Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2015

Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 në Golem, Shqipëri - 15 mars 1955 në Stamboll, Turqi ) - doktor i shkencave të veterinarisë, shqiptarë nga Shqipëria. Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkelqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare.U specializua për mikrobiologji në institutin "Paster" në Paris. Punoi si asistent e më pas si bashkëpunetor i dy shkenectarëve francezë me famë botërore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshen 27 vjecare. Për talentin dhe famen që fitoi, Instituti e ftoi të punoje aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzen më 1928 kthehet në Atdhe më ëndërren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit të veterinarisë, themelimi i të parit laborator bakteriologjik të veterinarisë, importim

Ernesto Sabato - Biografia dhe krijimtaria letrare

  Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Biografia Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 19

Çka është Federata Mikroneziane?

Mikronezia është shtet ishullor e vendosur në Oqeanin e Qetë në verilindje të Papuosë dhe Guinesë së Re.Përfshinë numrin më të masdh të ujdhesave të regjionit të Mikronezisë. Mikronezija ka mardhënje të veçantë me SHBA-të. Përbëhet nga katër shtete federale: Jap, Çuuk, Ponpei dhe Kosrea. Federatae Mikronezisë përfshinë gjthësejt 697 ishuj të përhapura në arkipelagun e ishujve Karoline në një gjatësi 2900 km. Ishujt kan prejardhje vullkanike, një pjesë e tyre me prejardhje korale. Gjinden 5.150 km në perëndim-jug-perëndim të Havajeve në Oqeanin e Qetë.

Çka është marksizmi kulturor?

Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste që i ka origjinat në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Marksizmi kulturor lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste, dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve. Kritikët e kanëparë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim. Ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi Civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale. Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve - ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homo

Çka është PDA?

PDA gjithashtu i njohur si kompjuteri PALMTOP ose Asistenti Digjital Personal, është pajisje mobile që funksionon si menaxher informativ personal. PDA-të e sotme kanë mundësi të lidhen në internet. Kjo pajisje ka një ekran vizual elektronik, duke mundësuar përfshirjen e një shfletuesi në Web, por disa modele të reja gjithashtu kanë edhe mundësi zërimi (Audio), që mundëson përdorimin e tyre si telefon mobil ose si pajisje portabël për dëgjim të muzikës. Shumë PDA mund të kyçen në Internet, intranet ose ekstranete me anë të Wi-Fi ose Wireless Wide Area Networks. Poashtu këto pajisje janë të pajisura me ekran të ndjeshëm në prekje(ang. Touchscreen). PDA-ja i parë është lansuar me 1986 nga Psioni, Organizer II. I përcjellur nga Psion’s Series 3, më 1991, i cili filloi t’i ngjajë stilit më të njohur PDA. Ai gjithashtu kishte tastierë të plotë. Termi PDA është përdorur për herë të parë më 7 Janar 1992 nga Oficeri Ekzekutiv Kryesorë (CEO) i Apple Computers John Sculley në shoun "Consum

Përralla

Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës. Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trillim i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike të jetës njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve : me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëri,

Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

Takvimi per maqedoni, takvimi per Kosove, kohet e namazit 2015, kohet e namazit per maqedoni, kohet e namazit per Kosove, takvimi 2015 per shqiperi, takvimi 2014 shqiperi, kohet e namazit 2014 Shqiperi, namazi 2015 shqiperi, namazi 2015, falja e namazit 2015 shqiperi, shqipni namazi 2015 kalendari i faljes se namazit 2016 shqiperi, shqipni 2015 namazi, Takvim per maqedoni 2015, takvimi per maqedoni, koha e faljes se namazit per maqedoni, maqedoni takvimi 2015, takvimi maqedoni, koha e faljes maqedoni, namazi maqe, takvimi 2015 per kosove, takvimi kosove, takvim 2015, kohet e namazit 2015, koha e namazit 2015, namazi 2015, koha per falje 2015, takvimi, shkarko takvimin 2015, shkarko takvim 2015, rapitful.blogspot.com, namazi, koha e faljes se namazit 2014,takvimi per kosove 2015, takvim 2015 shqip, takvimi janar 2015, takvimi apo kohe e namazit, takvimi per kosove, takvimi per shqiperi, falja e namazit 2015, koha e faljes se namazit 2015,

A ke pyetur ndonjëherë veten, a kam unë ndonjë cilësi të cilën e don Allahu dhe i dërguari i Tij ???

