Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Komente për poezi

Fjalët e qiririt

                                                              '' Fjalët e qiririt '' Poeti në këtë vjershë e krahason veten me një lajmëtar ditësh të lumtura , me një edukator e udhëheqës të popullit . Ai i kishte vënë vetes për detyrë të bëhet mësues dhe edukator i njerëzve nga çdo pikëpamje . Kjo shihet edhe nga kjo vjershë , që është nga të parat që e shkroi Naim Frashëri . Që në titull të kësaj vjershe kemi një figurë të bukur poetike që quhet simbol . Fjalët e qiriut janë fjalët e poetit dhe këto lihen të nënkuptohen.                              Autori : Dr. Agon Bislimi  Shih edhe: '' Naim Frashëri '' Fjalët e qiririt fjalet e qiriut, analize,koment,analiza, kritika letrare, komente per poezi, fjalet e qiririt

Lulet e se keqes- analiza letrare apo kritika letrare

 Lulet e se keqes   nga  Sharl Bodler Ka rreth 100 poezi , në gjyq akuzohet për imoralitet dhe satanizëm,poeti detyrohet ti cenzurojë disa poezi. Në vepër menjëherë bie në sy kundërthënia ndërmjet së bukurës që ka simbol lulet dhe së keqes që ka simbol satanin. Në planin e moralit,vepra është revoltë kundër borgjezisë,ku në poezi janë të pranishëm refuzimi dhe kundërshtimi të drejtuar nga ligjet në fuqi, ku edhe qëndron themeli i shoqërisë. Botën e sheh me pesimizëm ,me zymtësi,i këndon satanit,dashurive të ndaluara me "gratë e mallkuara" jetën e sheh si bashkim të hyjnores dhe satanikës,madhërishmes dhe banales. Përmban poezi të shkruara për qytetin,ku i përshkruan rrugët e errëta të qytetit së pari në papastërtinë e tij, baltën, pervezitetin që paraqet bukurinë e së shëmtuarës dhe për gjendjen e mjerueshme të të varfërve,që skamja i ka hedhur rrugëve.  lulet e se keqes analize,analiza Lulet e se keqes, Lulet e se keqes koment,Koment per poezite lulet e se keqes,

Poezia-Vasha nazemadhe dhe me të ecur të këndshëm -koment,kritikë,analizë letrare

Poezi , shpreh botën intime të Naimit. Poeti në këtë rast na paraqitet si përceptues dhe vështrues romantik i bukurisë femërore.Këtë bukuri që ai e quan hyjnore e shpreh me metaforat si (sytë-yje,balli-hënë, faqet, flokët-dritë qiejsh). Poeti nuk flet për dashuri të përjetuar. Poezia mbyllet me një reminishencë filozofike se ,,ska asgjë të përjetshme , se bukuria dhe djalëria vjen e shkon dhe ndërrohen gjërat‟‟. Bukuria sipas Naimit është kategori estetike dhe shfaqje hyjnore. Bukuria hyjnore te femra shfaqet më plastike dhe e mbuluar vetëm nga bukuria. Gjërat që Naimi përcepton janë : gusha , kraharori , sytë , balli , pulpat , llërët , qëpallat , këmbët , duart dhe ato i paramendon si të veçantat e të përgjithshmes. Sipas tij nga bukuria lind dashuria kurse dashuria nuk mund të ekzistojë pa qenë bukuria. Bukurinë Naimi e shfaq në dy rrafshe në atë 1)hyjnor apo filozofik dhe 2)tokësor apo njerëzor.  Poezia-Vasha nazemadhe dhe me të ecur të këndshëm -koment,kritikë

Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare

Është poezi e cila qëndron në krye të erotikës shqiptare. Dashurinë Serembe e shpreh nëpërmjet kujtimeve imagjinative të tij . Në atë gjendje përderisa vetë poeti po fanitej gjen forcë të plotësojë portretin e dashurisë së tij që i kish vdekur duke krijuar iluzione se ,,vasha mu kthye nga tjetri dhe‟‟ , por kur e sheh autori gjendjen e tij përsëri bën kthesë në realitet duke thënë ,,sngrihet Bardhusha që te varri fle‟‟.  Postime të ngjashme:   Zef Serembe - Biografia   Zef Serembe-veprat letrare   Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment    Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare,Kujtim Analiza,poezia kujtim analiza,poezia kujtim koment,koment per poezine kujtim nga Zef Serembe,Zef Serembe koment per poezine,koment per poezine kujtim,kujtim poezia,

Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare

Shkruar 1860 , flet për luftën çlirimtare të Venedikut , të cilën luftë e udhëhoqi Garibaldi.  Poeti gjithashtu u del në krah arbëreshëve që marrin pjesë në lëvizjen e Garibaldit duke shpresuar në ndihmën e Garibaldit ndaj shqiptarëve saqë Garibaldin e krahason me figura të larta shqipe si Skenderbeu .  Postime të ngjashme: Zef Serembe - Biografia Zef Serembe-veprat letrare Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment      Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare,analiza e poezise per lirine e venetise,koment per poezine per lirine e venetise,liria e venetise kritike letrare, kritika letrare,kritike letrare per poezine lirine e venetise

Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare

'' Elena Gjika '' Botuar 1870 , këtu poeti e ndërton figurën e romunes me prejardhje shqiptare me të cilën krenohen arbëreshët , sidomos me formimin e saj intelektual , me pozitën e saj , siç paraqet edhe autori si një unazë që lidh dhe si një yll i lirisë që ndriçon. Poashtu në këtë poezi autori brengoset me mosaftësinë e Arbëreshëve për t ‟ u ndihmuar bashkëatdhetarëve , flet për ata si Xhavella , Bubullima , Boçari e shumë shqiptarë të tjerë që kishin luftuar për Greqinë kurse tashmë për vetë mëmëdheun skishte asnjë burrë për të luftuar dhe për ta liruar nga zgjedha turke.  Postime të ngjashme: Zef Serembe - Biografia Zef Serembe-veprat letrare Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment  Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare,poezia zonjes Elena Gjika zef serembe,po

Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare

Flitet për një luftëtarë që ishte nisur në luftë kundër armikut , luftë që e kish pritur gjatë kohë , në këtë rrugë për luftë se ndal as vajza që tani qan , te ky luftëtar mbizotëron dashuria ndaj atdheut ngase ai i përgjigjet thirrjes ,,vatra na thërret ‟‟ . Nga e dashura kërkon që kur të kthehet ti vendoset flamuri në trarin e shtëpisë. Flamuri për të është sikur nusja. Figura e luftëtarit të përkujton Teutën , Agronin e figura të lashta të historisë shqiptare.  Postime të ngjashme: Zef Serembe - Biografia   Zef Serembe-veprat letrare   Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment     Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment  Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare,poezia ditari koment,poezia ditari nga Zef Serembe,poezi ditari Zef Serembe,ditari poezi shqip,koment per poezi,poezi koment,komente rreth poezive,poezi komente,

Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare

Botuar 1860 , ishte në moshë 16 vjeçare, flet për fatin e atdheut, poashtu flet edhe për një luftë të hapur kundër turkut që ,,na la pa mëmëdhe‟‟. Në poezi paraqitet edhe vrulli i tij rinor dhe preokupimi i tij emocional shfaqet veçmas në dy strofat e para të poezisë. Në vjershë shtrohen 3 drama : 1)dobësia e lëvizjes kombëtare , 2)drama e arbëreshëve që kanë mbetur pa atdhe , 3) harresa tashmë kish filluar ta mbuloj kujtesën historike të arbëreshëve. Flet për atë se Arbëria tashmë nuk ishte e pavarur dhe si e tillë nuk mund t‟i ndihmonte bashkatdhetarëve.  Postime të ngjashme: Zef Serembe - Biografia   Zef Serembe-veprat letrare   Poezia- Ditari nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Zonjës Elena Gjikë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Për lirinë e venetisë nga Zef Serembe-Koment   Poezia- Kujtim nga Zef Serembe-Koment Poezia- Rrotullupë nga Zef Serembe-Koment për poezinë apo analizë letrare,poezia rrotullup analiza,poezia rrotullupe koment,koment per poezine

