Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2013

Mjeku politikan, pse jo dikur edhe politikolog, kurse politikologu asnjëherë mjek

Kam dëgjuar dhe parë shumë mjek ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që me shumë vështirësi kryhen studimet për mjekësi, për t’u marrë kështu me politikë ose me tregti, edhe pse politika dhe tregtia sot nuk dallojnë gjithaq.

Ndërsa fatmirësisht ende nuk kam dëgjur dhe parë politikolog (edhe pse ka dallim mes politikës dhe politikologjisë, në këtë rast duken si shumë të përafruar, ngase natyrshëm edhe ashtu janë) dhe ekonomistë ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që këto dy fusha nuk janë aq të vështira për t’u kryer, për t’u marrë kështu me mjekësi.

Ajo që në këtë rast më shumë më habit, është fakti i braktisjes së asaj që me shumë sfilitje rrumbullakohet dhe të qenit besnik të asaj që kryhet shumë më lehtë se mjekësia. Ndoshta fitimi financiar është fajtori kryesor për gjithë këtë mishmash? Unë nuk jam i sigurt në gjetjen e një përgjigje të duhur. Kush ka ndonjë përgjigje tjetër, le të urdhërojë!Burimi:Iljasa Salihu

Prej dhikrit të mbrëmjes

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

E'udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (tre herë në mbrëmje).

Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.

Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm temperatura e asaj nate. (Ahmedi 2/290, Nesaiu në "Amelul-jevmi vel-lejleh" hadithi nr:590, Ibën Sunnijj nr:68). "Sahih Et-Tirmidhi" 3/187, "Sahih Ibën Maxheh" 2/266 dhe "Tehfetul-Ahjar" fq.45. Burimi:Bekir Halimi

Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet !?

Sa është e qëlluar thënja popullore: "Kryesorja është me kanë shnosh (me shendet) tjerat vijnë vetë"

Muslimani e di se shëndeti pa iman nuk mund të mbijetoj gjatë, e dini pse ?

-Sepse po nuk e pate Islam, edhe nëse je me shëndet, nuk do e konsiderosh haram konsumimin e alkoholit dhe si pasoj e kësaj, ke për t'i pësu të gjitha dëmet e alkoholit dhe kështu shëndeti yt nuk do jetë më i mirë.

Po nuk pate Islam, atëherë nuk ke për ta konsideruar drogën si të ndaluar dhe kështu do të bëhesh narkoman dhe shëndeti yt, besa edhe jeta yte do cënohet deri në vdekje.

Po nuk pate Islam, atëherë para çdo sprove (sidomos ato përcaktimet e Zotit) do përjetosh depresion të madh (duke mos e pranuar përcaktimin e Zotit) dhe shpesh herë këto raste rezultojnë me vetëvrasje e varje.

Po nuk pate Islam, nuk do e konsiderosh të ndaluar të shkosh pas kurvërisë dhe si pasoj e kësaj do jesh i rrezikuar nga dhjetra sëmundje seksualisht të transmetuara (sic është AIDS).

Po nuk pate Islam, nuk do kes…

Një tregti që do të zhdukë edhe vetë fjalën tregti!

Shqipëria ka menduar se si më së miri mund t’i rregullojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Ajo përmes kërkesës për ligjësimin e martesave mes gjinive të njëjta, fillimisht ka menduar t’i martojë meshkujt me meshkuj e gjelat me gjelë, ndërsa tepricën e femrave për një kohë do ta eksportojë si prodhim i vyeshëm vendor për në Serbi dhe për në Maqedoni për t’i pajisur kështu me vajza të bukura shqiptare beqarët dhe vejanët serb e maqedonas, të cilët moti kohë i kishin braktisur femrat e kombësisë së tyre për të ikur gjithandej në Evropë ose për të ushtruar ndonjë profesion në vendin e tyre, profesion ky që ia pamundësonte martesën e rregullt.

Pasi Shqipëria mëmë të lodhet së përqafuari e ledhatuari dash me dash, atëherë do të kërkojë ndihmë prej nipave andej gardhit me identitet të pështjelluar. Fëmijët e gjorë, sigurisht që do të krenohen kur t’i shohin nga dy gjyshër në një shtëpi, kurse pas pak do të mallëngjehen rëndë kur të paktën nuk do ta shohin një gjyshe të vetme nëpër ato sh…

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri.
Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih.
Gjithashtu thotë:
"Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën".
Muslimi.
Gjithashtu thotë:
"Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi.
Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë.
O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut!

