Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shendetesi

Amerika kërkon 260 mijë infermiere, paga 5000 dollarë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekziston interesim i madh për personel mjekësorë shtesë, ku atyre u nevojitet hiq më pak se 260 mijë infermiere.

Ajo që është e rëndësishme ta dini nëse vendosni të paraqiteni për këtë punë në Amerikë, profesioni i infermieres është në maje të listës së pagave më të larta në Amerikë, pra paguhet më shumë se kudo tjetër në botë.

Paga mesatare bruto e një infermiereje në SHBA, është mbi 4900 euro, respektivisht mbi 5000 dollarë amerikanë. Paga e saktë dallon nga lokacioni, niveli i arsimimit dhe përvoja.

Kantarioni (Lule Basani) sheron depresionin

Një hulumtim në Gjermani ka treguar se kantarioni është efikas për forma të rënda dhe të ndryshme të depresionit. Sipas doktorit Klaus Linde nga Universiteti i Munihut, ky përfundim ka ardhur si rezultat i krahasimit të efekteve të kantarionit në 5.500 pacientë që vuanin nga depresioni i rëndë.
Kantarion jo vetëm që është treguar më i efektshëm sesa placebo, por gjithashtu aq i efektshëm sa anti-depresivët të cilët përdoren në shërimin e depresioneve të rënda, shkruan Telegraf.

Kantarioni ka shumë më pak efekte sekondare sesa ilaçet, të cilat zakonisht përshkruhen kundër depresionit, kanë theksuar autorët e hulumtimit.

Në Gjermani kantarioni rregullisht u rekomandohet të sëmurëve nga depresioni.

Shëndetësi Sëmundjet e gojës, 90% e shqiptarëve vuajnë prej tyre

Dhëmbët luajnë rol të rëndësishëm tek njeriu. Përveç copëtimit të ushqimit, ato na sigurojnë një buzëqeshje të bukur, ndërsa dëmtimi i tyre sjell probleme të mëdha. Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe, i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.
Më poshtë do të gjeni disa fakte të rëndësishme lidhur me dhëmbët, si dhe kuriozitete të ndryshme që do t’ju bëjnë të jeni më të kujdesshëm ju vetë, por edhe familjarët tuaj në lidhje me dhëmbët.

A e dini se:

Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut.
Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.
Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik.
Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës.
Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë.
Një person i rritur ka 32 dhëmbë që…

Recetë natyrale për shërimin e hemoroideve

Hemoroidet janë patologji shumë e zakonshme, që prekin të paktën një herë në jetën e tyre pothuajse të gjithë popullatën.Sipas disa statistikave nga hemoroidet vuajnë 12 % e popullsisë dhe sëmundjet e zorrës së trashë prekin më shumë se 40 % të popullsisë. Hemoroidet shfaqen në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatëzaninë.Zakonisht shfaqen rreth moshës  25 deri në 50 vjeç.

Përzierja e patateve me vaj ulliri lufton hemeroidet. Përbërësit e kësaj kure janë:
1 patate
1 lugë çaji vaj ulliri
Patatet duhet të jenë të grira dhe të spërkaten me vaj ulliri.

Këtë përzierje e vendosni në një garzë dhe e vendosni në anus.Vendoseni në zonën ku ju dhemb deri në  mëngjes, pastaj e largoni atë.

“Mos bëni dush çdo ditë!” Sipas shkencës, është i dëmshëm

Shëndeti na “këshillon” të mos ekzagjerojmë duke bërë një dush, apo më shumë brenda ditës. Madje si në verë, edhe në dimër.

Joshua Zeichner, asistent i dermatologjisë në spitalin Mount Sinai të New York dhe dermatologia nga Bostoni Ranella Hirch, kanë lëshuar një apel duke paralajmëruar mbi rreziqet që mund të shkaktojnë dushet e tepërta.

“Uji i nxehtë i dushit – shpjegojnë – në një afat të gjatë mund të thajë dhe irritojë lëkurën, duke larguar edhe bakteret pozitive, deri sa mund të shkaktojë infeksione”.

Zeichner e Hirsch sugjerojnë bërjen e një dushi çdo dy ditë, por edhe larjen në mënyrë të përditshme të pikave kryesore të trupit si fytyra, sqetullat, pjesët e organeve gjenitale, të pasmet dhe këmbët.

Ndërkohë që japin këshillë edhe për nënat e reja: “Fëmijët nuk duhet të lahen në mënyrë të përditshme.

Nëse ekspozohen pak ndaj baktereve, lëkura e tyre në të ardhmen do të bëhet më pak e ndjeshme dhe kjo mund të parandalojë alergji dhe infeksione, si ekzema”.

