Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ben Apolloni

Kultura e Kaçanikut

Ben APOLLONI Kultura e Kaçanikut Kaçaniku dikur, para viteve ’90 ka pasur një kinema, ka pasur një Shtëpi të Kulturës, në të cilën janë shfaqur shfaqje teatrore, filma, koncerte etj. Në objektin e Shtëpisë së Kulturës ka qenë edhe biblioteka e furnizuar relativisht mirë. Në atë kohë publiku i Kaçanikut ka qenë publik shumë i kultivuar, dhe shumë i respektuar. Publiku kaçanikas ka ditur t’i vlerësojë shfaqjet artistike të cilit do zhanër. Publiku kaçanikas i asaj kohe me nostalgji kujtohet nga artistët kosovar, nga ata që kanë pasur rastin të performojnë para tij. Në atë kohë kaçanikasit kanë qenë në hap me zhvillimet kulturore botërore; në kinemanë e qytetit janë shfaqur filmat premiera botërore, në teatër janë dhënë shfaqje nga aktorët e Teatrit Popullor të Kosovës, në bibliotekë kanë ardhur librat e Kamysë, Sartrit, Bulgakovit, Markezit, Sabatos, etj. Kaçanikasit përmenden për shije dhe dije muzikore. Kanë dëgjuar muzikë nga The Beatles, The Rolling Stones, Led Zeppel

Ben Apolloni

Shkrime nga Ben Apolloni Ben Apolloni - biografia Mbreti duhet të flas por gojë nuk ka Gjeniu i palavdishëm The Great Director Vdekja nuk është fundi i rrugës shkrime nga Ben Apolloni,vleresime kritika,biografia,jeta Ben Apolloni

Vdekja nuk është fundi i rrugës

Vdekja nuk është fundi i rrugës Jam lodhur duke luajtur rolin e të keqit, të urryerit - thotë Denis Hopper (1936) derisa interpreton rolin e Vdekjes në filmin “Palermo Shooting” të regjisorit dhe mikut të tij Wim Wenders. Kjo mund të kuptohet edhe si thënie e vetë njeriut Denis Hopper i cili në historinë e kinemtografisë do të mbahet mend për role të njerëzve të egër. Në fakt ai edhe në jetë shpesh ështe treguar i egër, është treguar kokëfortë, autsajder i Hollywoody-t. Por është artist i adhuruar, i respektuar nga audienca e nga artistët e shquar amerikan e evropian. Ai në “Palermo Shooting” luan vdekjen e frikshme por këto fjalë i thotë me një buzëqeshje të trisht në fytyrë. Sikur kërkon të na thotë se ju nuk e keni parë portretin e plotë, nuk e keni njohur Denis Hopperin e plotë. E si të njihet një njeri kompleks si ai vetëm për një jetë? Denis Hopper është artist multitalent. Arti i tij përveç aktrimit është shprehur edhe në regjisurë, në fotografi, pikturë. Ai është një n

The Great Director (Regjisori i madh)

The Great Director (Regjisori i madh) Filmi Diktatori i madh i Charles Chaplin është filmi i tij i parë me zë. Pra, pas një refuzimi të gjatë Chaplini pranon të flas në film. Në ktë film Chaplin-i përveq që ka shkruar skenarin, ka bërë regjinë, luan edhe dy rolet kryesore: atë të berberit çifut dhe të diktatorit të Ptomanias, Adenoid Hynkel ( dhe që nuk është vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për Adolf Hitlerin ). Por edhe pse ky film paraqiste një përvojë të re për Chaplinin, pra edhe duhej të fliste, ai ia del me shumë sukses që ta realizoj edhe një vepër filmike që i bënë nderë krijimtarisë së tij të begatë dhe gjithë historisë së filmit. Diktatori i madh është një parodi për Adolf Hitlerin. Edhe pse ishte viti 1940 kur Hitleri ishte në kulmin e karrierës së tij, Chaplini e tallë atë e bën përrallë. Me gjestet që Chaplini i bën në këtë film shihet qartë se ai ka depërtuar thellë në psikologjinë e diktatorit Hitler dhe të gjithë masës. Ta kujtojmë përshembull fjalimin politik

Mbreti duhet të flas por gojë nuk ka

Ben APOLLONI Filmi “King’s speech” (Fjalimi i mbretit) i regjisorit Tom Hooper bazohet në historinë e vërtetë dhe të jashtëzakonshme të mbretit anglez George VI ( babait të Mbretëresheës Elizabeta II). Në prag të Luftës së dytë Botërore mbreti  i Mbretërisë së bashkuar, George V vdes dhe në vend të tij në fron vjen djali i tij Davidi I njohur si Mbreti Edëard i VIII, por pasi që ai bënte një jetë jo të denjë për një mbret detyrohet që mes kurorës mbetërore dhe kurorës me një grua të divorcuar dy herë të zgjedh njërën. Ai zgedhë kurorëzimin me gruan që dashuron dhe lë kurorën mbretërore. Tani kurora mbretërore i takon djalit të dytë, Princ Albertit, Dukës së York-ut që më vonë do të bëhet mbreti George VI.  Kjo do të ishte një nder per Dukën e Yorkut por problemi është se ai ka një defekt në të folur dhe nuk ka dëshirë të bëhet mbreti qesharak e belban George VI. Por vendi gjendet para fillimit të luftës së Dytë Botërore dhe ka nevoje për një mbret që ta udhëheq, për një mbret

Gjeniu i palavdishëm

Portret Gjeniu i palavdishëm Christof Waltz është aktor i rrallë, i cili vetëm për rolin e tij në filmin “Inglorious Basterds” deri tani i ka fituar 27 çmime, duke filluar nga Grand Prix në Cannes. Ai ishte një aktor i panjohur, i palavdishëm, por tash e tutje do të jetë shkollë për aktorët e rinj e të vjetër Viti i kaluar ishte vit me plot befasi të mira për kinemanë botërore. Viti 2009 do të mbahet mend për premierën e “Avatar”-it, që theu rekordin e shikueshmërisë; do të mbahet mend edhe për filmin “The Hurt Locker”, regjisorja e të cilit film u bë e para femër që merr “Oskar” për regjinë më të mirë. Por, viti 2009 patjetër se do të mbahet mend edhe për shkak të filmit “Inglorious Basterds”, e sidomos për paraqitjen maestrale të Christof Waltz në këtë film. Christof Waltz (1956) një aktor i lindur në Vjenë të Austrisë e i shkolluar në Seminarin Max Reinhard në Vjenë dhe në Institutin për teatër “Lee Strasberg” në New York, deri më tani ishte krejtësisht

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more