Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Fagocitoza. Show all posts
Showing posts with label Fagocitoza. Show all posts

Çka është komplementi dhe cili është roli i tij?

Çka është komplementi dhe cili është roli i tij?

Komplementi paraqet sistemin ekzekutiv kryesor të imunitetit humoral. 

Provokon inflamacionin, shpejton fagocitozën dhe shkakton citolizën. 

Përbëhet prej së paku 15 proteinave të cilat në plazmë dhe në lëngjet tjera trupore normalisht ndodhen në gjendje joaktive.
 
Aktivizohen sipas një rendi të caktuar, me rrugë klasike dhe alternative.

cka eshte komplementi, qka osht komplementi, ceshte komplementi, c'eshte komplementi, cka osht komplementi, roli i komplementit, rendesia e komplementi, si aktivizohet komplementi, cili eshte roli i komplementi, imuniteti humoral, inflamacioni,fagocitoza,citoliza
loading...

Vitamina C ose acidi askorbik

Vitamina C ose acidi askorbik
Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbajtjen e proceseve vitale në organizëm. 

Koncentrimet më të mëdha të kësaj vitamine ndodhen në organet ku prodhohen hormonet steroide (ka rolin e sintezës). 

Është i domosdoshëm për funksionimin normal të hijaluronidazës gjatë krijimit të kolagjenit si dhe metabolizmin e acidit folik, kobaltit, dhe hekurit; procesin e fagocitozës që rrit imunitetin kundër infeksioneve të ndryshme, shpejton eliminimin e kolesterolit nga mëlçia duke marrë pjesë në sintezën e acideve të idhzës dhe kolesterolit ku parandalon proceset e ateromatozës dhe ndryshimeve degjenerative të sistemit kardiovaskular. 

Burim kryesor për vitaminën C janë prodhimet nga origjina bimore (krijohet gjatë procesit të fotosintezës). Si psh. te specat gjendet rreth 135-185 mg/100 g; në domate 10-60 mg/100 g; patate të reja (qershor-korrik) 20.8 mg %, në tetor-dhjetor 15.0mg % ndërsa janar-mars 9.3 mg %. Te pemët: më të pasura jane frutat jugore (45-50 mg) dhe veçanërisht frutat e kaçës 1000-1500 mg
Pjesëmarrja e kësaj vitamine në produkete ushqimore varet nga koha e ruajtjes dhe freskia e ushqimit, prandaj për shkak të jostabilitetit, shumë faktorë mund të shkaktojnë shpërbërjen e kësaj vitamine (oksidaza, temperaturat e larta, prezenca e mjeteve alkale, prishja mekanike, shtypja, prerja, me anë të aktivizimit të oksidazës dhe në kontakt me oksigjenin e shpërbën viatminën C.
Nga përpunimi termik gjithashtu shkatërrohet vitamina C (përpunimi termik i zgjatur i ushqimeve). Ku mund të humben  30 deri 50% të vitaminës. Është e qartë që këto fakte e imponojnë dhe parandalimin specifik që qëndron në konsumimin e produkteve sa më të freskëta ushqimore, ruajtja e tyre në vend të thata dhe të errëta, pa përpunim mekanik paraprak (në sallata ose gjellë). Gatuarja e ushqimit në sasi më të vogla ku uji që lëshojnë ato gjatë përgatitjes nuk duhet hedhur dhe ushqimi mos të ngrohet disa herë.

Vitamina c, vitaminat c, vitamine c, roli I vitamines c, roli I acidit askorbik,vitaminat,

loading...