Burimi:Bekir Halimi

Të ndjesh dhimbje për ata që u bëhet zullum dhe nevojtarët

Të ndjesh dhimbje për ata që u bëhet zullum dhe nevojtarët është argument për mirësinë që ke brenda. Por kjo nuk u bën dobi. Një risk buk për të uriturin me të cilin ia pakëson urinë është më e dobishme për te se sa shumë rënkime e një lum lotësh".
Dr. Abdul-Kerim Bekar
Fillo punën, leni muhabetet!Burimi:Bekir Halimi

Edhe shkolla duhet të shkollohet!

Djalë i shkolluar, ishte martuar me një vajzë me shkollë, punon në shkollë, shkoi në shkollë, erdhi prej shkolle, kishte marrë dije në shkollë, ishte dashuruar me shkollën jashtë shkolle dhe në shkollë kishte gjetur dashurinë e parë, nuk bën të vishesh kështu se në shkollë je duke shkuar, këto dhe shumë fjalë nuk e di se përse më sillen dredhë kokës për dukurinë e shkollës.

Sakaq, këto fjalë sikur uji nëpër rrënjë, fillojnë t’i gjejnë vrimat e tyre. Mu kujtua një rrëfim i dhembshëm i një prindi të lodhur: "Djali im ishte mjaft i edukuar dhe i kulturuar. Për fat të keq, kjo zgjati derisa nuk doli në klasë të pestë! Në shkollë filloi të çoroditet, ta marrë të mbrapshtën, ndërsa me regjistrimin në shkollë të mesme, përfundimisht nuk mbeti më djalë im, por djali i kafeneve, i bandave, i duhanit, i qortimeve, i papërmirësimit dhe i gjitha veseve, të cilat nuk i shkojnë përshtati askujt e lëre më një nxënësit.”

Po ky prind që rrjedhat në shkollë e më gjerë e kishin kapitur keq, kisht…

MEDITO!

MEDITO!

Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu. Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa. Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave. I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me a…

Do të kthehen të gjithë, a e di ?

Dikush do te kthehet si nje rrahje zemre, thjesht eshte larguar nga jeta jote. Dikush do te kthehet per te konsumar edhe pak zemren tende, edhe me pas do te ike serish. Dikush do te kthehet per te te vjedhur nje buzeqeshje apo edhe nje lot te fundit. Dikush do te kthehet per te te thene se pa ty ndihet me mire, i shtyre nga krenaria e tepert. Dikush do te kthehet per te te thene qe te ka dashur, por tani jo me. Dikush do te kthehet per nje perqafim, sepse ai e di mire ngrohtesine qe buron e mund t'ia japesh vetem ti. Dikush do te kthehet per te te fyer, por ti e qete dhe indiferente si gjithmone, do ja hedhesh pa problem. Dikush do te kthehet per te te kerkuar falje, kerkon qe t'i hapesh serish dyert e zemres tende, sepse e ka kuptuar qe pa ty nuk mund te eci perpara, se pa ty jeta eshte e vrenjtur si nje re e zeze, dhe ti ne ate moment, c'do te besh !?

|Fabio Volo|

Të marrësh ndonjë çmim

Të marrësh ndonjë çmim pa e pas menduar fare atë çmim, kjo është dëshmi e çmuarjes së njëmend të veprës suaj. Ndërsa të marrësh çmim duke pas punuar me çdo çmim për atë çmim, kjo është dëshmi e një nënçmimi të qartë të vlerave të mirëfillta!Iljasa Salihu

4 Vepra që të ulin besimin

1- Braktisja e njohjes së Allahut, emrave dhe cilësive të Tija.

2- Braktisja e vështrimit të argumenteve të Gjithësisë dhe atyre fetare, kjo shkakton hutim dhe “ngurtësim” të zemrës.

3- Punët e mira të pakta. Argument për këtë është thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për gratë:
“Nuk kam shikuar të mangëta në mendje dhe fè që mund ta hutojnë burrin e palëkundur sikurse ju.”
Thanë: O i Dërguari i Allahut! Si është mangësia e tyre në fè?
Tha: “A nuk është ajo që kur i vjen hajdi nuk falet dhe nuk agjëron?”

Transmeton Bukhariu nr.304, Muslimi nr.80 dhe Ibnu Hibbani nr.5744-ihsan, nga Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhu).

