës, i cili të hap rrugën drejt një të ardhmeje të lumtur. Sikur një pemë, e cila rritet dhe në fund na ushqen me fruta, edhe librin kur e lexojmë çdo ditë, truri ynë ushqehet me frutat më të bukura, me diturinë e cila nuk blihet me të holla, por vetëm duke mësuar. Populli thotë: Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. Nga kjo thënie kuptojmë se, vërtet, një njeri që nuk lexon i ngjan një dhome të errët, pa dritare. Në errësirë nuk

Bukuritë natyrore të Kaçanikut -shkruar nga Diellëza Zharku

                    Bukuritë natyrore të Kaçanikut Akoma  zvarriten ngjarjet historike, gjersa  dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë  kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo  akoma  rrezaton, i jep gjallërinë  Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.                                                                                               Shkruar nga Diellëza  Zharku -Kaçanik ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukuri

Kuriozitete

Kuriozitete 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Më 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin. Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave. Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç. Sipas librit te rekordeve te Ginisit, momentalisht macja më e gjatë në botë është Stewie. Macja Stewie ka gjatësi prej 123 centimetrash. Peshkaqeni i madh i bardhë është në rrezik të fortë për t’u zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur një studim i universitetit të Stanfordit, sipas të cilit në të gjithë botën kanë mbetur vetëm 3.500 ekzemplarë, një numër më i vogël madje edhe se i tigrave. Në Zelandën e Re, pas xhamave të një akuariumi, vizitorët panë se si një peshkaqen i bardhe “i bëri një prerje cezariane” në stomak një peshkaqeni tjetër duke liruar kështu katër të vegjlit nga barku i nenës së tyre.

Vjershe per pranveren nga Elmedina Berisha - Kaçanik

Pranvera     Pas bardhësisë dhe acarit Dielli rrezon dhe erdhi behari Vishen kodrat me jeshile Çelin lulet me ngjyra të ndryshme Dallëndyshet vijnë në dritare Zogjitë cicërojnë nëpër livadhe Fëmijët të gëzuar Dalin e luajnë duke kënduar. Vajzat e vogla mbledhin lule Nëpër male e nëpër fusha Hedhin valle të gëzuara Dhe kërcejnë sikur drenusha           Vjershe nga Elmedina Berisha - Kaçanik vjersha dhe poezi per pranveren,pranvera vjershe,vjersha shqip per pranveren, vjersha, vjershe, poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,per pranveren ,pranvera,pranvere,pranvere,pranverat,

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

  28 Nëntori Shumë zemra rënkonin Shumë lotë pikonin Shumë fëmijë u vranë Vetëm se ishin shqiptarë. Tani erdhi paqja Tani erdhi liria Gëzohemi të gjithë Se erdhi Pavarësia . Mirë se erdhe Pavarësi Mirë se erdhe 28 Nëntor Jemi të gëzuar të gjithë Të bashkuar e unik         Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje Kaluan trembëdhjetë pranvera . Dhimbja dhe pikëllimi asnjëherë nuk u shuan dhe as do të shuhen për ata të cilët u flijuan në altarin e lirisë , për ata të cilët në lule të rinisë ia falën jetën e tyre Kosovës së dashur. Vitet kalojnë, por plagët nuk mbyllen. Ata ranë dëshmorë që ky popull të jetojë i lirë dhe i pavarur. Dëshmorët janë sikur një lis që rrënjët i ka të thella. Ata ujitën rrënjët e këtij lisi me gjakun e tyre të derdhur, gjak ky që rriti dhe zgjeroi degët e tij.E këto degë jemi ne: ata të cilët u rritëm e po rritemi të lirë . Po rritemi pa brenga falë gjakut që derdhën dëshmorët vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë në trojet tona stërgjyshore. 9 Prilli i vitit 1999 është ditë e cila mbeti në historinë e vendit tim si ditë dhembjeje e pikëllimi, ditë me lot e vaj për nënat dhe fëmijët, të cilët i falën këtij vendi më të dashurit e tyre. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë dëshmorët dhe në shenjë

