Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Abasidët

Kush ishin abasidët ?

 Kush ishin abasidët ? Abasidët : (arab.): Dinasti ara­be, trashëgoi Emevitët në su­ndimin e shtetit islam prej (750 - 1258).  Të gjithë anë­ta­r­ët e saj ishin pasardhës të Mu­h­amedit a.s.  Emrin e mori nga xhaxhai i Pejgamberit a.s., Ab­bas ibn Ab­d­ul Muttalib ibnu Hishamit, ni­pi i të cilit, Mu­h­a­m­ed ibnu Ali, ishte i pari që e dha betimin si halif i mysli­m­anëve.  Gjatë su­ndimit të Abas­idëve janë arritur rezultate të mëdha në letërsi, filozofi, shke­n­cë, art, arkitekturë dhe muz­ikë.  Mirëpo, përhapja e drejti­m­eve të ndryshme fetare, nda­rja e disa popujve si dhe fo­rm­i­mi i dinastive të reja e dobë­s­uan fuqinë e vërtetë të halifit, duke ia lënë vetëm rolin e prij­ësit shpirtëror.  Nga viti 940 de­ri më 1258, dinastia abaside po­thuajse nuk kishte kurrfarë roli politik, deri në shkatë­rri­m­in e saj përfundimtar në viti 1258, kur mongolët e pusht­u­an Irak­un dhe e shkatërruan Bagdadin.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more