Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë, janë disa prej fjalëve të
përdorura publikisht prej liderit të opozitës shqiptare, drejtuar disa
profesorëve, shkrimtarëve e publicistëve. Unë nuk dua të merrem me atë
nëse këta intelektual janë apo nuk janë të këtillë siç i quan ai, porse
çmeritem me këtë fjalor aspak etik që më së paku do t’i shkonte
përshtati një liderit. Aq më keq, po në këtë qerthull, thotë se jemi të
pastër! Mua nuk më vjen keq se me këtë fjalor kurrë nuk mund t’i fitojë
zgjedhjet, por më vjen keq se publikisht dhe prej njerëzve që duhet të
jenë shëmbëlltyrë në shoqëri, po ndodhë që shoqëria jonë të helmohet me
një kulturë tejet të ulët të bisedave. Me të drejtë gazetari i
Televizioni Koha tha se si medium tërhiqet prej këtyre fjalëve!
Lexo edhe:
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: