Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Letersia

Anton Pashku - Krijimtaria letrare

Anton Pashku konsiderohet themelues i letërsisë moderne shqipe.  Ka shkruar tregime, një roman dhe dy drama.  Temat e tij ngrihen mbi tabanin e letërsisë dhe historisë kombëtare.  Pashku nuk e lufton mitin, por e afirmon dhe krijon mite të reja.  Në tregimet e tij dallohen tre rrathë tematik:   dashuria,  vetmia (ku shprehet dhembja për përmbysjen vlerave morale të njeriut) dhe  dhuna (përshkruhet dhuna e luftës dhe shprehet qëndrimi injorues i autorit ndaj dhunës nëpërmjet ironisë,humorit të zi dhe groteskës).  Postime të ngjashme: Anton Pashku - Biografia Lutjet e mbrëmjes   Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku   Romani- Oh   Cilat janë veprat letrare të Anton Pashkut? Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare  Anton Pashku krijimtaria letrare,Anton Pashku analize,Anton Pashku krijimtaria letrare

Çka janë veprat dramatike ?

Veprat dramatike janë ato krijime në të cilat autori bëhet i padukshëm, ndërsa flasin vetëm personazhet vepruese.  Këto vepra shkruhen që të vihen në skenë dhe të interpretohen nga aktorët.  Këto vepra mund të jenë në vargje: poema dramatike ( tragjedia, komedia; dhe në prozë : drama , tragjedia dhe komedia. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,veprat dramatike,veper dramatike,vepra dramatike

Çka janë veprat lirike ?

Veprat lirike janë ato vepra në të cilat shkrimtari nuk rrëfen ngjarje , por shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij të brendshme.  Krijimet lirike kryesisht janë në vargje: poezitë ( vjershat,poemat e shkurtra që nuk rrëfejnë ngjarje, prozat poetike ku shkrimtari ndjenjat i shpreh nërreshta e jo në vargje. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,veprat lirike,veper lirike,vepra lirike

Çka janë veprat epike ?

Veprat epike janë ato vepra në të cilat shkrimtari e kallëzon, e rrëfen ngjarjen qoftë vetë, ose nëpërmjet personazheve. Këto vepra mund të jenë të shkruara në vargje ( poema,cikle këngësh , epope që mbështeten në ngjarje historike etj.), në rreshta ( romani , novela , tregimi , skica etj.). Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane,veprat epike,vepra epike

Çka është Realizmi socialist ?

Realizmi socialist metodë artistike e letërsisë dhe artit, e cila, pasqyron me vërtetësi e me besnikëri realitetin historik në zhvillimin e tij. realizmi socialist,qka eshte realizmi socialist,realizem socialist shqip

Fragment - Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Në hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë. Gjenerali, prifti dhe tre shqipëtarët u ulën në një tavolinë. Ata biseduan për gjëra të ndryshme dhe të parëndësishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqërore. Gjenerali ishte shumë serioz dhe i sjellshëm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori, megjithëse prifti fliste më pak. Ai foli për traditat e bukura që ka krijuar njerëzimi në lidhje me varrimin e ushtarëve. Përmendi grekët e trojanët, që varrosnin njerëzit me aq madhështi në pushimet midis luftërave. Ai ishte shumë entuziast për misionin e tij. Do ta kryente shumë mirë këtë mision të rëndë dhe të shenjtë. Mijëra nëna prisnin bijtë e tyre. Ato kishin njëzet e ca vjet që prisnin. është e vërtetë se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetër, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin të gjallë bijtë e tyre, por

Fragment - Vdekja më vjen prej syve të tillë - Rexhep Qosja

Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te ndjeshme per se tepermi, qe t'i ndezin aq shpejt ndjenjat dhe imagjinaten. Tashti nuk ndien nevoje as te ulesh prane tryezes qe s't'i ze mire kembet perfundi, qe me lapsat, fletet, fletoret, skedat, ngjiteset, kutite eshprazeta te cigareve, shpuzoret, stilografet, kapeset, te qitura vend e pa vend, dhe me makinen "Erika", te kthyer anash, deshmon se nje shqetesim eshte realizuar ne harmonine e imagjinates duke lene realitetin e saj ne gjen

Letërsia e Bejtexhinjve

Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat. Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt. Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t`u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to. Natyrisht, Krijimtaria poe

XHORXH GORDON BAJRONI - veprat letrare

,,Orët e prehjes‟‟ 1807 , përmbledhja e parë me vjersha , shpreh simpati për lëvizjen demokratike dhe urrejtje kundër aristokracisë. ,,Bardët anglezë dhe redaktorët skocezë‟‟ këtu i kundërpërgjigjet dhe kritikon nivelin e gazetarisë dhe emra të mëdhenj si Valter Skotin. ,,Udhëtimet e Çajld Haroldit‟‟ ,,Pirrati‟‟ ,,Gjauri‟‟ ,,Nusja e Abidos‟‟ ,,Rrethimi i Korintit‟‟ katër të fundit të botuara më 1812-16 ,,Strofa për Augustenë‟‟ ,,Kur u ndamë ne të dy‟‟ ,,Letra Augustës‟‟ ,,Ëndërr‟‟ ,,Errësirë‟‟ ,,Don Zhuani‟‟ kryevepër e papërfunduar.

JOHAN VOLFGANG GËTE- veprat letrare

,,Gici i Berlihingenit‟‟ dramë 1773  ,,Vuajtjet e Verterit‟‟ roman 1774 ,,Prometheu‟‟ ,,Fausti‟‟ , tragjedi ,,Elegji romake‟‟ përmbledhje poezish ,,Egmont‟‟ - dramë ,,Efigjenia në Tauridë‟‟ ,,Hermani e Doroteja‟‟

Klasicizmi në letërsi

Vjen pas humanizmit .Trashëgon kultin e antikitetit,koncepton norma dhe rregulla të reja , veçohet Nikolla Boallo, u paraqit në Francë në shek XVII dhe pastaj u përhap në tërë Europën. Franca e atij shekulli udhëhiqte me tërë Europën,në saje të ndërtimit të monarkisë absolute të Luigjit XVII,mer rolin udhëheqës të qytetërimit europian,Luigji e forcoi pushtetin qendror , veçmas policinë që shtypte kryengritjet fshatare që kërkonin çlirim nga feudalizmi,ai rriti autoritetin e vet , të tjerët e konsideronin si mbreti diell,kurse ai për veten thoshte se shteti jam unë. Luigji XIV mbuloi me përkrahje të madhe stimulative që u dha krijuesve dhe artistëve të njohur të kohës , i mblodhi në oborrin e vet , stimulonte me shpërblime , dekorta,ofiqe,tituj,pensione të majme dhe kështu oborri i tij në Versajë dhe në Sen Zhermen u bë qendra e letërsisë dhe e arteve dhe u quajtën letërsi dhe arte oborrtare. Parimet Nikolla Boallo i paraqiti në veprën Arti poetik,kurse Dekarti në aspektin letra

Humanizmi dhe Renesanca

Humanizmi është lëvizje e gjërë letrare-artistike, shkencore-filozofike e kohës së re që i përmbysi konceptet feudale-kishtare për të ndërtuar një koncept të ri shoqëror-ekonomik,letraro- artistik. U paraqit në shek XIV,zhvillimin më të lartë e arriti në shekXVI. Ndryshimet që ndodhën ishin ekonomia natyrore u shëndrrua në mallore. Zbulimet gjeografike ishin : në fund të shek XV krijohen kushte për zbulime të kontinenteve të reja dhe të rrugëve detare për kontinentet e panjohura , të cila do të sillnin përfitime të mëdha dhe të shpejta , Kolombo zbulon kontinentin e Amerikës , V.De Gama zbulon rrugën detare për në Indi , Magelani bën udhëtimin detar rreth Tokës ,duke dëshmuar praktikisht se Toka është e rrumbullakët. Zbulimet teknike ishin: zbulimi i barutit,busolla etj. Njeriu i mesjetës mendonte dhe vepronte vetëm për të krijuar një kënd sa më të volitshëm për botën e amshuar,u nënshtrohej dogmave fetare , e ndiente veten të pafuqishëm , të pavlefshëm dhe si të

Çajupi - Veprat Letrare

Lexoi shumë klasicistët francezë me çka ndikuan në veprat e tij. Shumica e veprave të tij kanë mbetur dorëshkrim,më vonë ato botohen nga Sofokli Çapi dhe tjera nga Institui Historik i Shqipërisë. 1898- Duke kërkuar një alfabet(artikull). 1902-Baba Tomorri(përmbledhje poetike,Kajro) - bën kthësë në letërsin shqiptare prej romantizmit në realizëm. 1908-Konstitucioni në Turqi(artikull,Kajro). 1914-Klub i Selanikut(artikull-pamflet,Egjipt). 1921-Përalla(përkthim,Helipolis,Egjipt). 1922-Lulet e Hindit(përkthim,Kajro). Vepra të botuara nga tjerët 1937-Pas vdekjes (komedi,Kajro). 1937-Burri dheut(tragjedi,Kajro). 1966- Besa-Besë, Historia e një familjeje dhe Mysafirët e Çajupit.(tregime,frengjisht përkthyer në shqip,Tiranë). 1971- Dhe neve të krishterë jemi - artikull. Dorëshkrime të humbura : Detyra-dramë. Këngë e vame (vjersha për L.II.Bot).  Çajupi-Veprat Letrare,Çajupi krijimtaria letrare,veprat nga Çajupi

Ndre Mjeda-veprat letrare apo krijimtaria letrare

Njihet si poet,studiues i gjuhësisë folklorit,gramatikës,historisë etj. Veprat letrare: 1917-Juvenilia (përmbledhje poetike,Vjenë). 1928 - Lissus (poemë,Shkodër). 1937-Lirija(poemë,Shkodër). 1939-Scodra(poemë,Shkodër). Veprat shkencore 1904-Pallatalet në gjuhën shqipe,Leiden. Këndime për shkollat e para të Shqypnisë. 1932- Poetët e mëdhenj të Italisë. 1934-Shkollë e jetë(antologji,Shkodër). 1936-Dromca toponomastike. 1942-Fjalorth i ri.   Ndre Mjeda-veprat letrare apo krijimtaria letrare,veprat letrare ndre mjeda,Ndre Mjeda krijimtaria letrare,veprat ndre mjeda,Ndre Mjeda veprat letrare

Zef Sqiroi- Veprat letrare

Veprat letrare: 1887- Versi(përmbledhje poetike,italisht). 1891-Mili e Hajdhia(poemë idilike). 1894-Kënkat e luftës(poezi,italisht). 1900-Te dheu i huaj(poemë). Veprat folklorike: 1887-Raspodi arbëreshe 1890-Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili. 1901-Këngë popullore shqiptare. 1923-Këngë të përshpitshme të kolonive arbëreshëve në Sicili. Dorëshkrime: Vistari(poemë historike). Këthimi(poemë). Mino(poemë lirikë).   Zef Sqiroi- Veprat letrare,veper letrare Zef Sqiroi,Zef Sqiroi, Zef Sqiroi krijimtaria letrare

ZEF SEREMBE-veprat letrare

Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian. 1860 - shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se krahason Garibaldin me Skenderbeun , poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit. 1883 - botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në Brazil kish vdekur). Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda padrejtësisë etj. 1893 - botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟. 1894 - i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë. 1897 - botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres . 1898 - botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit. Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe dashurore.  Postime të ngjashme: Zef Serembe -

