Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjergj Fishta

Analiza e veprës ''Lahuta e Malcisë'' nga Gjergj Fishta

Lahuta e Malcisë Gjergj Fishta (Analiza) Lahuta e Malcis nuk është vepër historike, edhe pse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona të vërtetë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje . Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta. Lahuta e Malcis është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta, ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike . Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve më të vegjël në Ballkan: i shqiptarëve me malaziasit. Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mali të Zi, dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës, për të zgjedhur këtë konfli

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta Porsi kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli fllad i erës, qi lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjáma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; á' e ambël fjala e saj, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhe ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubimit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'ameshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona shi prej djepit na kanë thánun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhánun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Sh

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more