Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ditari

Çka është ditari

              Çka është ditari Kuptimi i parë: Ditari .është  tërësia e shënimeve të përditshme a të kohëpaskohshme, që mbahen për ngjarje nga jeta vetjake ose nga jeta e një kolektivi; shënime për vëzhgimet që bëhen ose për përfundimet që arrihen gjatë ditës në një ekspeditë studimi, në një eksperimentim shkencor, në një udhëtim të gjatë etj.;fl etorja a blloku ku mbahen këto shënime. Ditari partizan.Ditari i kujtimeve (i ngjarjeve). Ditari i vrojtimit. Ditari i punës (i luftës). Ditari i anijes. Ditari i udhëtimit. Fletët e ditarit. Pjesë nga ditari. Mbaj ditar. Shënoj në ditar. Kuptimi i dytë: Vepër letrare a pjesë e saj, e shkruar në trajtë shënimesh të tilla. Kuptimi i tretë:Tërësia e shënimeve që bën mësuesi ose një punonjës në planin ditor të punës së vet; plani ditor i punës së dikujt; fletorja a blloku ku shënohet ky plan; fletore a regjistër ku shënohen emrat e nxënësve të një klase në shkollë, temat e mësimit, detyrat që u jepen nxënësve, vlerësimet e mësuesit etj.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more