Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Dallendyshet. Show all posts
Showing posts with label Dallendyshet. Show all posts

Ese : U kthyen dallëndyshet

ese dhe hartime per pranveren,ese pranvera,hartim pranvera,ese per dallendyshet,hartim per dallendyshet,erdhen dallendyshet ese shqip,ese te ndryshme shqip per dallendyshet



 Ese : U kthyen dallëndyshet

Kur të ftohtit u largua, pranvera menjëherë qiti kokë.

Era e lehtë i ngacmoi gjethet e pemëve.

Edhe lulet nisën të kundërmojnë.

Mbi kodra e bregore tash blerimi ka vërshuar.

Edhe fushat e kopshtijet janë mbushur përplot barë e gjelbërim.

Dallëndyshet që kishin shkuar në fund të shtatorit në jugun e ngrohtë,tash veç janë kthyer.Nuk i ka lodhur as rruga e gjatë.Ato po kujdesen për çerdhet e veta.

Pranvera ka marrë krejt tjetër pamje.

Është stina e parë e vitit.

Cicërima dhe kënga e dallëndysheve nis një jetë të re këtë stinë.

Shkruar nga: Albina Miftari - Prishtinë

ese dhe hartime per pranveren,ese pranvera,hartim pranvera,ese per dallendyshet,hartim per dallendyshet,erdhen dallendyshet ese shqip,ese te ndryshme shqip per dallendyshet
loading...

Dallëndyshe eja - Filip Shiroka

Dallëndyshe eja -  Filip Shiroka

Mirë se vjen, me krahë te letë,
Dallndryshë, tui fluturue!
Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë
T’dheut t’Misirit me dimnue:
Eja, prá, ktu fluturim,
M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim! 
Kur jé nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija;
M’difto pra, kur ké shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Shkoder fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!…
Atje malet n’i paç pá,
Jânë prej boret nalt zbardhue:
 N’ato fushat ne paç rá,
Janë me lule lulëzue
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty âsht gjyteti i im!
Barit t’njomë gjith atje veshen
Cuka e kodra, e atje ndinë
Tue këndue blegtoreshe
Qi kullotë rreth bagtinë;
Atje n’paç vojt fluturim,
Aty âsht gjyteti i im!
N’ Shkodren t’ ime te Shqypnisë
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’ âaht friga,
Çupat e bukra t’urtisë
Atje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga;
Atje n’pàç vojt fluturim
Aty âsht gjyteti i im!
Dishroj shum, por…nuk po dij
A kam pràp fàt t’mirë me shkue
Nji herë tjetër ne Shqypni,
N’Shkodren t’ime me kalue…
Atje dù t’shkoj fluturim,
T’vdes aty n’gjytetin t’im!…
T’ kam pas thânë… se n’Fushë t’Rmajit
Kam dy vorre t’dashtunisë,
Nânë e babë kàm n’at vênd vajit,
Qi m’kanë lânun t’vorfenisë;
Me zânë t’ând t’përmâllshëm shqim,
A m’ke bâ mbi’ tà vajtim?!…
A u kè thânë se un t’kam çue
Prindët e dashtun me m’i qà?!…
A u kè thânë sà kam lotue
Kur t’kam nisë vorrin m’e pâ?!…
A e kè thânë, t’përmallshme shqim,
Kângen t’ânde gjithë vajtim?!…
A u kè thânë se zêmra e ime
N’ dhenë t’hueja keq u shkri,
Se s’ka gzim, as s’ka ngushllime
Se po digjet për Shqypni?!…
Me zânë t’ând t’përvajshëm shqim,
A e kè qamun fatin t’im?!…
Prà dallndryshë, kah kè shetitun
Gjytetin t’im a e kè pà?!…
N’ato vênde kû kè rritun,
N’mênd për mue a te kà rà,
Me m’shkue n’Shkodër fluturim,
Me m’j’u falë gjytetit t’im?!…
loading...