GAVRIL DARA I RI - Veprat letrare

Krijimtaria a Darës së Ri është në gjuhën italiane.Krijimtaria e tij ndahet në letrare dhe shkencore . 1.Veprat letrare 1.Përmbledhja ,,Disa poezi‟‟ 1847 2.Poema ,,Ana Maria Kominiate‟‟ 1864 3.Poezia e gjatë ,,Të zezat tona‟‟ 1870 4.Poema romantike ,,Kënka e sprasme e Balës‟‟ botuar pjesërisht në revistën Arbëri i ri(Palermo 1887) dhe si libër (1906). 2.Vepra shkencore : 1.Mbi tipografinë e Gjirgjendit (1863) 2.Topografia e Palac Adrianos , botuar në revistën Flamuri i Arbërit (1887)  Gavril Dara i riu veprat letrare,vepra letrare Gavril Dara,Gavril Dara i riu veprat letrare,vepra shqip,gavril Dara i riu vepra letrare, vepra shqip,Gavril Dara krijimtaria letrare

Adem Gajtani - Veprat letrare apo krijimtaria letrare

Adem Gajtani Veprimtaria e tij kap 15 tituj.  Temat e tij sillen rreth dashurisë për jetën, njeriun, këngën, etj.  Në poezinë e  Adem Gajtanit paraqiten imazhe nga qyteti e fashti dhe hapsirat ku jeton e vepron njeriu ynë. Ndërtimi bëhet me nota të reales, të sociales, dhe aty-këtu, me ngjyrime romantike të së kaluarës. Adem Gajtani ka shkruar vetëm një përmbledhje me tregime-"Malbrezet".  Janë 12 tregime të botuara nëpër gazeta e revista gjatë viteve 1959-1963.  Tregimet ndahen sipas një simetrie: 6 të parave u prin mestitulli Malbrezet e qëndresës , kurse 6 të dytave Malbrezet e dashurisë . Në to shtjellohen subjekte nga Lufta e Dytë Botërore, të përshkuara nga një notë intime erotike. Veprat e Adem Gajtanit janë: 1961-"Drita në zemër" 1962-"Dielli i mbramjes,dielli i mëngjezit" 1964-"Dryni i heshtjes" 1966-"Goca e detit" 1968-"Ti këngë,ti zog i largët" 1972-"Lule më lule"

Azem Shkreli-Krijimtari letrare e tij

Ka shkruar poezi, proza, drama, skenarë filmash. 1960-"Bulëzat" 1963-"Engjujt e rrugëve" 1969-"E di një fjalë prej guri" 1977-"Nga bibla e heshtjes" / "Vjersha" 1981-"Pagëzim i fjalës" 1986-"Kënga e hutinit" 1990-"Nata e papagajve" 1961-" Karvani i bardhë" (roman) 1997-"Karvani i bardhë-i riu" (roman) 1965-"Sytë e Evës" (tregime) 1968-"Fosilet" (dramë) 1983-"Varri i qyqes" (dramë) 1993-"Muri përfundi shqipeve" / "Shtatë nga ata" 2001-"Rrënjë të gurta"  Azem Shkreli veprat,Azem Shkreli romanet,Azem Shkreli krijimitari letrare,krijimtari letrare e Azem Shkrelit

Letërsia Romake

Zhvillohet pas gjysmës së dytë të shek. III p.e.r , në kohën kur letërsia klasike greke ishte në përfundim e sipër, konsiderohet si vazhdim i let. greke.  Letërsia romake zhvillohet në rrethana politike e shoqërore njejtë si ajo greke, vetëm se në një periudhë më të vonë kohore.  Shoqëria romake ka kaluar nga ajo fisnore, në atë klasore, në atë skllavopronare, me polisin ku mbizotëronin antagonizmat. Letërsia romake, zhvillohet nëpër disa periudha, e cila ndahet në dy epoka kryesore: në epokën e letërsisë republikane që arrin derin në vitin 30 p.e.r  dhe epokën e letërsisë mbretërore që fillon nga vitet 30 p.e.r vazhdon deri më 476 p.e.r. Secilën epokë e ndajmë në disa periudha.  Epokën e parë e ndajmë në 3 periudha a) Periudha e parë letrare, fillon në mesin e shek. III, në kohën e helenizmit të let. romake, kur polisi shllavopronar e zgjeroi pushtetin në tërë italinë, zhvillohen himnet e kultit, këngët e vajeve, këngët triumfale, fjalët e urta etj. b) Periudha e shekullit të

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more