Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Përemri

Përemri pronor

• Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar. • Çdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhe në numrin njëjës e shumës: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu. • Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë. • Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.   • Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj. • Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre.  Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet. • Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.   • Gjinia femërore e përemrave

Përemri vetvetor

• Përemri vetvetor tregon se i njëjti person vepron dhe i njëjti pëson: Flas me vete. • Përemri vetvetor përdoret në kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri. • Zakonisht vetvetori përdoret për të treguar persona. Për të treguar sende ai përdoret shumë rrallë. • Përemri vetvetor ka kuptim përemëror dhe strukturë emërore. Ai përdoret me dhe pa parafjalë: Ai e ndjente veten më mirë. Ai fliste me vete. • Përemrat vetvetorë përdoren në të njëjtën formë për të dyja gjinitë dhe për të dy numrat. • Përemri vetvetor përdoret edhe si një emër në trajtë të pashquar me parafjalët: në, më mbi, për etj. Erdhi në vete.  peremri vetvetor shqip,peremrat vetvetor shqip,peremri shqip,peremrat vetvetor shqip 

Cilët janë llojet e përemrave ?

Dallojmë disa lloje përemrash: • Përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo (njëjës) – ne, ju, ata/ato (shumës); • Përemrat vetvetorë: vetja, vetvetja…; • Përemrat dëftorë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë…; • Përemrat pronorë: imi, yti, asaj, jonë, juaj…; • Përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, çfarë?...; • Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët…; • Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, të gjithë… .  llojet e peremrit shqip,llojet e peremrave,peremrat shqip,peremrat vetore,peremrat deftore shqip,peremrat pronore,peremrat pyetes,peremrat lidhore,peremrat e pacaktuar,peremrat vetvetore,cilet jane llojet e peremrave shqip

Cilët / Cilat janë pjesët e pandryshueshme dhe të ndryshueshme të fjalisë?

Cilët / Cilat  janë pjesët e pandryshueshme dhe të ndryshueshme të fjalisë? Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme. Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme. Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori. Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat. pjeset e fjalise, pjeset e ndryshueshme te fjalise, pjeset e pandryshueshme te fjalise, cilet jane pjest e pandryshueshme ne fjali, cilat pjese ndryshojne ne fjali, gjuhe shqipe dhe letersi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more