Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Triptofani

Vitamina B12 apo ciankobalamina

                   Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B12 përbëhet prej shumë komponenteve (a, b, c, d), dhe për sintezën e saj, eshtë e nevojshme prania e kobaltit, i cili përfaqëson edhe pjesën qendrore të molekulës së saj. Ciankobalamina është e nevojshme në sintezën e proteinave, veçanërisht në metabolizmin e metioninës, triptofanit dhe tirozinës. është e njohur si faktor i jashtëm antianemik në parandalimin e shfaqjes së anemisë pernicioze. Gjatë racioneve të zakonshme ditore, të përziera, në fakt nuk mund të vijnë në deficitin(mungesën) e saj (nevojat janë shumë të vogla rreth 2g në ditë), dhe burime natyrore më të pasura janë parenkima e organeve të mëlçisë , shpretkës, veshkës dhe më pak vezët dhe qumështi. Nga produktet bimore ka diçka më shumë në maja, oriz dhe grurë.   Vitamina B12 cijankobalamina kobalti sinteza e proteinave metabolizmi metionina triptofani tirozina antianemik anemia pernicioze deficiti(mungesa) e vitamines B12  burimet natyrore tw v

Vitamina B6

Vitamina B6 Vitamina B6 është një kompleks komponimesh i përbërë nga tri komponente (piridoksin, piridoksal dhe piridoksamin) nga të cilat secila ka vlerat e saja biologjike.  Vitamina B6 lind si koenzimë në procesin e dekarboksilimit të aminoacideve, transaminimit, sintezës dhe zbërthimit të triptofanit, përveç saj ka rol të rëndësishèm dhe në metabolizmin e acideve yndyrore të pangopura. Mendohet që Vitamina B6 ka rol të favorshëm në mbrojtjen e organizmit nga rrezatimi i rrezeve rentgen dhe rrezatimeve tjera jonizuese. Mungesa e theksuar e Vitaminës B6 mund të manifestohet me lëkurë të yndyrshme (seborea) dhe me ndryshime psikologjike në organizëm (ngjashëm me pelagrën), por edhe me anemi mikrocitare hipokrome. Burimet natyrore të Vitaminës B6   përfaqësohen në llojet e të gjitha produkteve, por, megjithate, më shumë gjendet te maja, drithërat, mishi dhe organet e brendshme, veçanerisht mëlçia dhe qumështi (nga 0,2 - 0,7 mg%). Vitamina B6  është mjaft re

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more