Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Inhibitoret e pompes proteinike

Cilat janë inhibitorët e pompës proteinike ?

Inhibitorët e pompës proteinike Inhibitorët e pompës proteinike janë barna që në varësi nga doza mund ta ndalin prodhimin e acidit gastrik në tërësi.  H 2   bllokatorët mund të shfrytëzohen vetëm pas diagnostikimit defintiv të ulçerës peptike. Nga ky grup në shfrytëzim janë : omeprazoli, esomeprazoli, pantoprazoli, lansoprazoli , etj. Omeprazoli është bari që lidhet për sistemin e enzimeve të H + / K + / ATP – azës ( që njihet si pompa proteinike ) në murin parietal të lukthit . Me këtë veprim suprimohet sekretimi i joneve të H + në lumenin gastrik.  Suprimimi i prodhimit të acidit gastrik ësthë shumë më efektiv, se sa me H 2 bllokatorë .  Shfrytëzohet në reflux ezofagitis , dhe në ulçerën aktive peptike, - sidomos në rastet kur dështojnë H 2 bllokatorët. Jepet së bashku me antimikrobikët për eradikimin e H. pylori . cilat jane barnat qe e ndalin prodhimin e acidit gastrik,barnat kunder ulqeres gastrike

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more