A ke pyetur ndonjëherë veten, a kam unë ndonjë cilësi të cilën e don Allahu dhe i dërguari i Tij ??? • Pejgamberi alejhi selam iu drejtua Eshexh Abdul Kajsit duke i thënë: " Ti posedon dy cilësi të cilat i don Allahui i Lartmadhëruar: butësin dhe edukatën. • Tha Eshexh abdul Kajsi: O i Dërguari i Allahut a thua vallë unë po e stolisi veten më këto dy cilësi apo janë dhuratë nga Allahu i Lartmadhërishem? • Iu përgjegj Pejgamberi alejhi selam: Këto janë dhuratë nga Allahu i Lartmadhërishëm për ty. • Tha Eshexh abdul Kajsi: Falenderimi i takon Allahut të Lartmadhërishem që mi dhuroj dy cilësi të cilat i don Allahu dhe i Dërguari I Tij. (Muslimi) Burimi: Senad Ramadani

Disa vajza po të kishin pak frikë dhe nder ndaj Zotit

Disa vajza po të kishin pak frikë dhe nder ndaj Zotit dhe pak mëshirë ndaj meshkujve, vërtet do të kishte kuptim dhe kënaqësi shëtitja lirshëm përgjatë stinës së pranverës dhe verës. Megjithatë, të gjendur përballë një (zh)veshje tejet provokuese, meshkujt detyrohen t’i mbajnë sytë kah pemët e veshura me lëvozhga e me gjethe. Fjala është për ata meshkuj të cilët gjënë më të shtrenjtë në jetë – moralin duan ta mbrojnë prej meteorëve të mëdhenj! Iljasa Salihu

Një realitet i mbrapshtë në botëkuptimin e shoqërisë sonë

Një realitet i mbrapshtë në botëkuptimin e shoqërisë sonë; nëse e simpatizon popullin gjerman, askush nuk të thotë gjerman, kurse po e the ndonjë fjalë të mirë për popullin turk, menjëherë të thonë se je turk, madje e vënë në dyshim të thellë edhe përkatësinë tuaj kombëtare. Detyrë e intelektualëve është që ta shporrin këtë anomali, edhe pse shumë anomali duhet hequr. Me rëndësi është që të punohet në heqjen e këtyre anomalive!  Iljasa Salihu

Duke lexuar " Zonja Z"-Albatros Rexhaj.

Roman i cili fton femrën shqiptare në evolucion dhe në revolucion. Ndoshta i përafërt me Revolucionin e majit 1968 në Fr ancë, i cili degradoi dhe satanizoi familjen dhe shoqërinë franceze, nën emrin e modernizmit, lirisë seksuale, ç`lirimit nga maçoizmi mashkullor dhe përhapja e ideve të lëvizjeve postfeministe si "Terre des femmes" (Toka e femrave)  Ardian Ramadani Analiza, Referat, Analiza Zonja Z

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula. Përmes padive penale dëshiron të hiqet i fuqishëm në shoqëri, të mbjellë frikë dhe të mbrohet prej atyre që haptas duan ta shprehin pakënaqësinë ndaj këtij pushteti të poshtër e të kalbur. Gjithsesi, paditeni Llatasin dhe shokët e tij nëse dëshironi t'i jepni jetë dhe kuptim padive penale dhe jo ata që në sajë të këtyre vorbullave të mjegullta mund edhe të gabojnë diku. Pushteti nuk është i përhershëm, ndaj edhe kam shpresë për ditë më të mira! Burimi: Iljasa Salihu  

