Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Figurat Letrare. Show all posts
Showing posts with label Figurat Letrare. Show all posts

Çka është litota ?




Litota është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën. 

Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
        

Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).
        

  P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.
        

Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Wordsworthit “The prelude”.

Lexo më shumë:Litota




qka eshte litota ,Cka eshte litota ,ceshte litota,cfare eshte litota ,qeshte litota,Litota shqip
loading...

Çka është grotesku ?




Grotesku  është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe kurioze që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta e të largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem. 

Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe tragjikes.
        

Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku binin në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.
        

Shembuj të groteskut në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J. Hashek etj.

qka eshte Grotesku ,Cka eshte Grotesku ,ceshte Grotesku,cfare eshte Grotesku ,qeshte Grotesku 
loading...

Çka është elipsi ?



Elipsi është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze. 

Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
        

Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht inferiore në krahasim me kohën e historisë.
       

 P.sh.:
        “Kafaz ke qiellin
        epshin pengim
        e gjithë ku t’rreshket
        shkon fluturim” (Mjeda)

        “Fshati për karshi
        me kisha, me varre
        rrotull ca shtëpi
        të vogëla fare” (Çajupi)
        

Ndeshet në të gjitha prozat. 

Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.

qka eshte Elipsi ,Cka eshte Elipsi ,ceshte Elipsi,cfare eshte Elipsi ,qeshte Elipsi


loading...

Çka është anafora ?




Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston në rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë një ftesë” – e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan.
        P.sh.:        “Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.
                        Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”
                                                                                                (N. Bulka)
                        “Jam i gjallë e jam në jetë
                        jam në dritë të vërtet.”
                                                                        (Naimi”

qka eshte Anafora ,Cka eshte Anafora ,ceshte Anafora,cfare eshte Anafora ,qeshte Anafora
loading...

Çka është anasjella apo inversioni ?


Anasjella (inversioni) është një fenomen gjuhësor që konsiston në ndërtimin e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. 

Me anë të saj vihet në pah një element duke i dhënë ngjyrim shtesë.
       

P.sh.:               “I natyrës gazmend shihej…” (Mjeda)
                        “Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni)
                        “Atje nalt, n’i paç pa
                        jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)

qka eshte Anasjella ,Cka eshte Anasjella ,ceshte Anasjella,cfare eshte Anasjella ,qeshte Anasjella,qka eshte inversioni,ceshte inversioni,cfare eshte inversioni
loading...

Çka është tmesi ?


Tmesi në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë.

Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në dy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut pasues pjesa tjetër.

Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga letërsia italiane.

P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit

            t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)


qka eshteTmesi ,Cka eshte Tmesi ,ceshte Tmesi,cfare eshte Tmesi ,qeshte Tmesi
loading...

Çka është eufemizmi ?


Eufemizmi gr. euphesimsmos është shprehje e mirë, figurë që ka të bëjë me fjalë të zbutura, dashamirëse, që me hijeshi zëvendësojnë fjalën e rëndë, të keqe, të dhimbshme, të turpshme pa ia prishur kuptimin e parë, kuptimin e vërtetë të fjalës a frazës p. sh. në vend se ta quajmë një njeri me emër përtac - nuk i pëlqen fort puna, pianec - i pëlqen të ngrisë gota, gënjeshtar - të pasaktë, vdiç - u nda prej nesh, na la . nganjëherë eufemizmat përdoren edhe për qëllime satirike. 

 qka eshte eufemizmi ,Cka eshte eufemizmi ,ceshte eufemizmi,cfare eshte eufemizmi ,qeshte eufemizmi,definicioni eufemizmi, perkufizimi eufemizmi ,shpjegimi eufemizmi,qka kuptojm me eufemizem, qka nenkuptojm me eufemizem,nenkuptimi eufemizmi,kuptimi i fjales eufemizem
loading...

Disa shembuj me hiperbolë

Disa shembuj me hiperbolë

Balli i saj, si balli i hanës.

Jeta e djeshme ka qenë lumë.

Ka frikë nga hija e tij.

Botën me gjak e mbulova.

Lexo më shumë rreth hiperbolës: Hiperbola

hiperbolla shembuj,fjali me hiperbole,hiperbolla,fjale,fjale me hiperbolle,hiperbolla fjali shqip,
loading...

