Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Letra dashurie. Show all posts
Showing posts with label Letra dashurie. Show all posts

Letër dashurie - me mendjen në ty e bukur është edhe mërzia


Le të bëhet çfarë të bëhet... por unë vendosa të të shkruaj...të them atë që ndjej në shpirt dhe që e kam në zemër.

Dhashtë Zoti që ta lexosh deri në fund dhe të kuptosh dhe ndjesh dhimbjen ndaj dikujt që të don me shpirt e me zemër.

Thonë se dashuri platonike më nuk ka por unë mendoj të kundërtën sepse dashuri platonike po ndjej për ty.

E di që ndoshta do të duket diçka paradoksale dhe qesharake por unë kam vendosur që të them vetëm të sinqertën e zemrës dhe të shpirtit e ti si të duash merre, si të duash trajtoje dhe si të duash konsideroje por mjafton që unë ti kem ndjenjat në brendësinë time,më mjafton vuajtja për ty sado që më shkatrron, sado që më lëndon dhe më rëndon me peshën e saj në çdo pjesë të qenies sime.

Nuk po mundem ta duroj më vuajtjen në shpirt dhe dhimbjen në zemër.Ka vite që të dashuroj me shpirtë e zemër,ka vite që vuaj,ka vite që më torturojnë ndjenjat e dashurisë për ty dhe më coptojnë çdo mendim dhe ndjenjë tjetër.

Çdo ditë e çdo natë më mundojnë ndjenjat për ty,më bëjnë që mëngjesi të zbardh pa vënë gjumë sy.Ka pasur netë të tëra që kam derdhur lotë për ty dhe në zemër e shpirt kam ndjerë dhimbje që nuk ndalej por rritej por sidoqftë ishte një ''dhimbje e bukur'', një dhimbje dashurie e parë në jetën time dhe sikur të mos ishe ti ndoshta nuk do t'i njihja ndjenjat e dashurisë që sa janë sfilitëse po aq janë edhe shpirt dhe zemër-ndriquese.

Je në mendjen time çdo çast,je bërë e pandashme nga mendja dhe shpirti im,je bërë diçka që largon çdo mendim tjetër pos teje.

Kam pasur rastin të shoh mjaft herë dhe gjithmonë të kam shikuar me aq dashuri dhe përzemërsi saqë do të doja që po të kisha dy jetë,një jetë do ta shpenzoja vetëm duke të shikuar fytyrën tënde pandalë edhe pse shpirti do të digjej i tëri nga dashuria për ty.

E di që ndoshta po tingëlloj çuditshëm me këto rreshta dashurie por nuk dua më t'i mbaj këto ndjenja që po më shpenzojnë çdo ditë e më shumë shpirtin e mendjen.

E di që e kam të vështirë e di që po e vë veten në siklet e di që po filloj të jap përshtypjen e një të marri nga dashuria por unë nuk dua të ndalem së shkruari do të shprehi në rreshta atë që ndjej për ty,atë që më mundon në çdo çast të jetës sime.

Kam dashur të të shkruaj më herët por sikur doja që të vuaj më shumë,të shijoj më shumë ndjenjat që nuk shprehen,ndjenjat që vetëm rriten dhe gufojnë në shpirt dhe pushtojnë edhe çdo pjesë të zemrës dhe çdo pjesë të qenies që përcepton dhe përçon ndjenja dashurie.

Dëshiroja të të takoja në rrugë dhe të tregoja ndjenjat e mia sado që mund të më injoroje,nënçmoje,lëndoje por sikur më bëhej që zemra ime( që vuante dhe vuan) nuk mund ta përballonte një takim të tillë.Do t'i duroja injorimet,nënçmimet dhe lëndimet dhe do të të doja edhe më shumë...edhe më shumë deri në pafundësi me një dashuri të çiltër e të pastër si loti.

E ju... ndoshta do t'më injorosh edhe më shumë apo ndoshta do të fillosh të ndjesh dhimbjen time, një dhimbje që rritet çdo ditë e më shumë, por sido që të jetë unë edhe sikur të vdisja nga dashuria(me gjithë ato sfida të jetës që i kam kapërcyer) për ty do të prehesha në paqe,edhe sikur të vdisja nga duart tua prap shpirti im do të dashuronte edhe në varr përjetësisht.

Ndoshta ndjenjat nuk ti kam shprehur në sy edhe ngaqë me sa kam kuptuar unë një shoqe e juaja që kur e takoja rasisht në rrugë lëshonte ndonjë fjalë ngacmuese dhe sikur kisha përshtypjen se ajo kishte filluar të ketë ndjenja ndaj meje(ndoshta mund të jem në gabim kërkoj falje sinqerisht për këtë) dhe kjo më bënte të ndalesha dhe të mos i shprehja ndjenjat ndaj teje më herët ngaqë nuk doja të krijoja konflikte me shoqet e tua sepse të dua dhe nuk dëshiroj që ju të keni as më të voglin problem në jetë.

Ti je jeta ime, ti je gjithçka për mua do të dua përjetë.

Ti më shkakton dhimbje, por është një dhimbje që e dua dhe pa të cilën nuk do ta doja jetën.

Për ty jetoj çdo çast të jetës sime.

Qofsh me shëndet.

Të dëshiroj të kalosh sa më mirë.

Të dëshiroj çdo të mirë në jetë...jeta ime.

Do të dua përjetë.

Ti je ajo që më bëri të kuptoj çështë dashuria.

Pa ty janë të thata ndjenjat e mia.

Me mendjen në ty e bukur është edhe mërzia.

Të dua(shkruani emrin e vajzes qe doni) . Shpirti im. Jeta ime.

letra dashurie,letra te bukura dashurie,nje leter e bukur dashurie,letra dashurie ne shqip,letra te shkruara online
loading...