Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

Showing posts with label Autizmi. Show all posts
Showing posts with label Autizmi. Show all posts

Cilat sjellje jane te autizmit dhe cilat jane te femijerise?

Cilat sjellje jane te autizmit dhe cilat jane te femijerise?
Diagnoza e autizmit eshte e veshtire per tu perballuar nga femija dhe nga pjestaret e familjes. Nje nga gjerat me te veshtira ne autizem eshte dallimi mes sjelljeve qe lidhen me autizmin dhe atyre qe lidhen thjesht me faktin e te qenurit femije.
Cdo femije ka tantrume, reagon keq apo perfshihet ne sjellje te rrezikshme ndonjehere. Por si te dallojme se per cilat sjellje duhet te shqetesohemi vertet? Ketu jane disa pyetje qe mund t’i beni vetes per te vendosur cilat sjellje te trajtoni:
1. A eshte sjellja e rrezikshme?
2. Sa shpesh dhe ne cfare kohezgjatje ndodh kjo sjellje?
3. Sa e ndryshme eshte kjo sjellje ne krahesim me ato te bashkemoshatareve?
4. Si ndikon kjo sjellje ne aftesine e femijes per te mesuar?
5. Si ndikon kjo sjellje ne aftesine e femijes per tu perfshire me bashkemoshataret apo pjestaret e familjes?
6. A ka lidhje kjo sjellje me ndonje aftesi? ( per shembull perplasja e kraheve dhe vrapimi neper dhome nuk ka te beje me ndonje aftesi, nderkohe ndertimi me kuba lidhet me aftesi)
Pergjigjet e pyetjeve te mesiperme duhet t’ju japin nje ide se ne cilat sjellje duhet te nderhyni per t’i menaxhuar. Duhet te kemi parasysh se femijet me autizem po ashtu jane thjesht femije.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Zgjerimi i fushave te interesit tek femijet me autizem


Femijet me autizem, si pjese e problematikes se tyre, angazhohen ne sjellje perseritese ose te kufizuara dhe kane fusha shume te ngushta interesi. Zgjerimi i ketyre fushave te interesit, sidomos ne drejtim te lodrave dhe lojerave eshte nje objektiv i rendesishem i programit qe sjell shume efekte pozitive. E para, kjo ben qe sjelljet e pershtatshme te rriten dhe ato te papershtatshmet te reduktohen. E dyta, zgjerimi i fushave te interesit tek keta femije rrit fleksibilitetin ne situata dhe ambjente te reja sociale. E treta, shtimi i perforcuesve te rinj ne programin ABA ndihmon ne parandalimin e ngopjes nga perforcuesi (merzitja me te njejtin perforcues) ose ne katgorizimin e perforcuesve sipas shkalles se prefernces qe ka femija per to ne menyre qe me te prefruarat te perdoren per detyra me te veshtira dhe ato me pak te preferuara, per detyra me te lehta.
Stocco, Thompson, and Rodriguez (2011) kane treguar ne studimin e tyre se terapistet tentojne t'iu ofrojne shume pak perforcues femijeve me interesa te kufizuar dhe i lejojne ata te qendrojne me gjate me objektet e interesave te tyre te ngushte. Nje nga arsyet pse ndodh kjo eshte fakti se terapistet nuk perballojne dot sjelljet negative qe shoqerojne prezantimin e nje lodre te re. Rezultatet e ketij studimi na nxitin te jemi te ndergjegjshem per rolin tone ne kufizimin dhe largimin qe u bejme femijeve nga eksperiencat dhe aktivitetet e reja me qellim shmangien e shfaqjes se sjelljeve te papershtatshme.
Vendoseni si objektiv te rendesishem te programit tuaj zgjerimin e fushave te interesit tek femija me autizem me te cilin punoni. Disa menyra si ta beni kete vijojne:
- Prezantoni bashke, nje objekt qe femija e ka te preferuar me nje objekt qe nuk eshte shume i preferuar per te me qellim qe dhe ky i fundit te kthehet ne te preferuar.(Ardoin, Martens, Wolfe, Hilt and Rosenthal, 2004).
- Mendoni pse po angazhohet femija juaj ne ato aktivitete te interesave te ngushte. Nese zbuloni se eshte nje element i vecante ne to apo nje levizje e vecante , mundohuni te gjeni objekte dhe lodra te tjera qe mund te ofrojne te njejtat elemente apo levizje.
-Nje tjeter menyre e zgjerimit te fushave te intersit pershkruhet ne studimin e Singer-Dudek, Oblak, and Greer (2011). Ata zbuluan se femijet me autizem jane me te prirur te angazhohen me nje loder te re nese shikojne se nje person tjeter luan me te dhe perforcohet.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Sjelljet sfiduese tek femijet me autizem


