Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Din Mehmeti. Show all posts

Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë letrare

Din Mehmeti

Analiza letrare e poezisë së Din Mehmetit

Ndër temat më të shpeshta në poezinë e Din Mehmetit është tema sociale dhe morale. Ashtu si edhe në poezinë e Azem Shkrelit, edhe te ky poet hetojmë prirjen për të skalitur portrete psikologjiko-sociale të njeriut tonë. Edhe kujtimi fëmijëror, ashtu si te poeti Rrahman Dedaj, është po ashtu prezent në poezinë e Dinit. Dhe jo njëherë, përmes intonimesh pak nostalgjike, poeti ndjen dhembje dhe do të vuajë që eshtë ,,ndarë”, që është ,,shkëputur”, nga gjiri i natyrës dhe botës së vendlindjes. Do të vuajë për shkak se e ndjen procesin e tjetërsimit në vete. Kurse ata, bashkëfshatarët dhe malësorët e tij krenarë, mbeten përherë të pastër, të paprekur në vizionin poetik të Din Mehmetit.

Poezia ,Sytë që shkrepin dashni” është një monolog i nënës përmes të cilit ajo shpreh, me forcë të theksuar emocionale, dashurinë ndaj birit. Por monologu i saj i fuqishëm, i shqetësuar dhe i trazuar si deti, njëkohësisht flet edhe për të kaluarën e saj dhe të familjes së vet të mjeruar, plot vuajtje sociale dhe shpirtërore. Kështu, përmes vijash të qëlluara, të gjalla dhe të thjeshta, jepet portreti social dhe psikologjik i nënës malësore, e cila, edhe pse përballë mjerimit dhe stuhive, ajo qëndroi, i rriti dhe i nxori në jetë fëmijët e vet.

Poezia tjetër, ,,Letër s’kam për ty”, është njëra ndër më të bukurat që në poezinë tonë kanë trajtuar temën e mërgimit, të shpërnguljes nga vendlindja.

Me që gjatë viteve pesëdhjetë atëherë kur është shkruar kjo poezi, shumë familje nga Jugosllavia,  nën peshën e mashtrimit, por edhe të dhunës, e lëshuan vatrën e vet dhe mërguan në shkretirat e Anadollit të Azisë, poeti e ndjeu këtë çrrënjosje me tërë peshën e dramës dhe tragjikës së  vet. Poeti, ndër të tjera, jo vetëm që nuk pranon këtë akt, por ai e akuzon dhe hedh anatemën ndaj atyre që, duke mos pasur forcë per të qëndruar, braktisin vendlindjen. Për të tillët, poeti ynë, nuk ka as përgjigje në letrat e dërguara nga mërgimi.Por dënimi më i rreptë që poeti u shqipton atyre, që e braktisin vendin e vet, është: për ta, thotë poeti, as të vdekur nuk ka vend pranë varreve të të parëve tanë! Sipas poetit, ata janë të mallkuar që edhe pas vdekjes të mbesin të arratisur

Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare
poezia e din mehmetit analize, analize letrare per poezine e din mehmetit, Din Mehmeti, kritike letrare per poezite e Din Mehmetit, analiza letrare per vepra letrare, analiza per vepra letrare, din mehmeti poezi

Namazi

Syzat