Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza e veprave të Sharl Bodlerit

Vepra e Bodlerit-analizë letrare apo kritike letrare

VEPRA E BODLERIT Jeta dhe vepra e Bodlerit të bëjnë të kuptosh se ai në të vërtetë jetonte me artin dhe per artin.  Përveç poezive ai shkruante dhe botonte edhe proza poetike, tregime, ese e kritika për veprat letrare, por edhe për ekspozita të artit figurativ dhe për opera. Pra, ai e donte artin në përgjithësi. Mbase fati i ngjashëm bën që ai ta dojë në mënyrë të veçantë dhe ta përkthejë me dashuri në gjuhën frenge shkrimtarin e njohur Edgar Alan Po. Përveç tij, Bodleri çmonte shumë edhe shkrimtarë të tjerë të kohës, të letërsisë së cilës i përkiste edhe vetë, si Viktor Hygoin , Teofil Gotjenë, Fransua Vijonin e të tjerë. Sado që thuhet se Bodleri është i ndikuar nga E. A. Po, ai është individualitet poetik plotësisht i ri dhe plotësisht burimor sa i përket zgjedhjes së motiveve, shprehjes, gjuhës dhe atmosferës poetike. Është i pari nga poetët modernë, i cili diti në mënyrë aq rrëqethëse ta paraqesë realitetin e kohës, gjendjen e mjegullimtë të jetës urbane, motivet s

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more