Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kromi

Çka formon oksidi i kromit (VI) CrO3 kur tretet në ujë (reaksionin) dhe si quhen kripërat e tij?

Çka formon oksidi i kromit (VI) CrO3 kur tretet në ujë (reaksionin) dhe si quhen kripërat e tij? Kur tretet në ujë formon acidet kromike (acidin kromik dhe acidin dikromik) CrO3 + H2O --> H2CrO4 2CrO3 + H2O --> H2Cr2O7 Kripërat përkatëse të këtyre acideve quhen kromate përkatësisht dykromate.

Çka është kromimi.ciliat aliazhe quhen ferokrome dhe si fitohen ?

Çka është kromimi.ciliat aliazhe quhen ferokrome dhe si fitohen ? Kromi është i qëndrueshum ndaj korozionit.Si i till përdoret për mveshje të veglave të hekurit , për mbrojtje të tyre nga korozioni. Ky proces quhet kromim dhe është proces elektrolitik.Kromi Me metalet e tjera formon aliazhe.Me të rëndësishme  janë aliazhet e kromit me hekurin. Këto aliazhe quhen ferokrome. Dhe perfitohen me kalcinim te kromitit me kokës në furra elektrike : FeO x Cr2O3 +4C ---> (Fe +2Cr) + 4CO

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te kromit ?

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te kromit ? Kromi  është metal me shkëlqim të argjendtë. Ka fortësi të madhe dhe është i thyeshëm.Si i tillë nuk mund të farkohet.Kromi është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe ajrit. Në acid klorhidrik dhe ne acid sulfurik të holluar është i tretshëm.

Si përfitohet kromi dhe shëno reaksionin e përfitimit ?

Si përfitohet kromi dhe shëno reaksionin e përfitimit ? Kromi metalik përfitohet me reduktim të oksidit te kromit. Kromiti shkrihet me karbonat të kaliumit nën rrymën e oksigjenit : 4FeO x Cr2O3 + 8K2CO3 + 7O2 ---> 8K2CrO4 +2Fe2O3 + 8CO2 Nen veprimin e acidit sulfurik kromati shendrrohet ne dikromat i cili pastaj reduktohet me kokës deri ne oksid kromi (III) . Ky oksid reduktohet me metoden e aluminotermis me crast fitohet kromi metalik Cr2O3+2Al-->2Cr +Al2O3

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more