Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Ballkani. Show all posts
Showing posts with label Ballkani. Show all posts

Ardhja e sllavëve në Ballkan

            Ardhja e sllavëve në Ballkan
Si ndaheshin sllavët

Sllavët shtriheshin ndërmjet Dnjeprit(lumë në Rusi) e Karpateve(male që ndajnë Evropën dhe Azinë) prej nga edhe erdhën në Ballkan.

Sllavët ndaheshin në tri grupe të mëdha: në sllavët e Lindjes, sllavët e Perëndimit dhe sllavët e Jugut.
Sllavët e Lindjes janë: rusët, bellorusët dhe ukrainasit.

Sllavët e Perendimit janë: polakët, çekët, moravët dhe sllovakët
Sllavët e Jugut janë: sllovenët, kroatët, serbët, malazeztë, maqedonasit, bullgarët etj.

Sllavët e Jugut

Fiset sllave të Jugut në fillim u vendosën në veri të Danubit të ulët. Ata vazhdimisht kalonin Danubin(lumë që buron në Gjermani dhe derdhet në Detin e Zi) dhe plaçkitnin popujt e Ballkanit.

Sllavët e Jugut në mes të shekullit VI filluan të depërtojnë në tokat e Perandorisë Bizantine. Ata erdhën gradualisht nga veriu në jug dhe zunë vend në tokat ndërmjet Danubit dhe Detit Egje.
Të gjitha vendet i pushtuan me forcë.

Nga fundi i shekullit VII në pjesën e poshtrne të Danubit u formua shteti i fuqishëm bullgar, kurse pjesa veriperëndimore e Ballkanit u pushtua nga fiset sllave të serbëve dhe të kroatëve.

Depertirni i sllavëve në tokat shqiptare

Sllavët e Jugut arritën në Gadishullin Ilirik (tokat shqiptare), duke ndjekur rrjedhat e lumenjve dhe rrugët e vjetra tregtare të romakëve, deri në  Kosovë. Duke vazhduar më tej ata dolën në Mal të Zi, të sotëm, dhe në fushat pjellore perreth Liqenit të Shkodrës, e deri në Detin Adriatik. Sllavët e Jugut ndoqën edhe rrjedhën e Drinit, duke zënë viset pjellore të territoreve në Maqedoninë e sotme. Ata ende jetonin si në kohën e bashkësisë primitive. Pothuajse të gjithë sllavët e Jugut u vendosën në viset e Ilirisë. Ata në historinë e popujve ballkanikë njihen si ardhacakë. Ata kudo që shkuan ua ndërruan emrat vendbanimeve ilire, por edhe emërtuan shumë vende me emra të tyre si p.sh. Zadrime (Anadrini), Dibër ( Greminë, Grykë), Çorovodë (uji i zi) etj.

Pasojat e ardhjes së sllavëve në Ballkan

Ardhja e sllavëve Ballkan pati pasoja të mëdha të cilat u reflektuan te popujt e lashtë ballkanikë. Ata zunë pjesën më të madhe të territorëve ilire, duke djegur, shkatërruar e plaçkitur vendet dhe popullsinë ilire. Shumica e ilirëve u asimiluan nga sllavët. Vetëm në Shqipërinë e sotme, në Kosovë dhe viset e tjera perreth, në Maqedoninë e sotme, në Mal të Zi dhe disa vise të tjera, sllavët nuk arritën të zhdukin popullsinë ilire. Pasojat e ardhjes sllavëve u ndien edhe te populisia trake. Fiset trake u asimiluan dhe u shkatërruan tërësisht,  kurse territoret greke u reduktuan.

origjina e sllaveve, ardhja e sllaveve ne ballkan, pushtimi i sllaveve, sllavet ne ballkan, si ndahet sllavet, karpatet, lumi dnjepri, lumi danub, pushtimi sllav, ardhacaket sllave, fiset primitive sllave, sllavet primitive, 
loading...