Skip to main content

Posts

Showing posts with the label O sa bukuri ka tufa

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri Dua tё dal maj malit, tё shoh gjithё Arbёrinё, vёllezёrit shqiptarё, qё venё nё pun’e vinё, burrat trima me besё dhe shpirtmir’e punёtorё, dhe fushatё gjithё lule e maletё me dёborё. O! Sa bukuri ka tufa! Sa gaz bije bagёtia! Vinё posi blet’e plotё! I bekoftё perёndia! Nёpёr shesh’e nёr bregore janё pёrhapurё shqerrat, e kecёrit nёpёr rripat dhe nё gjethet e nё ferrat, sa me vrap e me gaz bredhin edhe lozin shoku me shok; aty pёrhapen me nxit, aty mblidhenё prapё tok, edhe prapё tufё-tufё pёrhapen duke bredhur, duke ikur me vrap shumё, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn’e s’lodhenё kurrё edhe, kur i merr uria, secili futet nё tufё, suletё nё mёm’e tia. Posa gjen mёmёn e dashur edhe me vrap i hyn nё gji, rri nё gjunjё dhe zё sisёn e qumshtin e ёmbёl pi, pa e ёma me mall’ shumё, ndo dhi qoftё a ndo dele, Birr’e vetёm merr nё gji me gaz e me pёrkёdhele.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more