Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2012

Festa e shkollës vjershë shkruar nga Agim Beqiraj

Festa e shkollës vjershë shkruar nga Agim Beqiraj
E bukur është festa
Që ne sot festojmë,
Dhe në çdo vjetorë
do ta festojmë. Gëzuar shkolla ime
Festën me shumë gëzime
Urime ju mësues
kësaj shkollës sime E gëzofsh këtë ditë
Ti moj shkolla ime,
Të dëshiroj nga zemra
shumë vjet urime.

Nese doni akoma vjersha per shkollen kliko mbi Vjersha për shkollën

Postime të ngjashme:

Shkolla jonë  vjershe Vjersha për pranverën
Vjersha patriotike
Nëse doni akoma Vjersha atëherë klikoni mbi Vjersha
vjersha per shkollen,vjersha shqip per shkolle,vjersha per shkolla,vjersha per mesuesin,vjersha per shkoll,vjershe per shkolle,vjersha per femije,vjershe per femije

Cilat janë shenjat e pikësimit ?

         Cilat janë shenjat e pikësimit ?

Shenjat e pikësimit janë:

pika(.)

Pikëpyetja(?)

Pikëçuditja(!)

Presja(,)

pikëpresja(;)

dy pikat(:)

shumëpikëshi(...)

Thonjëzat(,,”)

kllapat( ) dhe 

viza(-).

shenjat e pikesimit,qka jane shenjat e pikesimit,cilat jane shenjat e pikesimit,shenjat e pikesimit,perdorimi i shenjave te pikesimit

Çka është Pikëçuditja dhe kur përdoret

 Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret

Pikëçuditje është shenjë e pikësimit dhe përdoret në fund të fjalive ose periudhave thirmore, pra përdoret në fund të fjalive që shprehin gëzim,hidhërim, habi, urdhër. 


 Shembuj:

 Rroftë atdheu ynë! 

Gjithnjë të doni gjuhën edhe popullin tonë!

 Rrofshi sa malet! 

Ju lumtë, djemtë exhaxhait! etj.



Çka është Pikëçuditja  dhe kur përdoret,qka quajm pikequdites,shembuj me pikequditese,kur perdoret pikequditsja,kur perdoret pika quditese,qka eshte eshte pika qudites,cfare eshte pika cuditese

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret

Çka është pikëpyetja dhe kur përdoret

Pikëpyetja përdoret ne fund të fjalive pyetëse dhe në fund të periudhave me fjali pyetëse. P.sh Si erdhët?Do të shkojmë apodo të rrimë edhe pak ? Pikëpyetja përdoret rregullisht pas fjalivetë ndërtuara me përemrat pyetës, me ndajfolje pyetëse ose para fjalive të tjera që përdoren si pyetës: Kush? Cili? Me kë? Ku? Kur? Pse? Ashtu? P.sh. Kush erdhi? Ku ishe? Kur do të shkojmë?etj. 


qka eshte pikepyetja,qka eshte pikepyetje,qka quajme pikepyetje,cfare eshte pikepyetja

Çka është presja dhe pse përdoret

       Çka është presja dhe pse përdoret



Presja është shenjë e pikësimit që shënon një pauzë të shkurtër në mes dy fjalëve,dy togfjalëshve edhe dy fjalive.

Presja përdoret për të veçuar gjymtyrët homogjene në fjali.

Presja përdoret për të ndarë fjalitë që përsëriten...


Shembuj me presje:

Kur u kthye në Krujë,Skëndërbeun e pritën të entuziazmuar burra,gra,pleq,djem e vasha.

Bilbili i bukur, i bukur, sa s’bëhet me këndu.

Në vjeshtë bujku mbledh mollët,dardhët,ftonjtë etj.  


qka eshte presja,shenjat e pikesimit,kur perdoret presja,kur perdorim presjen,kur i perdorim shenjat e pikesimit

Pulëbardha -Poezi nga Dritëro Agolli

Pulëbardhën në rërë e lagur e gjetëm,
e kishte thyer këmbën nën gjurin e bishtë,
e kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm
e kishin lënë e askush nuk e priste.
Pulëbardhën në dhomën tonë e shpumë
e u mësua me ne si njeriu i shtëpisë,
veç nga dritarja shikonte detin me shkumë
dhe valën që ngrihej mes shiut e stuhisë.
Jetoi pulëbardha shumë në dhomë,
po humbi papritur një ditë,
një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë,
një ditë kur vinin stuhitë...
Dhe shkum në det ta kërkonim,
kur vala me valën si deshët kokan kishin
përpjekur,
kur era dhe retë rënkonin,
dhe gjetën pulëbardhën të vdekur...
E pamë!
Kish hapur krahët e bardhë në rërën e njomë...
E pamë!
Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...

Dëshirat e plakut

               Dëshirat e plakut


Vëllezër dhe motra!

Eselamu alejkum! Është mirë të mësojmë nga ngjarja e një të moshuari. Ndodhia në fjalë

zgjon interesim, ofron dobi dhe mësime.

Një plak i shtyrë në moshë gjendej i shtrirë në shtratin e vdekjes. Rreth tij ishin tubuar

anëtarët e familjes, të afërmit dhe miqtë. Momentet e fundit të vdekjes... qimet e bardha i

kishin mbuluar kokën, shenjat e pleqërisë vëreheshin dukshëm, por ai ishte i përmbajtur

në fytyrë. Të gjithë rreth tij shikonin me kujdes dhe vëmendje. Mbretëronte qetësia..

Plaku filloi të flasë: -O bijtë e mi! Kur i mbusha të njëzetat, kisha ambicie, aspirata dhe

synime të mëdha. Ato ishin gjithëpërfshirëse, synoja të ndryshoja për së miri tërë dynjanë

(botën), të bëja një përmirësim të shkëlqyer. Këto ishin ëndrrat e mia!

Kaluan vitet, i bëra njëzet e një, njëzet e dy, njëzet e tre... arrita në të tridhjetat. Kështu e

pashë veten se gjatë kësaj periudhe kohore vetëm kisha menduar, por asgjë nuk kisha

ndryshuar.

Synimi për të …

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s

Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me titullin "El-
Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me pozitë të
lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim komplet për shkak të
përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e krijesave për të...
Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën Xhundub,
i cili thotë:
"Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ne
ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:
"Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku (Engjëlli) i
Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi Mele…

Çka janë sinonimet

                 Çka janë sinonimet Sinonimet janë fjalë që kanë të njëjtin kuptim ose kuptim të përafërt. Shembuj sinonimesh:
shoh “më kap syri” (shoh mirë; nuk sheh syri, sheh mendja),
shikoj “hedh sytë në një drejtim” (shiko këtu, shikoj përreth)

vështroj “shikoj me vëmendje” (e vështroj në sy, pa vështro a ka ardhur njeri).

Në disa raste sinonimet kanë kuptim të njëjtë:
fshat
- katund, udhë - rrugë, hap-çel.  Çka janë sinonimet,qka eshte sinonimi,cfare jane sinonimet,kuptimi i sinonimit,qka domethene fjala sinonim,sinonimi shqip,sinonim shqip,shembuj sinonimesh,shembuj sinonim,shembuj me sinonime

Çka janë homonimet

                Çka janë homonimet

Homonimetjanë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por kanë kuptime të ndryshme. Kështu p.sh. bankë quajmë një institucion financiar që merret me administrimin e parasë, po bankë quajmë edhe tryezat e nxënësve në shkollë; po kështu akrep quajmë një kafshë të vogël helmuese, me ngjyrë të zezë me këmbë nyja- nyja, por akrep quajmë edhe secilën nga shigjetëzat që rrotullohen në fushën e sahatit per të treguar orën.

