Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shpirti

Ku na shkon shpirti kur ne vdesim

  Dr. Michael Newton është psikolog, i cili ka specializuar hipnoterapinë. Ai shumë shpejt ka zbuluar që mund t’i kthejë njerëzit aq prapa sa që atyre t’u kujtohen gjërat të cilat nuk u kanë ndodhur në këtë jetë, por midis jetës Ai rastet e veta i ka shkruar në librin “Udhëtimi dhe fati i shpirtit”, transmeton Telegrafi. Po ju paraqesim shtatë gjëra të cilat na presin pas vdekjes: Jeta kalon para syve – Është fenomen shumë i shpeshtë te njerëzit të cilët vdesin që të shohin se si e tërë jeta u kalon para syve. Truri shpejt shfleton të gjitha kujtimet para se shpirti të ndahet nga trupi. Mund të shohin trupin tonë – Shumica e njerëzve shohin trupin fizik në momentin kur shpirti ndahet nga fizikja. Drita – Drita shfaqet në largësi dhe ngadalë i tërheq nga vetja si me magnet. Drita me vete gjithmonë bart ndjenjën e dashurisë dhe paqes. Shohim kushërinjtë e vdekur – Sapo të hyjmë në botën spirituale nëpërmjet dritës do të na përshëndesin të dashurit tanë. Kjo nuk është

Ku shkon shpirti kur shohim ëndrra?

Ëndërrimi ishte një pjesë tepër e rëndësishme e kulturës vendase amerikane, pasi bazohej në praktikat e tyre spirituale. Fëmijët edukoheshin që t’i kujtonin ëndrrat, të cilat mund t’i çkodonin më vonë, me qëllim që të udhëhiqeshin prej tyre, ose t'i përdornin si udhërrëfyes. Por, ku shkon shpirti kur ne ëndërrojmë? A mbetet ai në trupin tonë, teksa mendjet tona eksplorojnë botën e ëndrrave? Apo bëhet ai pjesë e ëndrrës dhe eksploron mendjen? Amerikanët vendas mendonin se ne kemi tre shpirtra: shpirti-ego, që trupëzohet në frymë; trupi-shpirt, që i jep trupit energji dhe forcë jetësore gjatë gjendjes së zgjimit dhe shpirti i lirë, i cili largohet nga trupi gjatë gjendjes së gjumit dhe transit. Sipas besimit të tyre, një pjesë e shpirtit shkon dhe eksploron dimensione të tjera. Ai vepron kur trupi fizik fle. Dy aspektet e tjera të shpirtit mbeten të lidhur me trupin, ndërsa është shpirti i lirë ai që udhëton në botën e ëndrrave.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more