Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Goca e detit

Adem Gajtani - Veprat letrare apo krijimtaria letrare

Adem Gajtani Veprimtaria e tij kap 15 tituj.  Temat e tij sillen rreth dashurisë për jetën, njeriun, këngën, etj.  Në poezinë e  Adem Gajtanit paraqiten imazhe nga qyteti e fashti dhe hapsirat ku jeton e vepron njeriu ynë. Ndërtimi bëhet me nota të reales, të sociales, dhe aty-këtu, me ngjyrime romantike të së kaluarës. Adem Gajtani ka shkruar vetëm një përmbledhje me tregime-"Malbrezet".  Janë 12 tregime të botuara nëpër gazeta e revista gjatë viteve 1959-1963.  Tregimet ndahen sipas një simetrie: 6 të parave u prin mestitulli Malbrezet e qëndresës , kurse 6 të dytave Malbrezet e dashurisë . Në to shtjellohen subjekte nga Lufta e Dytë Botërore, të përshkuara nga një notë intime erotike. Veprat e Adem Gajtanit janë: 1961-"Drita në zemër" 1962-"Dielli i mbramjes,dielli i mëngjezit" 1964-"Dryni i heshtjes" 1966-"Goca e detit" 1968-"Ti këngë,ti zog i largët" 1972-"Lule më lule"

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more