Sjellje sfiduese quhen te gjitha ato sjellje te femijes qe jane te rrezikshme per te, per personat e tjere perreth, ose qe e pengojne femijen te angazhohet ne komunitet. Femijet me autizem apo Asperger mund te "thyejne rregullat" e lidhura me lojen e ndershme, ndarjen e gjerave me te tjeret, mbajtjen e radhes, dhe menyren si dhe kur shfaqin emocion. Ata po ashtu kane veshtiresi ne interpretimin dhe pergjigjen ndaj komunikimit joverbal, kane veshtiresi te percaktojne kur te flasin dhe si te komunikojne nje ceshtje, si dhe kane veshtiresi te kuptojne sjelljen etike ndaj pjeseve intime te trupit.
Sjelljet sfiduese, pervec te tjerave, perfshijne edhe:
• Mosbindjen
• Agresionin fizik
• Agresionin verbal
• Vetelendimin
• Shkaterrim objektesh
• Agresionin seksual
Pse ndodhin sjelljet sfiduese?
Procesi i rritjes kerkon respektimin e nevojave te njerezve te tjere dhe balancimin e tyre me ato te vetvetes. Femijet me autizem kane veshtiresi te medha ne kete aspekt sepse ky crregullim perfshin mungesen e aftesise per te pare situatat nga kendveshtrimi i te tjereve. Rrjedhimisht, femija me autizem angazhohet ne sjellje sfiduse sepse ka veshtiresi te perceptoje nevojat e te tjereve dhe te modifikoje apo te ndryshoje sjelljen
e vet ne pershtatshmeri me to.
Disa shkaqe te sjelljeve sfiduese mund te jene:
• Deshirimi i dickaje qe nuk eshte e mundur ta kene
• Vemendja sociale
• Probleme sensore me dritat, zhurmat, dizajnet, aromat, tempraturat
• Semundjet apo gjendjet e keqija emocionale
• Mungesa e kontrollit
• Frustrimi nga pritshmerite e larta apo aktivitetet e veshtira.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Terapia ABA nxit aftesite e femijeve me autizem



Analiza e Aplikuar e Sjelljes (ABA) eshte nje metode shkencore per modifikimin e sjelljes. Terapia ABA bazohet ne parimin se nderhyrja ne nje reagim te femijes qe eshte i lidhur me nje sjellje te caktuar, ben qe ajo sjellje te modifikohet dhe te kontrollohet. ABA perdor metoda biheviorale per te matur sjelljen, per te mesuar aftesi funksionale dhe per te vleresuar ecurine.

Shume studime kane treguar se teknikat e terapise ABA jane nje zgjedhje e duhur per trajtimin e veshtiresive ne sjelljen e femijeve te spektrit autik. Qellimi i kesaj terapie eshte gjetja e nje menyre per te motivuar femijen dhe perdorimi i startegjive te ndryshme dhe teknikave te perforcimit pozitiv ne menyre qe seancat te jene te kendshme dhe produktive.

Ne programet ABA qellimi eshte te rritim dhe te pergjithesojme aftesite e gjuhes, lojes dhe socializimit, ndersa reduktojme sjelljet e papershtatshm qe pengojne te mesuarin. Rezultatet jane te dukshme. Shume femije me autizem te cilet kane sjellje rituale apo vetelenduese, i reduktojne apo i eleminojne keto sjellje.
Terapia ABA ndihmon ne vendosjen e nje kontakti me te mire me sy dhe nxit te nxenurin dhe qendrimin ne detyre. Nepermjet kesaj terapie femijet mesojne te kene deshire per te mesuar dhe per te patur arritje. Edhe nese ndonje femije nuk arrin "rezultatin me te mire" te funksionimit te pershtatshem ne te gjitha fushat e zhvillimit, pergjithesisht te gjithe femijet me autizem perfitojne nga nderhyrje te hershme intensive me programe ABA.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Femija im me autizem flet, po pse nuk komunikon?


