Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjinekologjia

Si përballohet infektimi nga Papiloma virus?

Si përballohet infektimi nga Papiloma virus? Për infeksionin nuk ekziston një kurë e posaçme. Për parandalimin dhe diagnostikimin në mënyrë të menjëhershme ndryshimin e qelizave të qafës së mitrës që mund të jenë të provokuara nga ky virus, kërkohet të kryhet në mënyrë të rregullt Pap-test ( testi i Papanikolaut, për nder të ideatorit). Flitet për një analizë, në gjendje të verifikojë ndryshimin e qelizave në qafën e mitrës. Në këtë mënyrë është e mundur të kuptohet në kohë që po formohen ndryshime të dyshimta në materialet e qafës së mitrës. Është e dukshme pra që vaksina, nuk kuron, por parandalon infeksionin.

Cilat janë shqetësimet që shkakton infektimi nga HPV?

Cilat janë shqetësimet që shkakton infektimi nga HPV? Infektimi nga virusi HPV, nuk paraqet asnjë shqetësim të vecantë. Pjesa më e madhe e infeksioneve shërohet në mënyrë spontane pa pasoja. Vetëm një minorancë e infeksioneve bëhet kronike, dhe është pikerisht në këto situata që virusi, në zhvillim edhe brenda pak viteve, mund të çojë në plagët ose çarjet para – kanceroze. Në fakt nëse këto shenja nuk njihen ( nëpërmjet Pap-testit) dhe nuk kurohen në mënyrën e duhur mund të kthehen në kancer të qafës së mitrës.

Si ndeshet infeksioni me human papilloma virusin?

Si ndeshet infeksioni me human papilloma virusin? Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë infeskion është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Prania e mbartësve të shëndoshë është shumë e përhapur në shoqëri. Në përgjithësi qoftë burri ashtu edhe gruaja nuk paraqesin shënja të dukshme të infeksionit, edhe pse jane në gradë ta trasmetojnë atë. Profilaktikët (prezervativët), duhet të përdoren gjithmonë për parandalimin e sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme, por nuk garantojnë mbrojtje të plotë kundrejt virusit HPV.

Çfarë është Virusi i papilomës njerëzore?

Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, i pari tumor i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion.  Ekzistojnë 1200 lloje të ndryshme nga këndvështrimi gjenetik (gjenotipe) të virusit HPV, i aftë të infektojë njeriun, një e treta është i lidhur me sëmundjet (patologjike) të pjesës anogenitale, qoftë beninjë ashtu edhe malinjë.  Nga këta gjenotipe, tipi 16 është përgjegjës i gati 50% të rasteve të kancerit në qafën e mitrës, tipi 18, përgjegjës i 20 % dhe pjesa mbetëse 30%.  Gjenotipet 6 dhe 11 jane përgjegjës të lythave gjenitale.

Higjiena e periudhës menstruale

Është me rëndësi që vajzat e reja në pubertet të njoftohen me fiziologjinë e ciklit menstrual. Atyre duhet shpjeguar se ky është një proces normal fiziologjik dhe duhet udhëzuar lidhur me sjelljet gjatë menstruacionit. Nëse vajzat nuk ndihen mirë mund edhe të udhëzohen që të pushojnë, mirëpo, pasi që menstruacionet të rregullohen, atëherë ato duhet të sillen si edhe vajzat e pjekura. Nuk duhet të mungojnë nga aktivitetet e përditshme shkollore pasi që kjo shpesh mund të ndikojë në shfaqjen e dismenoresë. Mbajtjes së higjienës personale duhet kushtuar gjithashtu një kujdes i posaçëm. Për shkak të rënies së shtresës funksionale të endometriumit në zgavrën e mitrës krijohet një plagë e përkohshme, e cila kërkon higjienë të përsosur, për shkak se gjatë kësaj periudhe mund të fitohen infeksione të ndryshme. Tamponët higjienik duhet ndërruar të paktën 2 – 3 herë brenda ditës. Nuk preferohet vendosja e tamponëve në vagjinë, sepse shkaktohet grumbullim i gjakut, që ka për pasojë infeksion

Çka është endometrioza?

Endometrioza është një gjendje në të cilën membrana mukoze që e mbështetë sipërfaqen e brendshme të uterusit, mund të gjendet në vende të pazakonshme, ne zgavrën e barkut apo organeve të tjera që nuk i përkasin mitrës. Kjo zakonisht lajmërohet tek gratë, gjatë viteve riprodhuese, në mes të moshës 20 dhe 40 vjet, por mund të jenë hasur edhe te gratë që janë në menopauzë. Besohet se një në pesë gra të moshës nën 40 vjeç, kanë Endometrioza, dhe vetëm 2 deri 4 përqind e grave në menopauzë e kanë këtë çrregullim. Rreziku i Endometriozës është 10 herë më i lartë, nëse historia e familjes është pozitive apo nëse ekziston dëshmi se këtë çrregullim e kishte edhe nëna apo gjyshja. Tani për tani, janë aktuale dy teori që shpjegojnë se pse rreshtimi i mitrës është jashtë trupave të tyre kryesor, dmth. mitrës, por edhe e para edhe e dyta kanë të metat e tyre dhe askush nuk mund të shpjegojnë plotësisht esencën dhe bazën, dhe se cila është arsyeja pse qelizat endometriale gjend

Mukozën e vaginës e karakterizon:

Mukozën e vaginës e karakterizon: a. gjëndrat e bollshme në lamina propria b. shkëputja e qelizave epiteliale gjatë menstruacionit c. epiteli shumështesor i pa keratinizuar i ekspozuar veprimit të estrogjenit dhe progesteronit Vagina, Mukoza, Gjinekologjia, Histologjia,

Shtresa bazale e endometriumit të corpus uteri:

Shtresa bazale e endometriumit të corpus uteri: a. paraqet shtresën më të trashë të mukozës e cila shkëputet gjatë fazës menstruale b. paraqet shtresën më të hollë, më të thellë, gjithëherë të pranishme të endometriumit   c. është shtresa më sipërfaqësore e endometriumit me strukturë kompakte.

Endometriumi është më i trash:

Endometriumi është më i trash: a. gjatë fazës proliferative të ciklit menstrual, nën veprimin e estrogjenit b. gjatë fazës sekretore të ciklit menstrual, nën veprimin e progesteronit c. pas gjakderdhjes mujore.

Çka është infertiliteti idiopatik ?

INFERILITETI IDIOPATIK Në disa raste ( 5-10%) te çiftet bashkëshortore edhe pas hulumtimit sistematik nuk mund të gjendet asnjë shkak i infertilitetit . Diagnostikimi - mund të jetë mjaft subjektiv dhe varet në shumë raste nga testet e bëra dhe nga cilësia e tyre. Trajtimi - fertilizimi in-vitro.

Çka eshte menorragjia ?

Çka eshte menorragjia ? Menorragjia eshte gjakrrjedhja e shtuar (mbi 80 mL) dhe e zgjatur menstruale (mbi 7 ditë). qka eshte menorragjia,cka eshte menorragjia,qfare eshte menorragjia,menorragjia shqip

Çka është placenta ?

Çka është placenta ? Placenta është organ që ndërtohet prej indeve të embrionit dhe trupit të nënës.   Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka,placenta,placente,placentat,placente,placenta shqip,placentat 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more