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë, janë disa prej fjalëve të përdorura publikisht prej liderit të opozitës shqiptare, drejtuar disa profesorëve, shkrimtarëve e publicistëve. Unë nuk dua të merrem me atë nëse këta intelektual janë apo nuk janë të këtillë siç i quan ai, porse çmeritem me këtë fjalor aspak etik që më së paku do t’i shkonte përshtati një liderit. Aq më keq, po në këtë qerthull, thotë se jemi të pastër! Mua nuk më vjen keq se me këtë fjalor kurrë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, por më vjen keq se publikisht dhe prej njerëzve që duhet të jenë shëmbëlltyrë në shoqëri, po ndodhë që shoqëria jonë të helmohet me një kulturë tejet të ulët të bisedave. Me të drejtë gazetari i Televizioni Koha tha se si medium tërhiqet prej këtyre fjalëve! Iljasa Salihu

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë...

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë të ngjashme me serialet turke, ashtu siç po lexoj prej shumë syresh, atëherë me keqardhje them se protagonistët e këtyre filmave në fund të filmit ose i dalin trenit përpara, ose duke qenë të kredhur thellë në dashuri, kërcejnë prej ndonjë ure për t’u vetëmbytur! Iljasa Salihu

Qeveri kopilësh

Ç’të presësh prej një qeverie të stërmbushur me kopilë, fëmijë këta të lindur prej prindërve të pamartuar, të cilët mund ta dinë se përse erdhën në këtë botë dhe kush i solli ata, por jo edhe shkaktarët e kësaj prurjeje. Për më keq, po këta kopilë ndërtuan aq shumë përmendore, saqë prindërit dhe gjeneza e atyre përmendoreve assesi të dihen. Njerëzit kopilë ndërtuan përmendore po ashtu kopilë. Këta edhe paratë i kanë kopilë, sepse burimi i atyre parave nuk dihet, pra edhe parave të tyre nuk i dihen prindërit, apo ndoshta i dihen, por takimi i tyre qe vetëm sa për një shfryrje epshi. Vaj halli kur njerëzit e lindur prej prindërve të martuar të udhëhiqen prej kopilëve! Burimi: Iljasa Salihu  

Habi! Dy ekstremistë, por që jetojnë në paqe dhe në tolerancë mes veti

Janë në koalicion, po ashtu edhe në korrupsion, por nuk janë në kohezion për sa i përket qëndrimeve kundrejt rolit të faktorit ndërkombëtar. Njëri prej kohësh i ka shpallur padëshirueshmëri ndërkombëtarëve, kurse tjetri çdo gjë pret prej ndërkombëtareve. Vetëm interesi grupor aq i lartë, sepse përndryshe është e pamundur të qëndrojnë së bashku në një dhomë gjarpri dhe pula! Burimi: Iljasa Salihu

Ti - Poezi nga Iljasa Salihu

Ti që nuk ke vlerë, më bën pikë e vrer, Ti që nuk ke nder, je një trëndafil pa erë, Ti që gënjen, mos harro se veten e rrenë, Ti që grindesh lehtë, je një mendjelehtë, Ti që nuk lexon, vetëm grerëza të pickon, Ti që nuk ushtron, sëmundja të përdhunon, Ti që hidhërohesh, patjetër se do të rrëzohesh, Ti që nuk beson, injorancë dëshmon, Ti që vjedh, dukesh si gjedh, Ti që nuk turpërohesh, nesër do të frikohesh, Ti që nuk ke moral, ke një zemër moçal, Ti që je koprrac, do të vdesësh si vocërrak, Ti që nuk ke besë, je sikurse familja pikë e pesë, Ti që më pushton, mos më thuaj se nuk më poshtëron, Ti që dehësh, edhe prej qenit mund të lëpihesh, Ti që tradhton, mos harro se veten e mashtron, Ti që nuk punon, mos prit se livadhi të mugullon, Ti që nuk këshillon, edhe bubullima të qorton. Iljasa Salihu

