Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kaçaniku

Historia e Kaçanikut

Kaçanikut përfshin pjesën juglindore të Kosovës me sipërfaqe prej 211,13 km², përkatësisht 1,94 % të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës ( 10,887 km² ). Komuna e Kaçanikut përbëhet prej 31 vendbanimeve, 1 me karakter urban dhe 30 rurale, ndërsa kufizohet me komunat e Vitisë, Ferizajt, Shtërpcës dhe në jug me Hani Elezit dhe IRJ të Maqedonisë. Kaçaniku si qendër administrative – qytezë daton që nga fundi i shekullit XVI, i cili deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, në Vilajetin e Kosovës. Themelues i parë i kësaj qyteze është Koxha Sinan Pasha i cili ndërtoi xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike (imaret) , një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj në lumin Lepec. Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, në vitin 1981, Komuna e Kaçanikut kishte 31,072 banorë ( bashkë me Komunën e Hanit Elezit, e cila në vitin 2007, fitoi Statusin e Komunës ), ndërsa sipas regjistrimit të fundit, të vitit 2011, Komu

Bukuritë natyrore të Kaçanikut -shkruar nga Diellëza Zharku

                    Bukuritë natyrore të Kaçanikut Akoma  zvarriten ngjarjet historike, gjersa  dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë  kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo  akoma  rrezaton, i jep gjallërinë  Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.                                                                                               Shkruar nga Diellëza  Zharku -Kaçanik ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukuri

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more