Skip to main content

Posts

Showing posts with the label UFO

Mesazhet e jashtëtokësorëve për njerëzimin

Burimi i këtyre informacioneve është Jean Ederman, tani 49-vjeçar, nga Franca, i cili punon në fushën e aviacionit. Ai pretendon të ketë qenë pilot i aeroplanëve ushtarakë, kontrollues ajror dhe menaxher i aeroportit si dhe të kishte kryer studimet e magjistraturës për ekonomi. Ai madje thotë që ka pasur një sërë eksperiencash të çuditshme që prej moshës gjashtëvjeçare e këndej, përfshirë këtu edhe kontaktin me UFO dhe jashtëtokësorë Ndër të tjera ai shkruan: “... pasi pata arritur ta projektoj veten psikikisht në një vend me prani të jashtëtokësorëve, kam marrë mesazhet e mëposhtme ...”
Kush jemi ne?
As shkencëtarët, e as përfaqësuesit e feve nuk flasin në mënyrë unanime për ngjarjet e pashpjeguara, që njerëzimi i ka vërejtur për mijëra vjet. E, për ta kuptuar të vërtetën, njerëzit duhet të përballen me gjëra pa u filtruar nga askush paraprakisht, sado të respektueshëm që mund të jenë ata njerëz, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sikur miliarda krijesa të tjer…

Prova të qarta se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’ Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’.

Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët
Më 10 tetor të vitit …

UFO-t vizitojnë Sarandën?

Një disk fluturues është parë në qytetin e Sarandës, teksa po lëvizte me shpejtësi pak metra sipër ndërtesave.

Foto-Lajmi është dërguar nga një banor vendas në redaksinë e portalit Opozita. Ai dëshmon që fragmenti është kapur nga kamerat e sigurisë së një subjekti biznesi.

Nuk dihet ende që ky objekt fluturues i paindetifikueshëm të jetë kapur nga radarët ushtarak ose civil.

Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë

Janë hedhur shumë hipoteza nëse vërtetë ekzistojnë jashtëtokësorët. Por duket se studimi i fundit tregon se këto hipoteza janë të vërteta.

Dy shkencëtarë të institutit amerikan SETI që merren me gjurmim sinjalesh të jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, në Kongresin amerikan kanë deklaruar: “Jashtëtokësorët ekzistojnë ” Den Vertimer, drejtor i qendrës hulumtuese SETI në Kaliforni gjatë fjalës në Komitetin për Shkencë, hapësirë dhe teknologji ka thënë se mundësia e jetës jashtëtokësore të mikrobeve është e 100 për qind.



“Gjatë 50 vjetëve të fundit janë mbledhur dëshmi për kushtet e domosdoshme për jetë janë të pranishme në gjithë galaktikën. Mundësia që jeta të jetë nisur e të jetë zhvilluar edhe diku është shumë e pranueshme nga pikëpamja shkencore “, ka thënë Vertimer, shkruan Huffington Post. Kolegu i tij Set Shostack, astronom i lartë në institutin SETI po ashtu ka thënë se shanset për të gjetur jetë jashtëtokësore janë shumë të mëdha.

“Ka më shumë se sa mjaft hapës…

UFO shëtitet në rrugët e Rusisë (Video)

Kjo video shfaq momentin kur një UFO kalon nëpër një rrugë në një zonë industriale në Rusi. Videoja e gjatë 44 sekonda, e publikuar në YouTube, shfaq një objekt të bardhë që fluturon në zonën industriale të Prokopyevskyt, Rusi.

Klipi është shikuar më shumë se 30 mijë herë dhe ka më shumë se 56 komente nga Ufologët, që kanë tentuar të sqarojnë fenomenin e çuditshëm.

Një postues i njohur me emrin Russell Davis nga Anglia ka thënë se një gjë të ngjashme e sheh 12 herë në ditë në qytetin e tij Shrewsbury.

“Ata dalin natën që t’i shmangen ushtrisë dhe kontrolleve të shumta”, ka komentuar ai.

“Këta janë jashtëtokësorë të vegjël që dërgohen nga një anije më e madhe. Ata monitorojnë emocionet dhe sjelljet e njerëzimit”, ka shkruar Davis.



Burimi: Gazeta Express

Kuizi Enciklopedik ''Kush do të bëhet yll'' - i freskuar me pyetje vazhdimisht

Ky është një kuiz enciklopedik. Kjo është versioni i 3 i këtij kuizi. Testoni njohuritë tuaja në diturinë enciklopedike ose mësoni ato gjëra që nuk i keni ditur.