Emin Duraku - Poezi nga Fatlinda Koraçi - Kaçanik

Emin Duraku Shkolla jonë e dashur Emrin tend e mban O trim i kombit tonë O heroi ynë legjendar. Luftove sypatrembur Të mos rrojmë në robëri Gegë e toskë, gjithë së bashku Të jetojmë në një Shqipëri. Për armikun gjakatar Ishe hale në sy Të vranë plumbat e çetnikut Mu në lule të rinisë. Lumja nëna që të rriti I lumi populli shqiptar Sa here emri yt përmendet Po aq ndihemi krenar.              Poezi nga Fatlinda Koraçi - Kaçanik poezi per emin durakun,vjersha per Emin Durakun,vjerrsha emin duraku,vjersha dhe poezi per Emin Durakun,Emin Duraku vjershe poezi

Atdheu - poezi nga Egzona Livoreka - Kaçanik

Atdheu Atdheu është thesar  Që nuk blihet as me ar,  Por për të luftohet  Dhe me gjak mbrohet. Falë gjakut që u derdh  Tani jemi të lirë  Kemi identitet  Kemi edhe shtet. Poezi nga Egzona Livoreka - Kaçanik poezi per atdheun,poezi atdheu,vjersha per atdheun,vjershe per atdheun,atdheu vjersha shqip,vjersha dhe poezi te bukura per atdheun,atdheu vjersha shqip

Ese apo hartim për nënën -shkruar nga Diellëza Zharku -Kaçanik

                                         Nëna ime Nënë , ti je freskia e shpirtit tim. Me ty edhe e pavlefshmja kapet me të rendësishmen. Ndihmë për zemrën time të cilësoj ty.  Kur arrij të ndjej ngrohtësinë e frymëmarrjes tënde, më bën të kapem për gjethet e jetës, më bën pjesë të pendimeve për prapësitë që kam bërë ndonjëherë. Më zbukuron gëzimin tim me ndjenjën e flaktë që transmeton tek unë. Dorën time ma merr dhe fort ma shtrëngon, ku shfaq tek unë ndjenjë të habitur.  Unë mundohem që të vazhdoj të luaj rolin tim, por më mbërthen frika dhe prapë ti je gjithçka për mua.  Bashkohesh me mua si ushqim për shpirtin tim, shton tek unë masën e shpresës dhe dërgon dhuratën më të bukur që mund të të jap dikush, të ofron relaksin e zemrës dhe këtë e bën vetëm Ti, nëna ime, arsyeja e ekzistencës sime.                                                                                Shkruar nga Diellëza Zharku - Kaçanik ese per nenen,nena ese e bukur shqip,ese te bukura p

Kosova - poezi nga Diellza Tafili - Kaçanik

Kosova   Kosovë- vendlindja ime Mbushur lotë dhe gëzime Pata hare Pata hidhërime. Sa shumë dritë e gëzime 17 Shkurti Festa ime.                          Poezi nga Diellza Tafili - Kaçanik vjersha per Kosoven,Kosova heroike vjersha,poezi per Kosoven

Atdheu - poezi nga Arbëreshë Kuqi - Kaçanik

Atdheu Atdheu s’i do tradhtarët, As spiunët, as lajkatarët, Atdheu s’i do fjalëshumët e punëpakët, As të huajt, as ardhacakët, Atdheu s’duron vëllavrasje, hakmarrje, Mospajtime për çështje kombëtare. Atdheu do fëmijët, njerëzinë, Punëtorin, shkollarin. Atdheu do trimin, intelektualin, Të urtin, politikanin. Atdheu s’do qyqe e korba Atdheu do vetëm shqiponja. Poezi nga Arbëreshë Kuqi - Kaçanik vjersha per atdheun,atdhe poezi,vjerrsha per atdheun,atdheu poezi shqip,vjersha dhe poezi per atdheun