Hiperbola


Hiperbola (gr. hypérbole - teprim, stërmadhim) është figurë stilistike e stërmadhimit të gjërave a të dukurive. 

Me fjalë të tjera, hiperbola mizën e bën buall. Kjo bëhet me qëllim që të zgjojmë vëmendjen e të tjerëve dhe të fuqizojmë shprehshmërinë e ligjërimit. 

Ka përdorim të gjerë gjatë komunikim- it të përditshëm të njeriut, në letërsinë popullore dhe në veprat letrare. P.sh. Vdiqa për bukë. Të kam thënë njëqind herë etj. 

cka eshte hiperbola,ceshte hiperbola,hiperbola,hiperbolizimi,zmadhimi, qka eshte hiperbola,qeshte hiperbolla,qka eshte hiperbolla,qfare eshte hiperbollizimi,qeshte hiperbollizimi,qfare eshte hiperbollizimi,hiperbolla eshte,hiperbola eshte,hiperbola shqip,hiperbolla shqip
loading...

Çka është personifikimi ?

Çka është personifikimi ?

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person.

Personifikimi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerez.

Shembull :


Valet me brigje

bajne kuvendime.

(Llazar Siliqi - Mesuesi)


Ne kete rast perdoret personifikimi,sepse elementet materiale,
valet dhe brigjet , paraqiten si qenie te gjalla e me vetedije dhe qe mund te shkembejne mendime.

Pervec personifikimit te mirefillte kemi edhe nje lloj tjeter qe quhet
prozopope. Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

cka eshte personifikimi, cfare eshte personifikimi, cka eshte fjala personifikim, qka eshte personifikimi, personifikimi figure letrare, figura letrare e personifikimit, ceshte personifikimi, c'eshte personifikimi
loading...

Çka është kontrasti (figura e kontrastit) ?

Çka është kontrasti (figura e kontrastit) ?

Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti.

Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza.


Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.


Per shembull :


Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski.


Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare :


Kur nenat tona halleshumta

mbeshtetnin kokat siper trungut,
ajo porosiste ne vende te huaja
kolltuke te modes me te fundit.

Kur nenat tona stomak boshe

punonin njezet ore ne dite,
ajo urdheronte nje sherbetore
ta krihte me kreher te florinjte.

(Ndoc Gjetja - Kontrast)


Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert.

ceshte kontrasti, cka eshte kontrasti, cfare eshte kontrast, figura e kontrastit shqip, kontrasti shqip, cfare eshte kontrasti shqip, cfare eshte fjala kontrast shqip, kontrasti kuptimi, kontrasti definicioni 
loading...

Çka është krahasimi(Figura e krahasimit) ?

Çka është krahasimi(Figura e krahasimit) ?

Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin.

Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat :
si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin.

Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.


Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet
similitude ose krahasim i zgjatur.

Similitude
vjen nga latinishtja similitude = ngjashmeri.


ceshte krahasimi, cka eshte krahasimit,cfare eshte krahasimit, qka eshte krahasimit, figura e krahasimit shqip, krahasimit shqip, qka eshte figura e krahasimit, cfare eshte krahasim, cka eshte figure e krahasimit,figurat letrare, figure letrare, figura letrare krahasimi 
loading...

Çka është paronomazia ?

Çka është paronomazia   ?

Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj)

Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem.


Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne fjale qe vijne njera pas tjetres.


Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor : misherim-mesherim, afroj-ofroj etj.

ceshte paronomazia, cfare eshte paronomazia, cka eshte paronomazi, qka eshte paronomazia, paronomazia shqip, paronomazioa, cka eshte paronomazi, qfare eshte paronomazia 
loading...

Çka është polisindeti dhe çka është asindeti

Çka është polisindeti dhe çka është asindeti

Figura stilistike me të cilën poeti bën përsëritjen e një lidhëze ndërmjet fjalëve dhe fjalive të ndryshme quhet polisindet. P.sh.polisindetin e gjejmë në vargjet:

“Dhe më le mua plakën kërcure”
“Dhe më le arën pa mbjellë pesë vjet”.
 
Asindeti është figura stilistike e kundërt me të parën që sajohet kur poeti bën
radhitjen dhe emërtimin e gjërave ose kuptimeve pa i përdorur lidhëzat.