Komenti i poezisë ''Albatrosi'' - Sharl Bodler

Albatrosi Poezia '' Albatrosi '' është krijuar nga një udhëtim në Indi,me çka është mahnitur nga shpendi i detit albatrosi. Me anë të metaforëve , poeti përmes albatrosit gjegjësisht fatit të shpendit krenar e të lirë. Të kapur nga marinarët(detarët) ku në kovertën e anijes e përdorin për humor e argëtim,e simbolizon edhe krenarinë dhe tragjedinë e vet ndaj shoqërisë , e cila nuk e pranon, e ngatërron dhe e ngujon poetin .  Nese doni koment pak me te zgjeruar rreth poezise klikoni mbi titullin albatrosi   Postime të ngjashme: Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler Albatrosi - Sharl Bodler Albatrosi,albatrosi analize,poezia albatrosi, analiza e poezise albatrosi,albatrosi analize letrare, analize per poezine albatrosi,poezia albatrosi koment,koment per vjershen albatrosi,sharl bodler albatrosi,albatrosi Sharl Bodler,Sharl Bodler albatrosi 

Poezia Trahani -Hasan Zyko Kamberi - komentim i poezisë

Në këtë poezi autori shpreh keqardhjen për barinjtë e bujqit që hanë të njejtin ushqim , edhe atë 12 muaj në vit, trahanin.  Edhe në këtë poezi ky autor bën ironi e sarkazëm për të pasurit. Poezia Trahani -Hasan Zyko Kamberi - komentim i poezisë,Poezia Trahani analize letrare,Poezia Trahani koment i poezise,poezia Trahani komentim

Poezia Bahti im(Fati im) -Hasan Zyko Kamberi - Analize letrare apo komentim i poezisë

Subjekti: flitet për jetën e poetit dhe eksperiencën e njeriut në jetë.  Shtron pyetje shoqërisë se kush duhet ta bëjn të lumtur një njeri: ryshfeti, paskrupulliteti, hipokrizia etj; apo dituria,intelegjenca, puna sakrifica.  Të parat i kishte shtresa feudale dhe për këtë arsye atë qeveri e quan zaife, hokabaza, pijanece, e të sëmurë. Poezia Bahti im(Fati im) -Hasan Zyko Kamberi - Analize letrare apo komentim i poezisë,poezia shqip,poezi shqip,koment per poezi,Hasan Zyko Kamberi koment poezish,Hasan Zyko KAMBERI analize letrare,Poezia Bahti Im analiza letrare,Analiza e poezise Bahti im apo fati im, Analize e poezise Bahti Im apo fati im

Poezia Paraja-Hasan Zyko Kamberi - Analize letrare apo komentim i poezisë

Rëndësia: është me motiv social dhe më e rëndësishmja e kësaj periudhe.   Personazhet: personazhet jan të shtresave të ndryshme.   1. feudalët (mbreti,vezirët, pashallarët, tregtarët, zejtarët)   2. klerikët (i pari i fesë, myftiu, myderrisi, kyrët e vaizët)   3.të varfërit (servilët, mundqarët, sahanlëpirësit, pakurrizorët)   Subjekti: flitet për veprimet, sjelljet e njerëzve që të aarijnë deri te para. Ku dy shtresat e para zhvillojnë luftë pa kompromis, ndërsa e treata veprojnë kundër ndërgjegjes, moralit, karakterit për të fituar para.   Qëndrimi i autorit: Shkrimtari dy grupet e para i satirizon dhe ironon ndërsa për shtresën e tretë i vjen keq për jetën e tyre. Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare poezia paraja koment i poezise,poezia paraja nga Hasan Zyko Kamberi analize letrare,analiza shqip,komentim i poezise paraja Hasan Zyko Kamberi,Poezi paraja kritike letrare,ANALIZA E POEZISË PARAJA,poezia paraja analize,analize e