Qka jane homonimet,cfare jane homonimet,shembuj homonime,homonimi, qka eshte homonimi, cfare eshte homonimi,cka eshte homonimi çka eshte homonimi,kuptimi I homonimeve,domethnja e homonimeve,shembuj homonimet,homonimi kuptimi,

Çka janë shenjat

            Çka janë shenjat

Shenjatjanë gjestet, figurat, vizatimet , që përdoren për të na treguar a për të na kujtuar diçka. Kështu për shembull peshorja shërben për të treguar drejtësi. Edhe kuptimi i shenjave vendoset më marrëveshje nga njerëzit. Shenja shembuj: shenjat në matematikë, gradat ushtarake,shenjat në komunikacion etj.

Gjuha është
një sistem shenjash tingullore ose gjuhësore.  shenjat,kuptimi i shenjave,qka jane shenjat,cfare jane shenjat, qka eshte shenja,kuptimi i shenjes, shenja,çfare eshte shenja,shembuj shenjash,shembuj shenja

Çka janë sinjalet

                      Çka janë sinjalet
Sinjalet në dallim nga terguesit janë rezultat i një marrëveshjeje .Ato u drejtohen njerëzve të njohur ose të panjohur dhe përdoren për t’u marrë vesh.
Sinjale janë psh.:dritat e semaforëve, lëvizja e duarve të një polici që drejton trafikun,krisma e një pushke në garë etj.
qka jane sinjalet,qka eshte sinjali,kuptimi i sinjalit,cfare eshte sinjali, çfarë eshte sinjali, qka kuptojme me sinjal, shembuj sinjalesh,sinjali,kuptim rreth sinjali,kuptimi sinjal,cka eshte sinjali

Çka është citati

                        Çka është citati

Citatiështë një pjesë e shkëputur nga një vepër dhe e riprodhuar pa ndryshime, është pra një lloj i ligjeratës së drejtë. Kur citati riprodhohet pranë fjalëve të autorit si ligjeratë e drejtë, shenjat e pikësimit përdoren njësoj si në ligjeratën e drejtë: “Duhet të jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg, - shkruan Faik Konica, - për të kuptuar se ç‘forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka kjo fjalë: Shqipëri!”

Në qoftë se citati del si pjesë e varur, ai vihet vetëm midis thonjëzash:

Faik Konica ka shkruar se “duhet te jesh jashtë Shqipërisë e të jesh larg për të kuptuar se ç’forcë e ç‘bukuri të ëmbël ka kjo fjalë: Shqipëri!”

Kur citati nuk riprodhohet i plotë, në vend të fjalëve të hequra vihen tri pika.
 qka eshte citati, qka domethene citati,kuptimi i citatit,fjala citat, cfare eshte citati,çfarë është citati, cka eshte citati, citati shembull,shembuj citatesh,shembull citat, citate shqip,citati shqip, citat shqip

Çka janë treguesit

               Çka janë treguesit
Treguesit janë dukuri të rastit, që tregojnë diçka, por që nuk i drejtohen askujt.

Të tillë jane: disa gjurmë ne dëborë, një tym diku larg, gjurmë gjaku,gjurmë këmbësh në një korridor të porsalarë; - gjurmë të një frenimi të fortë dhe copëza xhami të shpërndara në rrugë: - nga larg shihet tym.

qka jane treguesit,treguesit,treguesi,qka eshte treguesi, tregues,cfare eshte treguesi shembuj treguesish, shembuj tregues,

Çka është ditari

              Çka është ditari

Kuptimi i parë: Ditari.është  tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.;fl etorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan.Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar.

Kuptimi i dytë: Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla.

Kuptimi i tretë:Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e
nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj. Ditari …

Çka është brenga

          Çka është brenga

Brenga është gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj.; vuajtje e rëndë shpirtërore, hidhërim. Jetë me brenga. Pa halle e pa brenga.

