Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjinia asjanëse e emrit

Gjinia asjanëse e emrit

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, as femërore, e që quhet gjini asnjanëse. Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të mësuarit etj. Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse. Janë në gjininë asnjanëse: a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë. b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë. folje - emër i gjinisë asnjanëse                    mbiemër - emër i gj. asnjanëse mësoj         -       të mësuarit                            i   zi                  -       të zitë këndoj        -       të kënduarit                          i   kuq             -       të kuqtë eci              -        të ecurit                               i   verdhë         -       të verdhët lexoj          -        të lexuarit                             i   ftohtë          -       të ftohtët

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more