Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poema e mjerimit

Poema e mjerimit

 '' Poema e mjerimit '' Shkruar nga: Dr. Agon Bislimi Në veprën poema e mjerimit Migjeni duke përshkruar mjerimin në të gjitha mënyrat dhe format e tij të errëta, demaskon shkaktarët. Ai në këtë vepër trajton një temë aktuale për kohën kur jetonte dhe vepronte. Mjerimi atij ia rëndon zemrën dhe e revolton. Sipas tij, shkaku i mjerimit ishte rendi i atëhershëm shoqëror. Pra, gjithçka e errët, që ka të bëjë me mjerimin në jetën e masave, burimin e shkakun e ka te rendi në fuqi. Duhet të përmbyset ai rend, që të zhduket edhe mjerimi . Në këtë vepër pra përshkruan mjerimin dhe në mënyrë revoltuese ngrihet kundër hipokrizisë(dyftyrësisë) dhe gënjeshtrës fetare të asaj kohe me një ironi të fortë dhe therrëse. Koha e Migjenit ishte shumë e rëndë dhe e vështirë. Mjerimi në kohën e tij ishte shtrirë në të gjitha anët. '' Migjeni '' me anën e kësaj vepre e zbulon mjerimin në çdo skaj të jetës dhe

Çka është tema e veprёs letrare

Çka është tema e veprёs letrare Tema e veprёs letrare ёshtё njё rreth i caktuar dukurish qё zgjedh poeti nga realiteti dhe i pёrgjithёson nё vepёr.   Çdo vepёr letrare ka temё tё caktuar.  Ato mund tё jenё tё nduarnduarshme si p.sh.: ngjarjet, personat, dukuritë e ndryshme shoqёrore, marrёdhёniet klasore,jeta e pёrditshme, veset e njё individi, veset shoqёrore etj.  P.sh.: tema e veprёs sё N. Frashёrit “ Bagёti e buqёsi ” ёshtё himnizimi i natyrёs shqiptare dhe i punёve tё blegtorisё e buqёsisё.  Tema e vjershёs sё Migjenit ‘ Poema e mjerimit ” ёshtё mjerimi i shtresave tё varfёra tё qytetit etj . vepra letrare, tema e vepres letrare, tema letrare, temat letrare,teme letrare, veper letrare cila eshte tema e vepres se migjenit, cila eshte tema e bageti dhe bujqesi, cka eshte tema e vepres letrare, cfare eshte tema e vepres letrare, poema e mjerimit, bageti e bujqesi, migjeni,naim frasheri

Poema e Mjerimit - Migjeni

Poema e Mjerimit Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi , kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesëndi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer , gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t&

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more