Ka (e mundon) një brengë. Larg brengave e mundimeve. Brenga e shkuar, brenga e harruar.E kam brengë më mundon vazhdimisht përbrenda, e kam gozhdë në zemër. Më mbeti brengë diçka më mbeti merak; më mbeti peng.

qka eshte brenga,kuptimi brenges, terminologji e gjuhes shqipe,terminologjia gjuhe shqipe,gjuhe shqipe terminologji, cfare kuptimi ka brenga,çfare eshte brenga kuptimi i brenges, brengat,qka jane brengat

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale
Dieta përbëhet nga marrja e reduktuar e proteinave, natriumit (nëpërmjet kripës së kuzhinës), kaliumit, fosforit dhe lëngjeve, dhe rritjen e konsumimit të karbohidrateve dhe yndyrërave. Çfarë duhet të kufizohet dhe pse? Proteinat —reduktimi i proteinave në ushqim mund të çojë në uljen e  uresë në gjak e cila është produkt përfundimtar i metabolizmit proteinik në organizëm dhe veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë atë. Këtu marrin pjesë ushqimet si: mishi i pulave, peshku, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Fosfori - veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë dhe prandaj rritet përqëndrimi i tij në gjak. Kjo mund të shkaktojë reabsorbimin e kalciumit nga eshtrat dhe të çojë në osteoporozë. Ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të fosforit janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulet, bizelet dhe dredhëzat. Gjithashtu, gjendet edhe në lëngjet si kakao, kola etj. Natriumi - rritja e natriumit në organizëm mund të çojë në rritje të pr…

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës  

Gjatë sëmundjeve iskemike të zemrës  është e nevojshme që të përdoren rekomandimet e mëposhtme për të ushqyerit e duhur.

Të kufizohet marrja e yndyrave dhe kolesterolit

Hapi i parë në planifikimin e ngrënies së përditshme te këto pacientë është kufizimi i acideve yndyrore të ngopura dhe transacideve nga ushqimi.

Rregullat për përdorimin e ushqimit me proteina

Burimi më i mirë me proteina janë: mishi, pulat dhe peshqit pa lëkurë, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit.

Disa lloje të peshkut si troftë, skumbri, salmon dhe harengë janë të pasura me omega-3 acide-yndyrore të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe përdoren si ushqim i shëndetshëm.

Gjithashtu, omega-3 acidet yndyrore gjenden në disa bimë si arrat, soja.

Bimët bishtajore si bizelet, fasulet dhe thjerrëza janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, pa kolesterol dhe yndyrë dhe janë një zëvendësim i shkëlqyer i proteinave shtazore.

Pemët dhe perimet

Pemët dhe perimet …

Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru (pika në tru)

Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru (pika në tru)

Personat te cilët kanë pësuar sulm cerebral është e nevojshme t’i përmbahen një regjimi të ushqimit, sepse në këtë mënyrë parandalohet shfaqja e ndonjë sulmi tjetër të mundshëm , dhe gjithashtu me anë të ushqimit do të përmirësojë vetë situatën e tanishme. Duhet të përdoren racione të vogla dhe të balancuara me pemë dhe perime. Për të mbrojtur organizmin duhet reduktuar marrjen e kripës së kuzhinës edhe atë në 2.5 gram në ditë, si parandalim nga presioni i lartë i gjakut apo shtypja e lartë e gjakut. Lëngjet janë faktor i rëndësishëm në ushqim dhe është me rëndësi të merren së paku 6-8 gota me ujë në ditë. Nga lëngjet duhet të merren lëngje frutash, ndërsa alkooli, lëngjet e gazuara dhe lëngjet e sheqerosura artificiale janë reptësisht të ndaluara. Rekomandohet aktivitet fizik i përditshëm por i moderuar(mesatar) në varësi të peshës së sëmundjes i cili do të përmirësojë plotësisht gjendjen e përgjithshme të sëmurit.
Pika…

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht




Personat e sëmurë nga gihti duhet të shmangin një lloj të caktuar të ushqimit dhe duhet ta ndalojnë rreptësisht  alkoolin, por duhet të marrin dredhëza dhe qershia, të pijnë më shumë sasi të ujit dhe të mbajnë peshë normale.

Qëllimi i ushqimit dietal te gihti është për të parandaluar dhe minimizuar simptomat në vendosjen e një baze solide në mënyrën e të ushqyerit.