Njëqind vjet - poezi nga Ilir Loku - Kaçanik

Njëqind vjet Njëqind vjet Të ndarë Njëqind vjet Të vrarë e të sharë Por kurrë të nënshtruar E sot, sot nuk duam Shqipëri londineze Po Shqipëri Etnike Fjalën e Bacës Adem Në vend ta çojmë.                    Poezi nga Ilir Loku - Kaçanik

Libri - poezi nga Ermira Syla - Ferizaj

Libri Libri im ka shumë fleta Më jep dituri Kur bie zilja e shkollës Unë kam kënaqësi Librim im Ka vjersha Përralla E dua librin tim Poezi nga Ermira Syla - Ferizaj vjersha dhe poezi per librin,libri poezi shqip,vjerrsha per librin,libri poezi ne shqip

Komandant Agim Bajrami - vjershë nga Liron Bela - Kaçanik

Komandant Agim Bajrami Po këndojmë në Kaçanik Për Brigadën njëqind e gjashtëdhjetë e dy Me pushkë në dorë fytyrën na i zbardhi Komandant Agim Bajrami Ishte në Zvicer për të punuar La fëmijët, edhe gruan Jo! Nuk I vyente viza C-ë Erdhi të luftojë për atdhe. Paska ardhur në Kaçanik Të formonte UÇK-në Me trima të lirisë Të luftonte kundër Serbisë. Katër orë luftoi Agimi, Besniku e Xheladini, U ÇK- ja me tre vetë, Forcat serbe pesë—gjashtëdhjetë. Dhjetra armiq aty janë vra Shumë të tjerë janë plagosur, Në Drenicë Adem Jashari, Në Kaçanik Agim Bajrami.                                   Vjershë nga Liron Bela - Kaçanik vjersha per Agim Bajramin,poezi per Agim Bajrami,vjersha per komandantin Agim Bajramin,vjersha dhe poezi shqip per Agim Bajramin

Kosovë - poezi nga Elton Reka -Kaçanik

      Kosovë   Kosovë e dashur Këndojmë këngë për ty Ti je nëna ime Rritur, plakur në hidhërime . Për dëshmorët mos vajto aspak, se bijtë e tu Të mbrojtën me gjak. Kosovë martine me kulla guri nën qiellin e kaltër të Shqipërisë e Kosovës Do të valoj flamuri .                         Poezi nga Elton Reka -Kaçanik vjersha per Kosoven,Kosova poezi,poezi per Kosoven,Kosova poezi shqip,poezi per kosoven,vjershe per Kosove,poezi per Kosove

Trojet tona - poezi nga Shpresa Hysa - Kaçanik

Trojet tona Ma dogjën shtëpinë Ma dogjën shkollën Ma morën lapsin Çantën e fletoren. Me dhunë na përzuri Nga shtëpia Emigrant më quajti në Trojet   e mia. Flamurin kuq e zi e qëndisi Marigona për Shqipërinë e Kosovën për gjithë trojet tona.            Poezi nga Shpresa Hysa - Kaçanik vjersha per trojet tona,trojet tona poezi,poezi per trojet tona shqip,poezi dhe vjersha shqip per trojet tona,luften,luften ne Kosove

Adem Jashari - vjershë nga Lirie Sopa - Kaçanik

Adem Jashari Trim legjendar Hero kombëtar Për liri luftoi Viset shqiptare i çliroi . Të kujtojmë pleq e te rinj Burra, gra dhe fëmijë S’të harron askush në   botë Se ti nga zemra s’hiqesh dot. Do të mbetesh në zemer   përgjithmonë Si hero i popullit tone Gjithkush ty Të adhuron. O,trim legjendar O,hero kombëtar O,çlirimtar O Adem Jashar.                  Vjershë nga Lirie Sopa - Kaçanik  vjersha per Adem Jasharin,Adem Jashari poezi,vjersha Adem Jashari shqip,vjersha dhe poezi per Adem Jasharin,vjersha dhe poezi per Adem Jashari,Adem Jashari vjerrsha shqip,vjersha te bukura per Adem Jasharin,Adem Jashari vargje shqip

