Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lyra

Ç'është poezia lirike

            Ç'është poezia lirike Çdo vepër letrare është e shkruar në njërën prej këtyre tri gjinive: lirike, epike dhe dramatike. Poezia lirike hyn në radhën e krijimeve më të lashta letrare. Ajo u shfaq qysh atëherë kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë. Ajo në fillim kishte lidhje të ngushtë me melodinë, muzikën dhe vallen. Disa nga këto veti i ka ruajtur edhe sot e kësaj dite. Poezia lirike ka si objekt të shfaqurit e përjetimeve të vetë këngëtarit a vjershëtarit. Fjala LIRIKË rrjedh prej greqishtes LYRA. Lyra ishte një vegël muzikore me të cilën grekët e vjetër i përcjellin këngët lirike. Më vonë emri i kësaj vegle muzikore u përdor për të treguar veprat letrare që i përkasin poezisë lirike. Vetia themelore e poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta, si: gëzimet, kënaqësitë, dëshirat, shpresat, dhembjet dhe vuajtjet. Për këtë arsye kjo poezi është quajtur edhe poezi subjektive. Kur poeti lirik është i pikëlluar,edhe natyrën dhe çdo gj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more