“Sa e dua jetën
se atje gjej të vërtetën
yjtë, hënën, hapësirën
të murgërit, natën, ditën…”


figura letrare polisindeti, qka osht polisindeti, qka osht asindeti, qka osht figura letrare, cfare eshte asindeti, cfare eshte polisindeti, c'eshte polisindeti, ceshte asindeti
loading...

Çka është anafora dhe çka është epifora

Çka është anafora dhe çka është epifora

Kur në fillim të çdo vargu fillohet me fjalë të njejtë kemi anaforën.
 
E kundërta e anaforës është epifora.

Në çdo varg, kur në fund përsëritet fjalë e njejtë kemi epiforën.

P.sh.: P.sh.:
Anës detit i palarë                  Po thot dielli: a ndarja eme!
Anës dritës i paparë,              Ka thënë hëna: a ndarja eme!
Pranë sofrës i pangrënë…

cka osht anafora, qka osht anafora, qka osht epifora, figurat letrare epifora, figura letrare anafora, figure letrare, letersia shqipe, letersi shqipe, gjuhe shqipe dhe letersi, gjuha jone, gjuhe shqipe, figura stilistike anafora dhe epifora, ceshte anafora, c'eshte epifora
loading...

Çka është pyetja retorike ?

Çka është pyetja retorike ?

Figura stilistike që tërheq vëmendjen e lexuesit ose të dëgjuesit duke pohuar diçka në trajtë të një pyetjeje, por pa pritur përgjigje, quhet pyetje retorike.

qka eshte retorika,pyetje retorike, c eshte pytje retorike, cka eshte retorika, ceshte pyetje retorike, figura letrare retorike
loading...

Çka është gradacioni

Çka është gradacioni

Gradacioni ose shkallëzimi (rrjedh nga fjala latine gradatio – gradualisht, shkallëzim), është një figurë e mendimit që sajohet duke i renditur dukuritë,idetë, mendimet e ndjenjat sipas rëndësisë dhe fuqisë së tyre.

Gradacioni i jep fuqi dhe bukuri të madhe stilit, prandaj e gjejmë mjaft shpesh në veprat e shkrimtarëve të ndryshëm.

qka eshte gradacioni,qka eshte shkallezimi,kuptimi i shkallezimit, cfare eshte shkallezimi,
loading...

Çka janë pyetjet retorike


             Çka janë pyetjet retorike

Pyetjet retorike – Një nga figurat stilistike; mënyrë shprehjeje poetike që qëndron në të pohuarit në formë pyetëse.

pyetje retorike ,qka jane pyetjet retorike,pyetja retorike,retorika
loading...

Çka është Epiteti

                 Çka është Epiteti

Epiteti është fjalë që vë në dukje, sqaron, karakterizon ndonjë veçori ose cilësi të një ideje, të një fenomeni ose sendi.



          Epiteti i zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut:
         
                                    Ishte Uran-bukuroshi
                                    dhe Tanushi kordhë-larë
                                    Hamzaj, Muzakë-djaloshi
                                    ———————————————
                                    Maneshi, shpatulla-gjërë,
                                    Golemi mjekërë-ziu,
                                 
                                                            N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
         
          Këto i njohim si epitetet tradicionake.
          Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
          Ish një kohë bojë hiri.
          Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera, si:
                                    Arratisur, syrgjynosur,
                                    rraskapitur e katosur
                                    as i gjallë, as i varosur…          Noli
          Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri nga kundërvënia e dy kuptimeve.

 



qka eshte epiteti, cfare eshte epiteti, cka eshte epiteti, epiteti,kuptimi i epitetit,epiteti dhe kuptimi i tij,
loading...

Çka është Alegoria


                Çka është Alegoria

Alegori (flas, them, pra të folur i tërthortë) Kur paraqesim ose shtjellojmë diçka dhe nënkuptojmë gjithë kohën një gjë tjetër, përfitojmë figurën që quhet alegori.

Çka është Alegoria,qka eshte alegori,cfare eshte alegoria,cfare eshte alegori,çfare eshte alegori,kuptimi i alegorise,alegoria dhe kuptimi,figurat letrare,figura letrare,figure letrare
loading...