Efektet pozitive të dardhës

Si çdo stinë e vitit edhe vjeshta i ka përparësitë e saj, veçanërisht për begatinë e madhe të frutave të cilat na jepet mundësia t’i konsumojmë. Dardhat ofrojnë burim shumë të mirë të fibrave, vitaminave B2, C, dhe E, bakrit dhe kaliumit. Dardhat poashtu janë të pasura me pektin, element ky me rëndësi për uljen e kolesterolit në gjak dhe tonifikimin e zorrëve. Cilësi shumë pozitive e dardhave është gjithashtu fakti që gjasat për të shkaktuar alergji nga konsumimi i tyre janë shumë të vogla në krahasim me frutat tjera.

Preferohet që dardhat t’i konsumojmë pa ua hequr lëvoren pasi që përmbajtja e fibrave qëndron kryesisht aty. Për më tepër, është një nga frutat që mund të konsumohet edhe nga të miturit ose foshnjat.

Disa nga efektet pozitive të dardhave për shëndetin janë; ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i kancerit si pasojë e përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe bakrit të cilët veprojnë si antioksidant dhe i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Dobi të tje…

13 arsye për të bërë seks me gruan çdo natë

Kur jeta na vë para shumë impenjimeve, gjëja e para q ndjen është jeta seksuale. Çiftet janë shumë të lodhura, shumë të stresuara, tepër të çoroditura. Domethënë nuk janë kurrë në humorin e duhur. Huffington Post ka pyetur lexuesit e martuar që bëjnë seks çdo natë në çfarë mënyre kjo ka përmirësuar jetën dhe marrëdhënien e tyre.
1. Do të arrini të rindërtoni kohën e lirë ashtu siç ju duhet
2. Përkushtimi ndaj njeri-tjetrit do të rritet edhe jashtë krevatit.
3. E bërë siç duhet, mund të jetë edhe një stërvitje e vërtetë
4. Të çon në një nivel tjetër, të paktën për pak kohë.
5. Do të rrisë besimin.
6. Është një mënyrë për të hyrë në lidhje pa folur
7. Sherret zvogëlohen.
8. Të shtyn të jesh më krijues.
9. Programohet më lehtësisht një natë jashtë.
10. Një fjalë e vetme: Orgazmë.
11. Përmison vetëvlerësimin.
12. Përmirëson Humorin
13. Bëjeni… dhe nuk do të keni asnjë problem

Sekreti i konsumimit të qershisë

Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e njeriut. Disa nga ushqimet bazë që ndikojnë në shëndetin tonë janë, vera e zezë, kosi dhe qershitë, ndikojnë në jetëgjatësi.

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë dalë në përfundim se mendja e shëndoshë, dëshira për të punuar dhe konsumimi i qershive zgjatin jetën e njeriut.

Qershia është një frut që ka në përmbajtjen e saj polifenole, molekula që gjenden në këtë dru frutor, të cilat mbrojnë organizmin e njeriut nga infeksionet, si dhe nga rrezet e dëmshme ultravioletë.

Në bazë të studimit u arrit në përfundim se njerëzit që konsumojnë 650 mg polifenole në ditë jetojnë më gjatë se të tjerët.

Kamera e fshehtë e radhës në Prishtinë (Video)

Edhe në Kosovë po realizohen kamera të fshehta për qytetarët. Një grup të kanë realizuar kamerën e fshehtë të radhës në Prishtinës.

Shikoni se sa kanë arritur ti frikësojnë ata qytetarët përmes kësaj kamere të fshehur:

Një kanaçe Coca Cola në ditë ju rrezikon zemrën

Vetëm një kanaçe me pije të gazuar në ditë e rrit me mbi 30 përqind rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje e zemrës. Kështu thonë ekspertët e shëndetit në Britani.

Ata kanë nisur një fushatë për të sfiduar dëmet që shkaktohen nga pije të tilla si Coca-Cola apo Pepsi.

Në posterat e shpërndarë thuhet se vetëm një kanaçe me kola në ditë ju bën që të shtoni 6 kilogramë në një vit.

Fushata thekson se këto pije ju dëmtojnë dhëmbët dhe ju ekspozojnë përpara rrezikut të diabetit.

Pijet e gazuara cilësohen si “duhani i ri” nga ekspertët e shëndetit.

Gripi sezonal

Gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Përcjellët direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.


Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të infekton të tjerët, deri në 5 ditë pas lajmërimit të shenjave të gripit. Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë.


Kush rrezikohet nga gripi sezonal?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.

Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

• Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç,

• Të moshuarit 65 vjeç e sipër,

• Gratë shtatzëna,

• Të sëmurët me sëmundje kronike.

Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

• Temperaturë e lartë

• Lodhje

• Rrjedhje të hundëve

• Dhimbje fyti

• Kollë

• Barkqitje dhe vjellje

• Dhimbje koke, barku e muskujsh

Shenjat e rrezikut.

Drej…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more