Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Daut Demaku

Në qetësi - Daut Demaku

Në qetësi koha ndalon. Kur rri me atë që e do - ora ndalon. Në qetësi ora e jetës nuk ecën. Pleqëria ndalet. Në qetësi nuk ka dhembje. Në qetësi dëgjohet muzika e shpirtit Në qetësi është kënga hyjnore Në qetësi përjetohet puthja e butë e freskut pranveror. Në qetësi përjetohet shija e jetës. Por QETËSI e vetëdijshme e jo qetësi varri. Me dashuri, Daut Demaku

FAIK KONICA ( si i thonin: enciklopedia që ecën), ka thënë:

FAIK KONICA ( si i thonin: enciklopedia që ecën), ka thënë: "Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm..." Për ju, me dashuri, Daut Demaku

Afirmimet pozitive është mirë të përdorën për EMRA TË FËMIJËVE

Afirmimet pozitive është mirë të përdorën për EMRA TË FËMIJËVE. Në postimin e mëparshëm kam thënë se duhet të përsëritet fjalia e thjeshtë hipnotike JAM MIRË. Madje kam thënë se kjo fjali duhet të përsëritet të paktën tri herë në ditë, para pasqyrës, sepse nuk ka negacion dhe “flenë” shumë mirë në nënvetdije duke e ndërtuar shëndetin e mirë. Emri më i bukur për vajza është - MIRËJAM! Sa herë ta thërrasin këtë vajzë: ku je MIRËJAM, ose: eja këtu MIRËJAM e të tjera…gjithnjë do ta thërrasin SHËNDETIN E MIRË. Mos harroni se: përdorimi i AFIRMIMEVE POZITIVE, në Amerikën e sotme, vlerësohet si baza më e sigurtë për ndërtimin e jetës cilësore. Për Ju, me shumë dashuri, Daut Demaku

Afirmimet pozitive janë fjali shumë të fuqishme

Afirmimet pozitive janë fjali shumë të fuqishme. Duhet të përdorën vetëm fjali të shkurtëra, fjali të thjeshta – pa negacion! P. Sh. JAM MIRË! Ose: JAM E/I SUKSESSHËM! Këto afirmime pozitive duhet të thuhen para pasqyrës, me një buzëqeshje të lehtë, natyrshëm. Me shumë dashuri, Daut Demaku

PËR TY

PËR TY Përcaktohu…sepse ti je i papërsëritshëm Rrugën të cilën e ke përpara Ti nuk e njeh Askush nuk ka kaluar nëpër të Si do të kalosh ti. Kjo është rruga jote, E pandryshueshme Ti mund të marrësh këshillen, Por vendimi të takon TY. Merre vetveten Të jesh ai i cili je, ajo e cila je Atëherë fillon të BËHESH Çfarë ti dëshiron të jesh. Kuptoje dobësinë tënde. Atëherë mund të punosh më ndryshimin Dhe a di sa shumë mund të ndryshosh Të kesh kujdes ndaj pasigurive tua, Ato t’i mbyllin rrugët tua… Vetëm nëse ti je TI Jep kontributin tënd të rëndësishëm Beso Do të krijohet një zbraztësirë Nëse ti tërhiqesh… Ç’ke përjetuar ti Dhe ç’do të përjetosh Ato të përcaktojnë ty Të formësojnë pamjen tënde të vërtetë Punën tënde në botë nuk mund ta kryejmë Se askush nuk e sheh botën sikur ti Askush nuk

... fundja, nëse të pyet kush çka është Zoti?

... fundja, nëse të pyet kush çka është Zoti? Përgjigju me vendosmëri e guxim dhe thuaj: ZOTI ËSHTË DRITË DHE DASHURI! Nëse të pyet kush – çka është shpirti i njeriut? Përgjigju thjesht e shkurt, e thuaj: SHPIRTI ËSHTË DRITË DHE DASHURI! Po të pyeti kush e të tha: për çka duhet të jetosh? Thuaj: PËR DRITË DHE DASHURI! E po të tha kush: për çka duhet të vdesësh? Lirisht thuaj: PËR DRITË DHE DASHURI! ...drita dhe dashuria janë THELLËSIA dhe LARTËSIA e jetës shpirtërore! (Pjesë e shkëputur nga libri im, më i ri, “LUMTURIA”, që del nga shtypi - po besoj - në fund të javës së ardhshme) Për ju, me dashuri, Daut Demaku

Mendimin Pozitiv mos e ndalni vetëm për vete.

Mendimin Pozitiv mos e ndalni vetëm për vete. Asnjë krua nuk e pi ujët e vet, Asnjë pemë nuk i hanë frytet e veta. Asnjë artist nuk i ndalë vetëm për vete bukuritë që krijon. Veprimi më i bukur në jetë është dhënia: DHURONI QË TË FITONI. Nëse do dashuri – duaj njerëzit. Nëse do respekt – respektojë njerëzi. Nëse do pasuri – ndihmoju të tjerëve të bëjnë pasuri. A KA NJERI QË MUND TË KORRË - PA MBJELLË? Mendimin poziutiv, pra, mos e ndalni vetëm për vete: ndajeni me të tjerët. Me shumë dashuri, Daut Demaku

Ta rilexojmë së bashku këtë nënvizim nga "Sekreti"

Të dashurit e mi, Ta rilexojmë së bashku këtë nënvizim nga "Sekreti": Kur falënderon sikur ta kesh marrë atë që dëshiron, emiton një sinjal të fuqishëm në Univers. Sinjali tregon që ti tashmë e ke atë gjë, ngase po tregohesh mirënjohës. Çdo mëngjes, para se të ngrihesh nga shtrati, bëje zakon të jesh PARAPRAKISHT mirënjohës për ditën fantastike që të pret, sikur ta kishe jetuar tashmë. Për Ju, me shumë dashuri, Daut Demaku

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more