Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi Nëse doni akoma vjersha për mësuesen kliko mbi Vjersha për mësuesen Dhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël, Dhe sot ia vështroj sytë zjarr. E desha, o miq, me gjithë zemër, Mësuesen e klasës së parë. Ajo më mësoi si të shkruaj Dy emrat: Atdhe e Nënë, Këshillat, qortimet e saj, Ç’mbresa n’shpirt m’kanë lënë! Një tufë me vjollca e lila Gjithmonë ia vë mbi varr, N’zemër me zgjohet dëshira Ta kem at’ pranë Si më parë. Ajo zë e flet sërish me mua Ashtu si kur isha fëmijë! Në gjirin e kohës së shkuar Kthehem me mall përsëri. Dhe dorën që dridhej nga pak Ndër flokë sërish e ndiej, Endërrimet e mia miturake Në sytë e saj prapë i gjej. Ah, ç’gaz kur dëgjoj zën’ e ëmbël, Këshillat e saj kur kujtoj! E desha, o miq, me gjithë zemër Dhe s’mundem askurr’ ta harroj. Postime të ngjashme: Adelina Mamaqi- Biografia dhe Veprat Milingona -vjershë nga Adelina Mamaqi Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi