Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Molla

Përralla - Iriqi dhe mollët

Përralla - Iriqi dhe mollët Një ditë Iriq Gjembaçi kishte dalë nga strofka e tij për të gjetur ushqim. Bëri një copë udhë dhe u ndal nën një pemë. Vendi ishte mbushur me mollë të vogla, që kishin rënë nga era. “Sa mirë! - tha me vete Iriq Gjembaçi. - Tani do ta mbush barkun plot. Apo s’më ka marrë dhe uria!” Dhe ashtu bëri. Filloi të hante i uritur. Mollët ishin të shijshme. Hëngri sa hëngri, mendoi edhe për iriqët e tjerë. Po si t’i merrte mollët? Në gojë ai mund të mbante vetëm një kokërr. Mendoi pak dhe gjeti një zgjidhje. Atëherë u kthye me kurriz nga toka. Trupi iu mbush me mollë. Kur arriti te strofka, njëri nga iriqët thirri: - Erdhi Iriq Gjembaçi plot me mollë! Të gjithë iu afruan. Morën nga një mollë dhe filluan ta hanin. Iriq Gjembaçi shikonte i kënaqur shokët e tij.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more