Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per Ramazanin

LUTJE NË MUAJIN RAMAZAN - poezi islame nga (IMAM HASAN EL-BASRI 642-728)

O All-llah i madhëruar Këtë muaj e shenjtëruat, Këtë muaj e bekuat Kur'an-in shpjegues, Mëshirues, shqarues, Vulës së profetëve Ja shpallët, ja zbuluat… O All-llah i madhëruar Këtë muaj të bekuar E caktuat për të agjëruar, Për ta shtuar adhurimin Për ta fituar shpërblimin… O All-llah i madhëruar Dyert e mirësisë Dyert e begatisë I keni hapur Në këtë muaj Për shërbestarët Tuaj… O All-llah i madhëruar Në këtë muaj të bekuar Të lutëm më dhuroni: Një gjuhë që të përmend, Një mendje që të përkujton, Një zemër që të dashuron, Një besim të vërtetë Në të dërguarin Tënd, Të lavdëruarin: Muhammed… O All-llah i madhëruar, Emri Yt qoftë i lavdëruar, Që e bëre muajin Ramazan Udhëzues, shërues, garues, Që të fitojmë Që të shpëtojmë… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

MIRË SE ERDHE NMESIN TONË - poezi islame për Ramazanin

Të lumt ne ja gëzimi jonë Ramazani nmesin tonë Ty Allahu të ka caktue Mshirës sTij me na afrue Mirë se erdhe fati jonë O prenvera e shpirtit tonë Ti na sjellë ne çdo të mirë Lidhë shejtanin në zinxhirë Nty Allahu çon mirësinë Shumë rahmet për krejt njerëzinë Fort të madh namin e mban Se nTy Zoti çoi Kur-an NTy një« natë« veç sa ka vlera Ma se tridhjetë mijë netë tjera Lejleletul Kadr-in me shumë vlerë Sa si kanë një mijë muej tjerë NTy ne kemi kënaqësi tparë Në aksham kur hajmë iftar Nahiret tjetra na mrrinë Kur ttakohemi me Perendinë Punën e mirë Zoti çdo herë Na e rritë dhjetë deri nshtatëqind herë Por agjërimi është i Tij Dhe shpërblimi ska kufi Çka Allahu nty dha vetë Ndhjetë ditë tpara sjell rahmet Ndhjetë ditë tjera Zoti thërret Robt e vet në magfiret Ndhjetë të fundit çka na bjen Nuk na len me ra nxhehennem Ti ne shpirtin na e pastron Kurse trupin na e forcon Vlera jote nuk shkon bos

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more