Jo vajtje për të vajtuar, por vajtje për të vlerësuar

Unë nuk shoh njeri që është duke vajtuar përpara apo pranë Zaevit. Thjesht, është kureshtje e natyrshme jo për ta dëgjuar Zaevin, por për t’i dëgjuar ato që është duke i publikuar Zaevi dhe për të dëgjuar prej personave përgjegjës se si është shpërdoruar me buxhetin e shtetit dhe se si shqiptarët e Kumanovës janë porositur të kapen për fyti duke shpresuar në ndihmën e partisë politike shqiptare në pushtet. Është një rast i mirë që tanimë botërisht të dihet se gjyqësia dhe prokuroria është në shërbim të partisë politike maqedonase në pushtet. Në gjithë këtë avlli, nuk mund të kuptohet roli i partisë politike shqiptare në opozitë. Përse ajo pikërisht tani dëshiron të kacafytet me Zaevin? Le t’ia thyej hundët pas kësaj rrjedhe po deshi, por përse pikërisht tani, kur mund të përfitojmë diçka, në mos shumë, një grimcë po, në mos ta gjejmë shpellën e ariut, gjurmët shpresoj se do t’i gjejmë. Fundja a nuk është qëllimi i kësaj partie rrëzimi i këtij pushteti, të cilin disa h

Shkon në një kafene dhe ëmbëltore

Shkon në një kafene dhe ëmbëltore të një pronari maqedonas, papandehur sheh se shumicën dërrmuese të myshterinjve e përbëjnë shqiptarët, kurse të gjithë shërbyeset dhe shërbyesit janë jo shqiptarë. Habitesh, por edhe disi pajtohesh, ngaqë vendi ku gjendet ky objekt është i mbizotëruar me jo shqiptar. Në një ditë tjetër të rastis të futesh në një lokal, që gjendet në vendin ku jetojnë dhe sillen shqiptarët dhe sheh se të gjithë myshterinjtë janë shqiptar, por krejt beftë sheh se shërbyesja nuk është shqiptare dhe gjithë të pranishmit porositë duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedonase. Më vjen mirë që vajzat tona nuk po shërbejnë nëpër kafene, por më vjen keq se përse nuk binden pronarët dhe myshterinjtë shqiptarë se nuk ia vlen të nënçmohen kaq shumë. Ku mbeti pak ai patriotizëm që mund ta kenë pasur diku të fshehur? Fundja sa meshkuj shqiptarë sillen vërdallë rrugëve. Përse nuk i gëzojnë me një vend pune këta të papunë, por shkojnë dhe e marrin një joshqiptare në punë, ngaqë a

Arbana Xharra dhe Ismail Kadareja

Arbana Xharra dhe Ismail Kadareja prej kohësh shquhet për urrejtës të fesë islame. Pa dyshim se kjo përzgjedhje është e drejtë e tyre. Dashuria dhe urrejtja, pa rimisht nuk përkojnë me argumentin, por me ndjenjat. Fundja, si do ta kuptonim parajsën dhe ferrin në mungesë të larmisë së njerëzve? Njerëzit përmes veprimeve të tyre i japin kuptim xhenetit dhe xhehenemit. Megjithatë, ajo që të shqetëson në gjithë këtë qerthull, është fakti se përse pikërisht këta dy u nderuan me çmime ndërkombëtare? Në këtë rast, pyetja bëhet jo pse nuk dihet përgjigja, por për të treguar se shumë qartë dihet përgjigja. Këto çmime prestigjioze paraqesin vulën e zezë në ballin e vendeve dhënëse të këtyre çmimeve, vende këto që hiqen si djepa të demokracisë, por që dalin të jenë si varrmihës të drejtësisë! Burimi: Iljasa Salihu  

Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri

Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri, sa na shuhet përfundimisht edhe ëndrra për bashkim me Shqipërinë dhe të shtohet dhimbja e keqardhja për ata që jetojnë në Shqipëri. Korrupsion, skenar për vrasje, vrasje, plagosje, likuidim, kurthim, rrëmbim, masakra, kërcënim, padrejtësi e të ngjashme, janë fjalë kyçe që dalin prej gojërave të politikanëve. Jo prej rrugaçëve, por prej politikanëve rrugaçë! Tmerr e terr, nuk mund të them se ajo apo kjo parti i ka fajët, sepse të gjithë janë fajtorë, kush më shumë e kush shumë më shumë! Burimi: Iljasa Salihu  

