Skip to main content

Letërsia Romake

Zhvillohet pas gjysmës së dytë të shek. III p.e.r , në kohën kur letërsia klasike greke ishte në përfundim e sipër, konsiderohet si vazhdim i let. greke. 

Letërsia romake zhvillohet në rrethana politike e shoqërore njejtë si ajo greke, vetëm se në një periudhë më të vonë kohore. 

Shoqëria romake ka kaluar nga ajo fisnore, në atë klasore, në atë skllavopronare, me polisin ku mbizotëronin antagonizmat.

Letërsia romake, zhvillohet nëpër disa periudha, e cila ndahet në dy epoka kryesore: në epokën e letërsisë republikane që arrin derin në vitin 30 p.e.r  dhe epokën e letërsisë mbretërore që fillon nga vitet 30 p.e.r vazhdon deri më 476 p.e.r.

Secilën epokë e ndajmë në disa periudha. 


Epokën e parë e ndajmë në 3 periudha

a) Periudha e parë letrare, fillon në mesin e shek. III, në kohën e helenizmit të let. romake, kur polisi shllavopronar e zgjeroi pushtetin në tërë italinë, zhvillohen himnet e kultit, këngët e vajeve, këngët triumfale, fjalët e urta etj.

b) Periudha e shekullit të parë të letërsisë romake, zhvillohet deri në mesin e shek. II, Koha kur formohet polisi antik. Në këtë periudhë krijues e kemi Plautin me 20 komedi, Eniusin nga Kalabria italo-grek, konsiderohet si Homeri romak, i përpunoi tragjeditë dhe komeditë greke: Terenci nga Kartagjena, shkroi 6 komedi dhe Katoni,llogaritet si histogra e orator.

c) Periudha e shek. të fundit të republikës, zhvillohet nga gjysma e dytë e shek. II deri në vitet 30 p.e.r . Në këtë kohë kemi luftra të ashpra sociale, kryengritja e robërve si ajo e Spartakut, këtu kemi edhe diktaturën e Cezarit. Në këtë periudh zhvillohet filozofia dhe
retorika, paraqitet publicistika, këtu dallojmë: Ciceronin me veprat e tij : Mbi oratorinë, Bruti dhe oratorët e lavdishëm, Letra miqve, Atika etj. , Katuli- poet i shquar i epigrameve, elegjive retorike et.

Epokën e dytë e ndajmë në:


a) Periudhën e kalimit nga republika në mbretëri, prej viteve 30 p.e.r deri në vitin 14 e.r, koha kur sundon Augusti, Më të njohur të kësaj periudhe janë: Virgjili, Horaci- satiristi më i madh i kësaj periudhe, Ovidi-poeti elegjiak, Tibuli-poet i dashurisë, Tit Livi orator e moralist.

b) Periudha e letërsisë mbretërore e Romës, zhvillohet nga shek. I deri në shek II, u quajt edhe si periudha e bronztë e let. romake, Më të njohur janë: Petronie-prozator; Fedrie- fabulist, Kuintiliani-retorist, Marciali-me epigramet, Plini i Ri-orator produktiv, Juvenali- satirist, Taciti etnografë dhe teorik i oratorisë.

c) Letërsia e vonë romake, Nga shek. II e deri në shek V, kur shkatërrohet perandoria romake. Krijuesit më të njohur të kësaj periudhe janë: Frontoni, Aula Geli, Apuli etj. G Gjat shek. V let. romake kalon në letërsi romake mesjetare.


Letersia romake,letersia e romes,letersia e vjeter italiane,letersia e vjeter ne itali,letersia romes,letersi romake,letersi e romes
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more