Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Oliver Twist

Oliver Twist - Ese

Nëse hapim sytë sot dhe shikojmë përreth hapsirës sonë shoqërore ju lutem më thoni ju sa Oliverë Tuista do të kemi ? Shumë, pak, apo hiç ? Prishtinë. Tek sa ecim sheshit të Prishtinës, hasim me dhjetra Oliverë nëpër rrugë, duke të zgjatur dorën, e duke të bekuar, që t’u japësh një dhjetë centësh. Ulemi në kafenenë “Down Town”, edhe aty takojmë dhjetra Oliverë, disa si ata tek sheshi, dhe ca të tjerë si cigareshitës. Vazhdojmë rrugën për tek “Pallati i rinisë”, aty është “shkollë” për shumë Oliverë të cilët fillojnë mësimin në shtatë dhe e vazhdojnë deri sa aty të mos shkelë këmbë njeriu. Orar i gjatë vërtet, por mësojnë shumë. Atë që ne se dimë. Oliverë të ndryshëm sheh kudo, vetëm duhet të shikosh. Prishtina, e cila është qendra më e zhvilluar e Kosovës, ka qindra Oliverë, më thoni ju lutem sa ka Kosova? Shumë. Këta Oliverë nuk e kanë mundësinë të shkojnë në shkolla që janë falas, e lëre më të na bashkangjiten neve. Këta lypsarë, cigareshitës, vjedhës të

Oliver Tuist - Çarls Dikens (Analiza)

Oliver Tuist është personazhi kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër. Oliver Tuisti njihet të jetë personazhi apo protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Ndërsa vepra “Oliver Tuist” është vepra e parë e cila ka si personazh apo protagonist të ngjarjeve një fëmijë. Kjo vepër është vepra e dytë e shkrimtarit Çarls Dikensit vepër e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social apo shoqëror që synon të paraqes jetën e mjerë të mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi në këtë vepër tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur fuqishëm tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymzua për këtë vëpër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmën jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj koh

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more