Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kompozicioni

Kompozicioni i veprës epike

Kompozicioni i veprës epike Etapat e zhvillimit të veprimit në veprën epike janë:   Paraqitja e veprimit - është etapë e zhvillimit të veprimit, që ndodh në fillim të veprës.   Thurja e veprimit, është shtytja themelore e zhvillimit të veprimit të ardhshëm (nis me motiv të ri dhe mbaron me shfaqjen e kulminacionit)   Kulminacioni shfaqet atëherë kur konflikti i thurur në veprim merr përmasa më të gjera, pra arrin shkallën më të lartë (tani zhvillohet beteja vendimtare mes personazheve në konflikt).   Peripecia - është ajo etapë e zhvillimit të veprimit, që shënon një kthesë të papritur.   Shthurja e veprimit - është etapa përfundimtare.

Çka është subjekti i veprës letrare

Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit.   Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe.   Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje.   Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve.   Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes.  Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja.  Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e  lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare.   Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.

Ç'është kompozicioni?

                 Ç'është kompozicioni Edhe kompozicioni është element i formës. Nuk ka vepër letrare pa kompozicion .  Kompozicioni është mënyra se si ndërtohet vepra letrare , si paraqitet subjekti dhe gjuha, si grupohen e si zbërthehen, si bashkohen në një tërësi të vetme të gjitha elementet e veçanta të veprës . Në kompozicion dallojmë: Zhvillimin e veprimit që përbën hallkën e subjektit , shtjellimin e ngjarjes. KULMINACIONIN – çastin kur subjekti a ngjarja arrin kulmin e acarimit. Zakonisht këtu zbulohet plotësisht thelbi i temës qendrore, ideja poetike dhe domethënia e karaktereve të personazheve kryesore dhe ZGJIDHJEN E VEPRIMIT –Shurjen ose përfundimin e natyrshëm të subjektit. Shpesh zgjidhja vjen menjëherë pas çastit kulmor. qka eshte kompozicioni, qeshte kompozicioni, kompozicioni,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more