Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Hadithe. Show all posts
Showing posts with label Hadithe. Show all posts

Nëse një mizë bije në pijen e ndonjërit prej jush...

"Nëse një mizë bije në pijen e ndonjërit prej jush, ai duhet ta zhysë atë në pije, sepse njëri krah ka sëmundjen, tjetri ka shërimin nga sëmundja.“ - Profeti Muhamed

Burimi: Antologjia - Fjalë të Urta
loading...

Ngjyra e lapsit të nxënësit është më e...

Ngjyra e lapsit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i luftëtarit. Profeti Muhamed a.s.



 
loading...

Shpesh më thonë: Tepër vetbesim ke !!!

Shpesh më thonë: Tepër vetbesim ke !!!

E si të mos kem vetbesim kur i dërguari alejhi selam ka thënë:
"Bëhu i kënaqur me atë çka Allahu caktoj për ty, do jesh njeriu më i pasur" (Tirmidhiu)

Burimi: Senad Ramadani
loading...

Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë sesa ai...

"Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë sesa ai që e ka fituar me punën e vet. Edhe Davudi alejhi selam fitonte të ardhura prej punës së vet"! - Muhamedi alejhi selam
loading...

A nuk mundet dikush prej jush të lexon një të tretën e Kuranit gjatë natës?

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
A nuk mundet dikush prej jush të lexon një të tretën e Kuranit gjatë natës?
I thanë: po si mundet ta lexojë një të tretën e Kuranit?
Tha: e lexon 'kul huvallahu ehad' (suren el-Ihlas), e cila vlen sa një e treta e Kuranit". Muslimi
‪#‎hadithe‬
loading...

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!!

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!!

Thotë Profeti, SalAllahu Alejhi Ue Selem:

"Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi vërshues që rrjedh para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin lahet pesë herë në ditë, kështu që nuk i mbetet ndonjë papastërti (ndyrësirë)."

Transmeton Muslimi



Burimi: Valdet Kamberi
 
loading...

Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut?

Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:
“Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut?
Pej­gam­­beri tha:
Çka ke përgatitur për atë ditë?
Ai u për­gji­gj:
Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij.

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha:
Ti do jesh me atë që e do.”
Buhariu.

loading...

Zhdukja e dunjasë

Thotë Muhamedi alejhi selam: Zhdukja e dunjasë është më e lehtë tek Allahu sesa derdhja e gjakut të besimtarit pa të drejtë. (ibnMaxhe)
loading...

Cili është muslimani më i vlefshëm?

#‎Kështu‬ na mëson Islami
E kanë pyetur Pejgamberin (Sal-lAllahu alejhi we selem):
"O Resulullah, cili është muslimani më i vlefshëm?’
Ai është përgjigjur: ’Ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë’."

Burimi: Valdet Kamberi
loading...

Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend Atë

I Dërguari i All-llahu a.s ka thënë:"Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend Atë është sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit."
| Muslimi |
loading...

Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
" Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë.
E pastaj i dërgon ushtrinë e tij.
Ushtari më i afërt dhe me pozitë me të lartë tek ai, është ai i cili ka bërë fitne dhe degjenerime më të mëdha.
Dhe, kthehet njëri nga ushtarët e Iblisit dhe i thotë: Nuk e lashë rahat filanin derisa arrita ta ndaj prej bashkëshortes së tij.
Iblisi e thërret dhe i thotë: Po, ti që nga sot je më i miri (me pozitë më të lartë) tek unë si dhe je shoku më i afërt i imi."

(Shënon: Muslimi: 2813, Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 12968, 14144, 14400, 14522, 14699).

Burimi: Valdet Kamberi
loading...

Ai që nuk shfaq dashuri ndaj njerëzve

"Ai që nuk shfaq dashuri ndaj njerëzve, Zoti nuk do ta mëshirojë atë".
- Muhammedi a.s.
loading...

Njeriu është në fenë e shokut të vet...

I Dërguari i Allahut ka thënë:
“Njeriu është në fenë e shokut të vet, andaj le të shikojë çdonjëri nga ju se kë po e bën shok!”
Ahmedi (8065).
loading...

Zilia dhe Zullumi

"ZILIA E SHUAN DRITEN E VEPRAVE TE MIRA KURSE ZULLUMI E VËRTETON OSE PËRGËNJESHTRON ATË"
(Ebu Davudi, 4904 kapitulli i zilisë. Hadithi arrin gradën hasen-i mirë)
loading...

VIZITO TE DASHURIT E TU

Ka thënë i Dërguari (paqja qoftë mbi të!):
“Ai që dëshiron të largohet nga zjarri dhe të futet në xhennet, atëherë le ta zërë vdekja duke besuar Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe le t’i vizitojë njerëzit që dëshiron ta vizitojnë atë.”
Transmeton Muslimi (4882)

“Kush dëshiron që t’i zgjatet jeta, t’i shtohet furnizimi dhe të mbrohet nga vdekja e keqe, atëherë le t’i frikësohet Allahut dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.


Burimi: Irfan Salihu 
loading...

Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe

Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe është sikurse pozita (rëndësia) e dëgjimit dhe shikimit për kokën."
"Es Sahihah" 815.
loading...

Ne ahir zeman (kohet para Kijametit)...

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thote:

"Ne ahir zeman (kohet para Kijametit) ne kete umet do te kete termete, shkaterrim dhe ndryshim fizionomish. Kjo per shkak se njerezit e asaj kohe do ta pine alkoolin, do jepen pas kengetareve dhe muzikes"

(Transmeton Iben Ebi Dunja ne Dhem el-melahi dhe sakteson shejh Albani)



 
loading...

Ka njerëz që janë...

Enesi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Ka njerëz që janë çelës të mirësive dhe mbyllës të këqijave dhe ka njerëz që janë mbyllës të mirësive dhe çelës të këqijave. I lumtë atij që Allahu i ka dhënë çelësat e të mirës në dorën e tij dhe vaj për atë që Allahu i ka dhënë çelësat e të keqes në dorën e tij”.

(Hasen, Ibën Maxhe dhe tjerët).

Burimi:Bekir Halimi
loading...

Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)

Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), shumë prej tyre janë të shpikura.
Hadithit i duhet bërë një studim i hollësishëm për të gjetur gradën e tij, a është Sahih, Hasen, apo Daif.
Vetëm pasi të marrim vesh se a është Hasen apo Sahih mund të themi:
Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu.
Por kur hadithi është Daif (i dobet) nuk lejohet të themi se ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu .
Në një hadith sahih thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)
Kush gënjen mbi mua le të përgatisi një karrike për në zjarr.
Dhe në një hadith tjetër thotë i Dërguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ai që tregon një hadith prej meje e nuk e di a është Sahih (i vërtetë prej Profetit ) ai është gënjeshtar i dytë.
Gënjeshtar i parë është ai që shpif një hadith, kurse i dyti është ai që përhap ndër njerezit një hadith daif (të dobët ).
Prandaj thonë Dijetarët:
Ç`do musliman që di një hadith, por nuk i di gradën e këtij hadithi nuk lejohet për këtë musliman të thotë, Se ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu.
Kur ndonjë prej jush merr mësim nga ndonjë Profesor, apo Hoxhë dhe Hoxha ju thotë ndonjë hadith pa treguar për gradën e tij atëherë ju i thoni atij.
Ne kemi ndegjuar prej jush se jo ç`do hadith është i saktë, me që kështu qëndron çështja ne kemi deshire me marrë vesh, që ky hadith që po thuani, a është i saktë apo jo ???.
Marrur nga:
Fetaua Li Shejkhil Albani, vëllimi 3, faqe, 300-301.
loading...

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ?

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ?

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Më së shumti nga Umeti im më duan ata njerëz që vijnë pas meje, të cilët do të flijonin familjen dhe pasurinë për të më parë mua".
Muslimi
A thua vallë jemi ne këta?!

قال رسول الله ﷺ:

من أشد أمتي لي حبا، ناس يكونون بعدي،
يود أحدهم لو رآني بأهله وماله.






Burimi:
Bekir Halimi
loading...