Ismail Qemali - vjershe nga Elmedina Lamallari - Kaçanik

Ismail Qemali Ismail Qemali Luftoi për liri Për shqiptarinë Solli pavarësinë. Këtë e arriti më 28 Nëntor Ngriti flamurin Në qytetin Vlorë. Qëndisi Marigona Shqipen dykrenare Edhe festa atë ditë Ishte madhështore. E kujtoj me mall Motrën Marigon Që e qëndisi Flamurin tonë.          Vjershë nga : Elmedina Lamallari - Kaçanik vjershe per Ismail Qemali,poezi per Ismail Qemali , Ismail Qemali vjersha dhe poezi shqip,poezi shqipe per Ismail Qemali ,Ismail Qemali poezi ne shqip,vjersha dhe poezi shqip per Ismail Qemalin  

Edhe sonte - Poezi nga Marigona Tasholli - Ferizaj

Edhe sonte Edhe sonte si netët tjera Bëj një natë pa gjumë Më mundon diçka në zemër Pse nuk vjen pranvera Nëpër hapsirat e detit Jeta prap vazhdon Edhe sonte në këtë natë Asgjë nuk ndryshon Poezi nga Marigona Tasholli - Ferizaj edhe sonte vjersha shqip,vjersha dhe poezi shqip,poezi te bukura shqip,poezi shqipe,poezi ne shqip

Babai im - poezi nga Armend Ahmeti

Babai im Vitet ikin si valët e detit Pa babain tim Pa ty baba As dielli nuk lind As dielli nuk perendon Poezi nga Armend Ahmeti poezi per babain tim,babane,babai im vjersha,vjersha per babin tim,vjershe per babin,vjersha per prinderit,vjershe per prinderit,prinderit vjersha dhe poezi shqip,vjershe e bukur per babin

Ne - vjershe nga Albina Qorri

Ne Ne jemi fëmijë Lozim kur bie shi Qajmë kur harrojmë Detyrën t'a përfundojmë Vjershë nga Albert Shaqiri - Ferizaj Të dua nënë E dua pyllin plot me lule Flutura më gëzojnë Por më shumë se çdo gjë Të dua ty nënë Vjershë nga Albina Qorri vjersha per femijet,vjershe per femijet,poezi per femijet,femijet poezi,vjersha,vjersha te ndryshme shqip per femijet

Vëllau im - vjershë nga Valon Osmani - Ferizaj

Vëllau im Kam një vëlla të vogël Është shumë simpatik Ai kur qesh e qanë Nënën e kërkon Ende është i vogël Të flasë ende s'di Me dorën e vogël Thotë fjalën e tij Vjershë nga Valon Osmani - Ferizaj vjersha per vellaun,vellau vjersha shqip,vjersha dhe poezi per vellane,vellezerit,poezi per vellezerit,vellauim im

Malli për atdheun - vjershë apo poezi nga Ylfete Dedaj - Ferizaj

Malli për atdheun Kur isha në mërgim Aty ishte mirë Por nuk më pëlqente Se s'ishte vendi im Atje nga lajmet Çdo ditë kam dëgjuar Se UÇK-ja në Kosovë Luftë ishte duke zhvilluar. Edhe unë si të tjerët E kisha një dëshirë Që ta shohë Kosovën Kosovën e lirë. Vjershë nga Ylfete Dedaj - Ferizaj vjershe per atdheun,atdheu poezi dhe vjersha per mallin ndaj atdheut,atdheu vjersha dhe poezi ne shqip,poezia atdheu shqip,poezi dhe vjersha shqip per atdheun,atdheu vjersha shqip

Kosovë - poezi nga Vehbi Sylejmani - Ferizaj

Kosovë Kosovë ndriçove si yll ndriçove si hënë Ishe shumë e bukur moj Kosova nënë Të shkatërruan shumë e të helmuan keq Qëndro edhe pak nënë se do vimë shpejtë. Poezi nga Vehbi Sylejmani - Ferizaj poezi per Kosoven,Kosova vjersha shqip,vjersha te ndryshme per Kosoven,Kosova vjersha dhe poezi te ndryshme per Kosoven,Kosova vjersha shqip,vjersha dhe poezi shqip

Vjershe per Adem Jasharin nga Pranvera Gajtani - Ferizaj

Adem Jashari Kush filloi luftën i pari Në Drenicë Adem Jashari Kryetrimi legjendarë Bashkë me Hamzën luftëtarë Ata luftuan për liri Që të mos ketë robëri Prandaj ne nuk i harrojmë Brez pas brezi i kujtojmë Poezi nga Pranvera Gajtani - Ferizaj vjershe per Adem Jasharin,poezi per Adem Jasharin,Adem Jashari poezi shqip,vjersha dhe poezi te bukura per Adem Jasharin,Adem Jashari poezi shqip,poezi te bukura per Adem Jasharin

Kosovë - poezi nga Albiona Bislimi - Ferizaj

                             Kosovë Kosovë e madhe me gjak                   u lave Me lotë të derdhur nga syri                   u bëre Me vuajtje të nënave u                 gatove Me gjakun e dëshmorëve u                ndërtove Poezi nga Albiona Bislimi - Ferizaj vjersha per Kosoven,poezi per Kosoven,kosova poezi shqip,poezi dhe vjersha shqip per Kosoven,Kosova poezi dhe vjersha shqip,vjersha shqip Per Republiken e Kosoves

Adem Jashari - Poezi nga Albiona Bislimi - Ferizaj

Adem Jashari Pushkën e babgjyshit E vuri në krahë Lamtumirë onënë Lamtumirë o baba Po shkoj për atdhe Po shkoj për liri Sepse në robëri Nuk dua të rri Lavdi i qoftë asaj nëne Që lindi trimin e kësaj ane Edhe trimit i qoftë lavdi Që dha jetën trimërisht për liri Poezi nga Albiona Bislimi - Ferizaj vjersha per Adem Jashari,Adem Jashari poezi shqip,vjersha dhe poezi per Adem Jasharin,Adem Jashari poezi shqip,vjershe per Adem Jasharin,vjersha te bukura per Adem Jasharin,Adem Jashari vjersha shqip

Ëndërrova -vjershë apo poezi nga Mbresa Abazi

Ëndërrova Një natë ëndërrova Një ëndërr të bukur Se si motra ime Më bënte të lumtur E ndjeva veten Si flutur krahlehtë Sa bukur motra ime Dinte me ecë Të dyja së bashku Shkuam në shkollë Sa bukur motra ime Dinte me folë Vjershë nga Mbresa Abazi vjersha per enderren,enderra poezi shqip,vjersha dhe poezi per enderrat,enderra poezi shqip,vjersha dhe poezi per enderrat,enderrat,poezi per enderren,

Motra ime -vjershë apo poezi nga Arbenita Abazi -Ferizaj

Motra ime Kam një motër të vogël Sa jam e gëzuar Sytë e saj të bukur Të dua më thonë mua. Kur e mbaj në duar Dhe kur e shikoj Buzëqeshja e saj Më bën të fluturoj. Lodrat dhe kukullat Më nuk më interesojnë Se koha me motrën time Më mirë po kalon. Vjershë nga Arbenita Abazi  -Ferizaj vjershe per motren,vjersha per motren,vjersh per motrën,motra ime poezi,poezi per motren time te dashur,motra ime e dashur poezi shqip,poezi te bukura shqip per motren,motra poezi e bukur shqip,poezi shqip per motren,motra poezi shqipe per motren,motra poezi shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more