Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Edmond de Amiçis

Udha - Edmondo de Amiçis

Udha - Edmondo de Amiçis Sonte unë po të shikoja nga dritarja, kur ti u përplase me një grua. Shiko më mirë kur ecën në udhë, sepse edhe aty duhet të zbatosh disa rregulla. Nëse ti i mat sjelljet e tua në shtëpi, atëherë përse të mos veprosh po kështu dhe në udhë, që është shtëpia e të gjithëve! Mos harro, po ta kesh vëth në vesh, o Enrik: sa herë që të takosh një plak, një të varfër, një grua me foshnjë në duar, një të çalë me paterica, një burrë të ngarkuar, një familje të veshur me të zeza, lirojua udhën me nderim. Ne duhet të nderojmë pleqtë, të varfërit, dashurinë e nënës, të sëmurët, të munduarit, të vdekurit. Sa herë që të shohësh ndonjë njeri që rrezikohet nga një makinë, në qoftë fëmijë, largoje, në qoftë burrë, lajmëroje. Pyete fëmijën që e sheh të vetëm dhe duke qarë se ç’nevojë ka; jepja plakut shkopin që i ka rënë përdhe. Kur zihen dy fëmijë, ndaji; në qofshin burra, largohu e mos e shiko atë pamje të keqe, të vrazhdë që të fyen e të nguros zemrën. Preje fjalën e të

Dita e parë e shkollës - Edmond de Amiçis

 Dita e parë e shkollës -  Edmond de Amiçis Sot është dita e parë e shkollës. Tre muajt e pushimeve kaluan nëpër fusha e kodra si nëpër ëndrra. Sot në mëngjes shkova me mamanë në shkollë që të regjistrohesha në klasën e katërt. Udhët e qytetit zienin nga zërat e fëmijëve që mbanin çanta në duar. Libraritë ishin mbushur me prindër që blinin libra e fletore për fëmijët e tyre. Edhe përpara shkollës kishte aq njerëz, sa mezi hymë brenda. Në korridore pashë plot prindër që bisedonin me mësuesit, nxënës që qeshnin me njëri-tjetrin; mësues me regjistra në dorë që kalonin nga një klasë në tjetrën. Mësuesja ime e klasës së tretë më përshëndeti te dera dhe tha: - Enrik, sivjet do të shkosh në katin e sipërm dhe do të kesh një mësues tjetër, - dhe më shikoi me trishtim. Edhe unë u trishtova. Pranë nesh, drejtorin e kishin vënë në mes disa mama shumë të mërzitura. Ato nuk gjenin vende të lira për fëmijët e tyre. Disa nga shokët ishin zgjatur dhe shëndoshur. Vetëm në orën dhjetë ar

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more