Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kukulla të ngrira

Mbi tregimin "KUKULLA TE NGRIRA" të Robert Martikos

Astrit Lulushi

Janë këto Kukulla, megjithëse të ngrira, që nxisin mendimin dhe i japin jetë vështrimit duke e bërë atë sa të thellë edhe të mprehtë. Eshtë fjala për katër kukulla, si katër stinët, secila me bukuri të vecantë. Nëpermjet tregimit, plot kthesa të papritura në një rrugë rrethanash të rastit, si në ekran me imazhe të krijuara nga fuqia e fjalës, Robert Martiko e shpie lexuesin në një kohë tjetër me bëma që nuk zhbëhen, vite që nuk kthehen, të humbura por jo pa gjurmë. “M’u desh pothuajse një jetë e tërë për ta kuptuar këtë!”, thotë Martiko, ndërsa tregon, në vetën e parë, e me pak shpresë, nga shtrati i një spitali.


Kukullat e tregimit, që e bëjnë Martikon të flasë, apo ai i vë në shërbim të tregimit, janë vajza-kukulla jo robotike, jo me kurdisje, por të ngrira, si ato që kishte ëndërruar të luante në fëmijërinë tij, por nuk e kishin lënë, jo sepse ishte djalë.

Personazhi, emigrant, është punësuar në një familje të pasur suedeze, ku ai pësoi edhe  zhgënjimin e…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more