Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha per zogun

Poezia ''Zogu i vogël'' nga Ersilja Çeli

Zogu i vogël Një zog i vogël Ndaloi në dritare, Qe sa një gogël, S’kish ngrënë fare. Me sqepin e tij Në xham  trokiti Dhe mua shumë Ai  më çuditi! Hapa dritaren Të shoh se ç’ka, Vështrimi i tij Më thosh “dua të ha”. I hodha thërrime, Dhe e ledhatova, Nga zemra e tij e vogël Shumë urime mora. Thellë në shpirt ndjeva Një lumturi të madhe Për zogun e vogël, Që ushqeva në dritare. Me shumë dashuri Zogu më shikoi, Hapi krahët e vegjël, Në qiell fluturoi. Poezi, Vjersha, Poezi per zogun, Vjersha per zogun, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more