Kuizi do të freskohet vazhdimisht me pyetje të reja. 

Nëse dëshironi që pyetjet tuaja të jenë në këtë kuiz atëherë mund ti dërgoni në këtë email: adrapitful@hotmail.com  dhe ne do ti vendosim në bazën e të dhënave të këtij kuizi me emrin tuaj: Psh: Pyetje nga: Emri dhe mbiemri juaj.

Nëse dëshironi të njoftoheni vazhdimisht për freskimin e këtij kuizi atëherë bashkohuni në grupin në facebook: Kliko këtu

Nëse dëshironi ta luani edhe kuizin enciklopedik mjekësor kliko mbi:  Rapitful Medika

Nëse nuk ju hapet kuizi atëherë shkarkoni programin nga kjo faqe:Adobe Flash Player


A është ky një UFO duke fluturuar mbi Londër?

Objekti i çuditshëm është parë sot mbi qytetin e Londrës, duke bërë kështu që të spekulohet se mund të jetë një UFO. Pamjet janë fotografuar nga një person që i kishte postuar ato në Facebook.
"Objekti u shfaq me ngjyrë të zezë dhe rrotullohej teksa lëvizte. Nuk jam i sigurt se çfarë është ky objekt. Mendova se mos ishte një balonë, por kishte një dritë në të", përfundon ai.





Burimi: Gazeta Express

Presidenti Eisenhower dhe jashtëtokësorët: “I kam takuar tre herë”

Presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara, Dwight Eisenhower (IKE) u takua plot tre herë me një delegacion të përbërë nga jashtëtokësorë. Takimi u bë në një bazë ushtarake amerikane në vitin 1954. Kjo është një histori që të apasionuarit pas Ufologjisë e njohin mjaft mirë.

Ai që flet për këtë takim mes autoriteteve më të larta të Uashingtonit dhe grupit të alienëve është shkrimtari Timothy Good, ish-këshilltar i Pentagonit dhe Kongresit Amerikan: pra një njeri mjaft i informuar me fakte. Është hera e parë që një personazhi i këtij kalibtri flet hapur për kontaktet me qeniet e ardhura nga hapësira.

I ftuar në programin e BBC 2, “Opinionated”, Timothy Good konfirmoi se të gjitha qeveritë botërore janë në kontakt të rregullt me entitetet jo-humane prej dekadash. Në veçanti presidenti Eisenhower i cili bën takime secrete me eksponentë të qytetërimeve të tjera galaktike në bazën ushtarake në Nju Meksiko. Dhe e gjithë kjo nën prezencën e shumë dëshmitarëve.

Dwight Eisenhower – g…

Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienët

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienët, pretendon një zyrtar që shërbeu si këshilltar i tij përgjatë dy mandateve, në vitet 1953-61.

Presidenti i 34 në historinë amerikane u takua me jashtëtokësorët në një bazë ajrore të largët në Nju Meksiko në vitin 1954, zbulon Timothy Good, në një libër që rrëfen “sekretin e madh”.

Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarët e FBI-së organizuan takimin me krijesat e përparuara, nëpërmjet dërgimit të mesazheve telepatike.

Ndonëse dëshmitarët ishin të shumtë, sipas Good ata u betuan të ruanin sekretin shtetëror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-së ka ndihmuar në mosdaljen e së vërtetë në dritë.

Më pas, kanë ndodhur edhe dy takime të tjera midis Presidentit dhe alienëve, pretendon Good, një ish-këshilltar i Kongresit dhe Pentagonit.

Duke folur në një program të BBC-së, ai pretendoi se “qeveritë e ndryshme nëpër botë dhe njerëz të shumtë kanë vendosur kontakte formale apo informale me jashtëtokësorët”.

Eisenhower, …

Rastet e kontakteve të UFO-ve në Shqipëri

Ditari i Mihal Gramenos, 1907

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

Raporti i FBI, 18 Korrik 1947

Në nj…

Çfarë janë UFO-t?

UFO (sqt. OFP) është shkurtim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paidentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO. Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Shpeshherë kanë qenë edhe materiale të rreme.

Shtatë arsye për të fshehur ekzistencën e UFO-ve

I. UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.

II. UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të kon…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more