Dieta përbëhet nga ushqime me koncentrime të ulëta të purinës. Në ushqim rekomandohet përdorimi i prodhimeve të qumështit, proteina bimore, rritjen e sasive të ujit, dhe reduktimin e ushqimeve të pasura me purinë. Gjatë përdorimit të këtij lloji të ushqimit është vërtetuar që ulen simptomat e gihtit dhe gjithashtu parandalohen edhe sulmet e dhimbjeve.


Të sëmuret duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme për menyrën e të ushqyerit:


• duke shmangur ushqime të pasura me purina si bujon, supë me mish, mish i thatë, soset e mishit, organet e kafshëve, skumbri, harengë, sardele, gaforre…

Mendime të mençura nga William Shakespeare

Mendime të mençura nga William Shakespeare

Nëse ndokë e urrejnë shumë njerëz, ai duhet të jetë njeri i mirë.


E dimë ç'jemi, por nuk e dimë se ç'mund të jemi.


Bota është një teatër, ku secili e luan rolin e vet.


Besimi në ngazëllim është njësoj si vetë ngazëllimi.


Mos trego gjithë çfarë ke, as mos kallëzo gjithë çfarë di.


Të gabosh është njerëzore,të falësh - hyjnore, por unë nuk jam zoti


Guxoj të bëj atë çfarë i ka hije njeriut; kush guxon më shumë se kaq,nuk është njeri.


Oratorët nuk janë luftëtarë të mirë.


Shfaqe dhimbjen tënde me fjalë! Dhimbja që nuk flet shtrëngon zemrën deri sa të mos pëlcasë.


Më të sinqertët janë lotët që derdhim për veten tonë.


Dhe djalli mund të citojë biblën kur ia ndjen nevojën.


Kur i ke të gjitha, nuk sheh asgjë; të hapen sytë vetëm kur nuk ke gjë.


Miku i vërtetë duhet t'i durojë huçet e mikut.


Ku mbjell dashu ri, rritet hareja.


Hapi sytë mirë sa të martohesh, më pas mbylli fare.


Dashuria lindet, jeton dhe vdes ke sytë.


Dashuria nuk sheh me sy po me zemër;prand…

Vepra e Bodlerit-analizë letrare apo kritike letrare

VEPRA E BODLERIT Jeta dhe vepra e Bodlerit të bëjnë të kuptosh se ai në të vërtetë jetonte me artin dhe per artin.  Përveç poezive ai shkruante dhe botonte edhe proza poetike, tregime, ese e kritika për veprat letrare, por edhe për ekspozita të artit figurativ dhe për opera. Pra, ai e donte artin në përgjithësi. Mbase fati i ngjashëm bën që ai ta dojë në mënyrë të veçantë dhe ta përkthejë me dashuri në gjuhën frenge shkrimtarin e njohur Edgar Alan Po. Përveç tij, Bodleri çmonte shumë edhe shkrimtarë të tjerë të kohës, të letërsisë së cilës i përkiste edhe vetë, si Viktor Hygoin, Teofil Gotjenë, Fransua Vijonin e të tjerë. Sado që thuhet se Bodleri është i ndikuar nga E. A. Po, ai është individualitet poetik plotësisht i ri dhe plotësisht burimor sa i përket zgjedhjes së motiveve, shprehjes, gjuhës dhe atmosferës poetike. Është i pari nga poetët modernë, i cili diti në mënyrë aq rrëqethëse ta paraqesë realitetin e kohës, gjendjen e mjegullimtë të jetës urbane, motivet shokante deri atëh…

Poema ''Çajld Haroldi'' nga ''Xhorxh Gordon Bajron'' - analizë apo referat

Poema ''Çajld Haroldi'' nga Xhorxh Gordon Bajron analizëapo referat



Bajroni u bë i njohur dhe i dashur te shqiptarët më së tepërmi për shkak se në udhëtimin e tij vizitoi edhe Shqipërine dhe se në poemen e tijë “Çajld Haroldistrofa të tëra ia kushtoi asaj: natyrës, jetës, historisë dhe zakoneve të shqiptarëve.


