Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Metabolizmi

Çka është farmakokinetika ?

 Çka është farmakokinetika ? Farmakokinetika është disiplinë e farmakologjisë që merret me fatin e barit në organizëm. Mund të definohet si pyetje- çka i bën organizmi barit? Farmakokinetika përfshinë   periudhën e kohës nga marrja e barit e deri te arritja e tij në vendin e veprimit dhe eliminimi. Në farmakokinetikë bëjnë pjesë këto procese: absorbimi, distribuimi, metabolizmi dhe eliminimi i barit. cka eshte farmakokinetika, farmakokinetika definicioni, cfare eshte farmakokinetika, 

Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3

   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Niacina luan  rol në procesin e frymemarrjes indore në metabolizmin e sheqerit dhe në procesin e tkurrjes muskulore (më e pranishme është në ato qeliza ku dhe metabolizmi është më intensiv). Acidi nikotinik gjendet në të gjitha produktet, por më të rëndësishme janë burimet natyrore si mëlçia , mishi dhe peshku (2.5 - 16 mg/l00 g), dhe në mënyrë të konsiderueshme, më varfer gjendet te mielli dhe perimet bishtajore (1,6 - 5,0 mg/100 g).  Veçoritë e termolabilitetit dhe hidrosolubilitetit, çojnë në humbjen e saj gjatë përpunimit termik të prodhimeve (15-25%), por me kombinimin e duhur në racionin ditor me prodhime ushqimore shtazore (mish, mëlçi, vezë, qumësht) dhe bimore (perimet bishtajore, grurë  dhe patate), nuk mund të vijë në manifestimin e mungesës së kësaj vitamine apo vitaminës B3 .   Niacina, acidi nikotinik, vitamina b3 procesi i frymemarrjes indore metabo1izmi i sheqerit procesi i tkurrjes muskulore met

Vitamina B12 apo ciankobalamina

                   Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B12 përbëhet prej shumë komponenteve (a, b, c, d), dhe për sintezën e saj, eshtë e nevojshme prania e kobaltit, i cili përfaqëson edhe pjesën qendrore të molekulës së saj. Ciankobalamina është e nevojshme në sintezën e proteinave, veçanërisht në metabolizmin e metioninës, triptofanit dhe tirozinës. është e njohur si faktor i jashtëm antianemik në parandalimin e shfaqjes së anemisë pernicioze. Gjatë racioneve të zakonshme ditore, të përziera, në fakt nuk mund të vijnë në deficitin(mungesën) e saj (nevojat janë shumë të vogla rreth 2g në ditë), dhe burime natyrore më të pasura janë parenkima e organeve të mëlçisë , shpretkës, veshkës dhe më pak vezët dhe qumështi. Nga produktet bimore ka diçka më shumë në maja, oriz dhe grurë.   Vitamina B12 cijankobalamina kobalti sinteza e proteinave metabolizmi metionina triptofani tirozina antianemik anemia pernicioze deficiti(mungesa) e vitamines B12  burimet natyrore tw v

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more