Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Eqrem Çabej

Katër përrallat e Zulullandit - Analiza

Katër përrallat e Zulullandit   Është vepër me temë satirike. Një cikël tregimesh që Eqrem Çabej thotë se është një vepër e papërfunduar. Ngjarja sipas narratorit zhvillohet në një vend të huaj, në Afrikë.  Në këtë vend jeton fisi i Zulluve, një popull i prapambetur pa vetëdije dhe ndërgjegje kombëtare, por që kishte një mentalitet vital andaj kërkonte rrugën e lirisë dhe ishte në kërkim të një prijësi i cili, do t`ia rrëfejë këtë rrugë, do t`ia tregojë rrugën e dritës.  Konica aludon në Shqipërinë e atëhershme, aludon në popullin shqiptar që ishin mbi 90% analfabet me një prapambeturi të paparë, me një shpirt të paemancipuar siç thotë Konica.  Andaj populli Zulu duheshe të përcaktojë për prijësin e vet Denizulla Serpe ose për Pluqet.  Denizulla Serpe është një matropaz i cili ka hyre në vallen politike të perëndimit dhe duhet të punojë ashtu siç i thonë të tjerët. Ai jep premtime pa i kryer ato.  Lavdërohet para popullit se e mban premtimin. Në të vërtetë ai nuk ka aftë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more