Që në strofën e parë të pjesës nga Kënga e dytë, të cilën ia kushton Shqipërisë, ai jep një pasqyrë të historisë dhe të gjendjes në këtë vend.


Shqipërinë e sheh si vend ku ka lindur ''Aleksandri i Madh'', por edhe ''Skënderbeu'', i cili me shpatën e tij kreshnike dërrmonte armiqtë.


Pas këtyre të dhenave historike, ai atë e përshkruan si vend - nënë të burrave të egër, i cili po ballafaqohej me një realitet tjetër nën pushtimin otoman, ku në vend të kryqave po ngriteshin minaretë.  Ne letrën që ia dërgon s’ëmës, Bajroni shkruan: “Arnautët ose albanezët më bënë shumë përshtypje ngaqë kanë ngjashmëri me malësorët e Skocisë në ve…

Çka është Epiteti

                 Çka është Epiteti
Epiteti është fjalë që vë në dukje, sqaron, karakterizon ndonjë veçori ose cilësi të një ideje, të një fenomeni ose sendi.



Epiteti i zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut:

                        Ishte Uran-bukuroshi
                                    dhe Tanushi kordhë-larë
                                    Hamzaj, Muzakë-djaloshi
                                    ———————————————
                                    Maneshi, shpatulla-gjërë,
                                    Golemi mjekërë-ziu,

                                                            N. Frashëri: Histori e Skënderbeut

          Këto i njohim si epitetet tradicionake.
          Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakons…

Çka është Alegoria

                Çka është Alegoria
Alegori(flas, them, pra të folur i tërthortë) Kur paraqesim ose shtjellojmë diçka dhe nënkuptojmë gjithë kohën një gjë tjetër, përfitojmë figurën që quhet alegori.
Çka është Alegoria,qka eshte alegori,cfare eshte alegoria,cfare eshte alegori,çfare eshte alegori,kuptimi i alegorise,alegoria dhe kuptimi,figurat letrare,figura letrare,figure letrare

Çka është inversioni

Çka është inversioni
Inversioniështë  ndërrimi i vendeve të zakonshme të gjymtyrëve në fjali ose Anasjellë.
një thëllëzë e bukur mbyllur në kafaz, mbyllur në kafaz një thëllëzë e bukur




Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje) shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor, ndërtimi sintaksor del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të intonacionit të veprës poetike.


I dha erë trëndafilit,
                        i dha dritë bukurisë,
                        i dha këngët bilbilit,
                        i dha shije gjithësisë.

                                                N. Frashëri, Fyelli



figurat letrare,figura letrare,inverzioni ne letersi,inverzion,inverzioni,qka eshte inversioni cfare eshte inverzioni, çfare eshte inverzioni

Çka është sinektoda

Sinektoda është një figurë në të cilën zëvendësimi bëhet mbi bazën e afërsisë që kanë shfaqjet sasiore të një dukurie, pra pjesa në vend të së tërës dhe anasjelltas, ose njëjësi në vend të shumësit. P.sh.
Shqipërinë e mori turku i vu zjarr shqipëtar,mos rri po duku, shqipëtar
qka eshte sinektoda, qfare eshte sinektoda,sinektoda,cfare eshte sinektoda,sinektode,kur perdoret sinektoda,perdorimi i sinektodes,figurat letrare,figure letrare,figura

Çka është shkallëzimi

 Çka është shkallëzimi

Shkallëzimiështë renditja e gjymtyrëve kur shkon duke u rritur ose duke zbritur forca e sinonimeve dhe e nocioneve që shënohen, quhet shkallëzim. Prandaj shkallëzimi është ose ngjitës ose zbritës. P.sh.
1)Shkalëzim ngjitës: Thuaja kangës, rini, pash syt’e tu! Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu!
2)Shkallëzim zbritës: Valimi i anijes së lehtë Qetohet, ndalohet, mbaron
qka eshte shkallezimi,qka eshte figura e shkallezimit, cfare eshte shkallezimi, çfare eshte shkallezimi , shkallezimet, figura letrare, ceshte shkallezimi,qka eshte figura letrare

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more