Shpell e Dragobisë - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin)

Shpell e Dragobisë  - Fan S. Noli (elegji për Bajram Currin) Kur tufani e çthuri fenë, Kur tirani e krrusi atdhenë, Mi një brek të Dragobisë Priret Flamur’ i lirisë.   Atje nisi, atje mbaroj, Atje krisi, atje pushoj,- Rrufe-shkab’ e Malësisë, Në një shkëmb të Dragobisë.   Vendi dridhej, ay mbeti Se s’tronditej nga tërmeti.- Dif drangoj i Dragobisë, Trim tribun i Vegjëlisë.   O Bajram, bajrak i gjallë, More nam me gjak në ballë, Te një shpell’ e Dragobisë,- Yll i rall’ i burrërisë.   Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,- Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As të zëmr’ e Djalërisë.   As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh.- Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë, Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë Për çlirimn’ e Shqipërisë Katakomb e Dragobisë. Komenti  Poezia “Shpell’ e Dragobisë“ e shkrimtarit të letërsisë shqiptare F.S.Noli është një elegji kushtuar trimit kosovar Bajram

Koment per poezinë Korbi - Edgar Allan Poe

Koment per poezinë Korbi -  Edgar Allan Poe Një mes – nate të bezdisur Tek këndonja i zalisur Disa prralla dhe magjira Të një shkence të harruar, Tek dremitnja i kapitur Befas vjen një e trokitur, Me ngadale e goditur Përmi derë t’odës sime. “Dikush është, thashë, jashtë Që troket mi derën time- Vetëm kjo, dhe asgjë më. Ah, e mbanj nër mënt fort mirë, Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë, Dhe n’oxhakun shkrump të nxirë Urët shuheshin në hi. Desha të gëdhihej dita, Se më kot nga librat prita Të më ngushëllonte drita Për të lumurën Lenorë, Vajz’ e rrallë dhe rezore, Q’i thon’ Engjëjtë Lenorë, Përmi dhe pa emër më. Era frynte që përjashta, Rrihte perdet e mëndafshta Dhe më ngjethte dhe më derthte Tmerre që s’ i ndjeva kurrë. Dhe tani që të pushonte Zemr’ e mjerë që lëftonte, Goja po më bëlbëconte: “ Dikush do të hynjë brënda; Nonjë vizitor i vonët Që kërkon të hynjë brënda. Kjo do jet’ e asgjë më”. Mblodha veten menjëherë Edhe frikë më pa ndjerë: “Zot, i t

Koment i huaji –Sharl Bodler

I huaji -Kë do më shumë, o njeri enigmatik. më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë? - Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla. - Miqtë? - Përdorni fjalë, kuptimi i së cilës më është i panjohur deri sot. - Atdheun? - Nuk di në cilën gjerësi gjeografike gjendet. - Bukurinë? - Do ta doja, po të ishte hyjneshë dhe e pavdekshme. - Arin? - E urrej, ashtu siç e urreni ju Zotin. - Atëherë, kë do, o njeri i çuditshëm? - I dua retë…… retë që udhëtojnë andej... andej... retë e mrekullueshme! Koment i huaji – Sharl Bodler Në letrën që i shkruan nënës së vet, me 3 qershor 1863, Bodleri thotë: “Kur flas për edukimin tim, për mënyrën si janë formuar idetë dhe ndjenjat e mia, dëshiroj të hetohet se ndjehem i huaj ndaj botës dhe ,riteve të saj. “Ky raport i tij ndaj botës që e rrethon e bën atë ta ndjejë aq thellë vetminë sa të ndihet i huaj e t’i dojë vetëm retë si udhëtare të palodhshme të hapësirës së qiellit. Se nga çfarë bote është i rrethuar ai, mbase më së mir

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more