Po e njohe si duhet të djeshmen

Po e njohe si duhet të djeshmen, lehtë mund të japësh këshilla sot, njëherësh duke u mbështetur edhe në të ardhmen. Në këtë rast, dita e nesërme përdoret si kërcënim miqësor Njëherë e një kohë, një deputet (mund të jetë edhe deputete) e kishte votuar ligjin për përdorimin e plumbave të gomës në rast protestash jo të qetë. Kishte kaluar një kohë e gjatë, saqë lëre se kishte harruar se çka kishte miratuar në kuvend, por tani e kaluara e tij si deputet kishte filluar t’i dukej s i një ëndërr e keqe. Prej ligjeve të rralla, ky ligj kishte mbetur gjatë kohë në fuqi. Një ditë prej ditësh, rrodhi një pakënaqësi e papërballueshme, saqë i madh dhe i vogël dolën në protesta. Njëri prej atyre që kishte dalë në protesta ishte edhe ky ish deputeti me djalin e tij. Filluan brohoritjet në atë protestë dhe sakaq gjendja mori dhenë, kurse policia filloi të godas me shkop gome fillimisht dhe pak më vonë edhe me plumba gome. Në atë rrëmujë, vështirë ishte të shpëtoje më së paku pa ndonjë

Po krenohen të turpëruarit

Shqiptarët po krenohen me Rita Orën, kurse ajo nuk po turpërohet fare se çmimi i femrës më të zhveshur në Oscar qe për Ritën. Pikërisht një popull që dikur shqu hej për vlera të larta morale, sot po ky popull në nivel ndërkombëtar po përfaqësohet prej atyre që moralin aq shumë e goditën, saqë nuk po mund t’ia ndalim gjakderdhjen. Unë nuk po habitem me Ritën, por me ata që po krenohen se një femër me prejardhje shqiptare paskësh marr çmim në Oscar. Paskësh marr çmim, ngaqë dukej shumë cullak. Më cullakja ishte prej gjithë atyre të tjerave. Nuk po na vjen marre që çdo ditë e më tepër po e sakatojmë moralin tonë, herë me Ritat, Bleonat e herë me Tunat, të cilat na e bën për gjakderdhje moralin tonë! Burimi: Iljasa Salihu  

Të pafe, gjithmonë jemi të varfër, qofshim edhe kombi më i zhvilluar ekonomikisht në botë

Të pafe, gjithmonë jemi të varfër, qofshim edhe kombi më i zhvilluar ekonomikisht në botë Albin Kurti është shumë më burrë dhe i përgatitur se sa shumë politikanë tjerë, porse nuk e di se përse është aq i bindur në një çështje të gabuar, saqë ende ia merr mendja se njeriu mund të jetojë vetëm si shqiptar, larg parimeve e rregullave fetare. Ai mes tjerash thotë: ‘’Shqiptarët kanë tradita, vlera dhe kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur çështjen e identitetit kombëtar mbi dh e përtej çdo lloj identiteti fetar’’. Vetë Albini është dëshmia më e mirë se të qenit larg çdo feje është një prapësi e llojit të veçantë dhe jo një përparësi. Traditat e tij nuk arritën ta ndalojnë që ai të mos martohej me një norvegjeze, që pastaj vajza e tij të mos ngarkohen aq shumë me gjuhën shqipe dhe atë norvegjeze, të cilës mes tjerash iu tha se ajo fillimisht duhet ta mësojë gjuhën angleze. Jo i nderuar Albin, historia njeh epoka pa fabrika e pa qytetërime, por jo edhe kohë dhe epoka pa

Vërejtje! Disa ligjërues dhe disa autor librash

Vërejtje! Disa ligjërues dhe disa autor librash, papërgatitjet e tyre në një fushë të caktuar, fatkeqësisht mundohen t’i fshehin përmes shpjegimeve tejet të ndërlikuara, njëherësh të privuara prej shembujve dhe analogjive të ndryshme. Dëgjuesi dhe lexuesi, edhe pas disa përpjekjeve për ta kuptuar materien në fjalë, sërish nuk arrijnë të kuptojnë asgjë. Madje këtyre (ligjëruesit dhe autorit) i mungon edhe njohja e mirë e gjuhës përkatëse, përmes së cilës artikulohet shpjegimi, prandaj dalin aq shumë të ngatërruar përpara dëgjuesit dhe lexuesit. Krejt në fund, dëgjuesi dhe lexuesi mendojnë se problemi nuk është te ligjëruesi dhe te autori i librit, por tek ata. Mendojnë se janë të paaftë dhe se ata janë shumë të aftë! Ngatërrimin ia faturojnë dobësisë së tyre dhe jo paaftësisë së atyre. Mirëpo, në të vërtetë, problemi nuk qëndron te këta që përpiqen dhe nuk arrijnë ta kuptojnë si duhet materien, por faji është i atyre që nuk e kanë kuptuar si duhet materien, kurse kanë m

Aq shumë vidhemi si qytetar, saqë idenë nuk e kemi o fshatarë të ndershëm

Iljasa Salihu Vidhemi në çdo anë dhe prej çdo skaji. Vidhemi përgjatë pagesës së rrymës. Çmimi i naftës në bursat e Londrës bie, por jo edhe këtu. Pastaj, bie pak, por vetëm pasi të fillon të rritet atje çmimi, për t'ju përshtatur kështu rritjes së çmimit me kohë. Vidhemi me rastin e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, por nuk harrohet askush me rastin e arkëtimit të këtyre mjeteve. Vidhemi përgjatë pagimit të tarifës rrugore. Përpos që janë çmimet e lartë për këto tarifa, ato shtëpiza janë edhe të shpeshta, gjë që harxhojmë karburant; ndal e nis veturën panevojshëm. Jo rastësisht nuk i heqin ato shtëpiza kultivuese të krimit ekonomik, ku para disa javësh desh e theu qafen një ish emigrant, tashmë bari delesh. Mbase e zuri një flluskë haku! Vidhemi edhe me rastin e shpërndarjes së dividentes që bëhet prej telekompanive. Vidhemi edhe me rastin e pagimit të tatimit për radiodifuzion, sepse nuk na shërbehen materiale të mjaftueshme që do të ishin në interes të pop

Bën lutje - nuk të pranohen , ke dëshira - nuk të realizohen

#‎ këshillë‬ Bën lutje - nuk të pranohen , ke dëshira - nuk të realizohen kujto këtë hadith të Muhamedit alejhi selam - defektet do të qartësohen "... Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: 'O Krijues, o Krijues!' Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t'i pranohet lutja e tij! " (Muslimi) Burimi: Senad Ramadani  

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë Njeriu sa më shumë ta njeh fenë, aq më madhështore e sheh dhe e kupton atë, njëherësh aq të paditur e sheh veten në zgrip të këtij deti që as me dylbi nuk i shihet bregu dhe priret drejt një nderimi të veçantë të dijetarëve, duke e hapur kështu dritaren e frymëzimit për të lexuar sa më tepër libra të fesë dhe të shkencës, ngaqë bindet se njëra pa tjetrën është e çalë dhe e paplotësuar . Mbrëmë pata fatin dhe kënaqësinë që për dy orë ta dëgjoja Jusuf Zimeri n, i cili e bëri një shpjegim dhe komentim të thekur të librit ‘’Libri i pastërtisë’’ libër ky i shkruar me penë nga imam Kuduriu para 1000 vjetëve, që njëherësh lihet të kuptohet se sa të varfër jemi sot, ani pse pandehim se kemi shkuar shumë larg. Pas një përqendrimi të thellë në këtë ligjëratë, mendja më thoshte se sa gjëra paskam menduar se i paskam ditur, por në të vërtetë vetëm paskam menduar se i paskam ditur! Po ashtu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more