Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2015

Të protestosh për një dënim të padrejtë

Të protestosh për një dënim të padrejtë dhe pastaj të dënohesh për këtë protestë po ashtu me një dënim të padrejtë, është sikurse të kërcesh në liqen për ta shpëtuar njeriun që është në zgrip të ngulfatjes, por që fatkeqësisht në fund edhe ti të ngulfatesh së bashku me atë. Kësi lloj gjërash ndodhin vetëm në ujërat mashtrues, në thellësi të të cilave qëndron një rrymim i frikshëm që nuk shihet në syprinën e atij liqeni. Burimi: Iljasa Salihu  

Një përballje me pasqyrën tonë

Nuk ka humbje më të madhe se sa t’i përkasësh fesë që aq shumë e përuron, përdëfton dhe e kultivon moralin, sjelljen e mirë, dëlirësinë, çiltërsinë, pastërtinë, tolerancën, këshillën, paqen, turpin, diturinë, mirëpo në përditshmëri të jesh njeri që nuk të honeps dot dhe nuk të duron askush. Sikur të jesh një derr mali të ikin njerëzit prej teje. Sikur të jesh një daulle e shqyer, njerëzit i vënë duart tyre në veshë, sepse nuk mund ta dëgjojnë g urrën e sharjeve rutinore që del prej një goje që në thelb duhet të jetë e praruar. Sa keq kur të largohet dikush për shkak të erës së qelbur që lëshojnë goja dhe çorapet e tua. Bota më duket se përmbyset kur sheh injorancën të strukur në mbretërinë e atij që aq shumë qe urdhëruar të lexojë e mësojë. Patjetër myslimanët duhet ta pyesin veten se përse janë mysliman? Çka në të vërtetë ngërthen feja islame? Sa janë mysliman? A janë mysliman? Vetëm pas kësaj përballjeje me vetveten, unë mendoj se do të mund t’i shohim bulëzat e

Në Kosovë papunësia do të ulet dukshëm

Në Kosovë papunësia do të ulet dukshëm, mbase ka gjasa që të zhduket prore. Të gjithë do të punojnë. Nuk do të ketë të papunë, ngaqë të papunët do të ikin prej Kosovës, kurse të punësuarit edhe pse shumë pak në numër, do të rrinë në Kosovë, mbase do ta kenë shumë të vështirë t’i shërbejnë dhe t’i shesin produktet, ngaqë fuqia konsumatore do të jetë shumë e dobët si rrjedhojë e numrit të vogël të popullësisë në Kosovë. Kryesorja, nuk do të ketë të papunë, ani pse mund të mos ketë edhe Kosovë! Burimi: Iljasa Salihu  

Gripi sezonal

Gripi sezonal Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Përcjellët direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal. Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët? Personi i infektuar me virusin e gripit mund të infekton të tjerët, deri në 5 ditë pas lajmërimit të shenjave të gripit. Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë. Kush rrezikohet nga gripi sezonal? Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit sezonal si: • Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç, • Të moshuarit 65 vjeç e sipër, • Gratë shtatzëna, • Të sëmurët me sëmundje kronike. Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë: • Temperaturë e lartë • Lodhje • Rrjedhje të hundëve • Dhimbje fyti • Kollë • Barkqitje dhe vjellje • Dhimbje koke, barku e muskujsh Sh

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more