Personat me autizem mund te jene plotesisht joverbale, mund te kene gjuhe shprehese te kufizuar ose mund te flasin shume. Pavaresisht aftesive te tyre verbale, perdorimi i gjuhes ne situata sociale eshte gjithmone nje veshtiresi per ta. Kjo ndodh sepse ata perballen me nje sfide te dyfishte: veshtiresine e tyre per te shprehur idete e tyre ne menyre te qarte dhe veshtiresia e te tjereve per t'i kuptuar dhe per t'i pranuar ata.
Pse has veshtiresi me komunikimin social nje person qe mund ta perdore gjuhen shprehese? Kjo ndodh sepse gjuha sociale perfshin gjuhen trupore (shikimi ne sy, gjestet me duar, statura trupore etj), gjuhen pragmatike (perdorimi i nje gjuhe sociale te kuptueshme), shprehjet metaforike, gjuhen joformale, intonacionin e ndryshem, volumin dhe prozodine (ngritjet dhe uljet e zerit). Po ashtu komunikimi kerkon qe folesi te pershtase llojin e gjuhes shprehese sipas situates (formale ne shkolle, joformale me shoket etj). Personat me autizem zakonisht nuk i kane keto aftesi.
Personat me autizem kane:
-Gjuhe te vonuar apo te pazakonte (gjuhe monotone)
-Ze te larte ose intonacion statik
-Mungese te gjuhes joformale (apo gjuhe femijenore)
- Veshtiresi ne kuptimin e shakave dhe humorit
-Mungese te shikimit me sy
-Mungese empatie (vendosje imagjinare e vetes ne vend te tjetrit)
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

4 arsye pse aktivitetet e femijeve tipike nuk funksionojne per femijet me autizem


1. Aktivitetet tipike perfshijne femijet e zhvillimit tipik, prinderit dhe mesuesit. Keta persona rralle here dine dicka rreth autizmit dhe mund te behen te paduruar, te frustruar, dhe madje te pasjellshem kur femija nuk bashkepunon.
2. Aktivitetet tipike zakonisht kerkojne nje nivel te mire te intuites sociale dhe te deshires per tu angazhuar, tipare te cilat nuk i kane femijet autike. Per shembull ne oren e edukimit fizik, mesuesi pret qe nje 3-4 vjecar te kuptoje konceptin e lojes me skuadra, konceptin e fitores nepermjet golave, dhe pranimin e euforise dhe duartrokitjeve te tifozeve. Femijet me autizem, per arsye te ndryshme, nuk i njohin keto koncepte ndaj e gjithe kjo eksperience do t'iu duket nje kaos. Megjithese femijet me autizem mund te gjuajne topin dhe te vrapojne, ata kane nevoje per instruksione ne grupe te vogla apo vetem per vetem me terapistin per te kuptuar keto koncepte dhe per te ndertuar keto aftesi qe bashkemoshataret e tyre i marrin lehtesisht spontanisht.
3. Eksperiencat negative ne aktivitete tipike nuk ndihmojne ne krijimin e eksperiencave pozitive ne nje kohe me te vone. "Provoje perseri" eshte nje keshille e mire ne pergjithesi, por realiteti eshte qe shume pak femije me autizem DESHIROJNE te jene pjese e nje grupi social apo te perfshihen ne nje aktivitet social, ndaj ata nuk kane motivim per te qendruar. Madje, nese ata nuk ndjehen te kenaqur, mundesia e tyre me e mire eshte ta shprehin kete pakenaqesi me zera te larte dhe sjellje te papershtatshme si nje menyre per tu larguar nga ajo situate sa me shpejt te jete e mundur!
4. Shumica e femijeve autike kane fusha te vecanta interesi dhe preferenca me te cilat zbaviten. Keto nuk jane sociale dhe zakonisht nuk perfshijne persona te tjere. Keto mund te mos jene tipike apo te pershtatshme me moshen. Ato nuk pergezohen nga familjare apo bashkemoshatare. Gjithesesi, keto aktivitete, qofshin lego, trena loder, kukulla princesha, apo lojera me uje, mund te sherbejne si baze per ndertimin e marredhenjeve dhe aftesive me femijen tuaj, apo thjesht per tu kenaqur me te.
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...

Cilat janë mënyrat e trajtimit të personave me autizëm ?


Cilat janë mënyrat e trajtimit të personave me autizëm ?

Mënyrat e trajtimit të personave me autizëm janë:
- përdorimi i objekteve e jo i vizatimeve, si material stimulues;
- mësimi i përmbajtjeve të ndryshme gjuhësore;
- mësimi në mjedise të ndryshme;
- pakësimi i eholalisë, apo i përsëritjes së fjalëve të dëgjuara nga të tjerët;
- dhënia e trajtimit të drejtpërdrejt dhe intensiv;
- përqendrimi i vëmendjes në gjeneralisimë;
- mësimi i komunikimit joverbal, nëse është e domosdoshme;
- bashkëpunimi i ngushtë me ekspertët tjerë  si dhe me anëtarët e familjes.
loading...