4- Bërja e gjynaheve, sepse Allahu (subhanehu ue teala) thotë:
كَلَّا بَلْ رَانَ عَلَى قُلُوبِهِمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

“Jo, nuk është ashtu! Por zemrat e tyre ua mbuluan të këqijat që i punuan.” [el Muttaffifin:14

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë

Nëse e urren shtrirjen e thinjave sipër kokës suaj, si rrjedhojë e daljes përpara pasqyrës, atëherë nuk duhet ta urreni e ta mallkoni pasqyrën e cila ia bëri të mundur pamjen flokëve të zbardhuara. Thjeshtë, duhet ta pranoni të vërtetën e moshës dhe të derteve që i ofron kjo jetë sprovë. Mos harroni se thinjat janë edhe shenjë e pjekurisë suaj!

Këtë shembull desha ta lidhi me ata njerëz që i urrejnë dhe i mallkojnë kritikuesit e drejtë dhe të hapur, të cilët paraqiten si pasqyrë e të bëmave të tyre. Ata sikurse ai flokëthinjuri, nuk duhet ta mallkojnë pasqyrën për zbulimin e të padëshirueshmes së tyre, por duhet pranuar një argument tashmë të dukshëm dhe normal në jetë.

Mos harroni se kritikuesit e drejtë dhe të paanshëm janë një pasqyrë e drejtë dhe e skërmitur mirë, përpara së cilës si njerëzit e politikës, ashtu edhe ata të shkencës e të artit mund ta shohin veten ashtu siç në të vërtetë janë dhe jo ashtu siç në të pa vërtetë duan ta shohin veten. Populli do të thoshte më mirë nj…

Çka është retorika ?

Çka është retorika ?

1. Retorika është dija që shtjellon rregullat e parimet për të folur bukur e në mënyrë bindëse dhe për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës; thjeshtëria e gojëtarisë. Rregullat (parimet) e retorikës. Libri i retorikës. Studimi i retorikës.

2. fig. keq. Retorizëm. Flet (shkruan) pa retorikë. Ka shumë retorikë.

qka eshte Retorika ,Cka eshte Retorika ,ceshte Retorika,cfare eshte Retorika ,qeshte Retorika ,definicioni Retorika, perkufizimi Retorika,shpjegimi Retorika,qka kuptojm me Retorikë, qka nenkuptojm me Retorikë ,nenkuptimi Retorika ,kuptimi i fjales Retorikë

Çka është konteksti ?

Çka është konteksti ?

1. Konteksti është pjesë e një teksti të shkruar, e cila ka një kuptim të plotë dhe na jep mundësi të përcaktojmë qartë kuptimin e përdorimin e çdo fjale, togu fjalësh a fjalie që bën pjesë në të. Kontekst i gjatë ( i shkurtër). E shoh në kontekst. Nuk kuptohet jashtë kontekstit. Shkëputur nga konteksti.

2. fig. Konteksti është rrethi i ngjarjeve a rrethanat, në të cilat zhvillohet ose përfshihet diçka.
Në kontekstin politik.

qka eshte Konteksti ,Cka eshte Konteksti ,ceshte Konteksti ,cfare eshte Konteksti ,qeshte Konteksti ,definicioni Konteksti, perkufizimi Konteksti,shpjegimi Konteksti,qka kuptojm me Konteksti, qka nenkuptojm me Kontekst,nenkuptimi Konteksti,kuptimi i fjales Kontekst

Tre forcat

1- Forca e trupit. Kjo është e përbashkët mes njerëzve dhe kafshëve, porse njerëzit do të japin llogari për trupin në çka e kanë shfrytëzuar siç qëndron në hadithin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

2- Forca e mendjes. Kjo është e përbashkët mes besimtarëve dhe jobesimtarëve porse jobesimtarët e shfrytëzojnë mendjen për ta zhvilluar dynjanë, mirëpo në ahiret do të pendohen pse nuk e kanë shfrytëzuar për ta njohur Allahun. El- Mulk: 10-11

3- Forca e zemrës. Kjo është e veçantë për besimtarët. Andaj thirrja e gjithë pejgamberëve dhe dijetarëve pas tyre ka qenë pastrimi i zemrave dhe shërimi i tyre.

Burimi:Bekir Halimi

Morrani kundër ilaçit kundër morrave!!!

Sa mendjengushtë që janë disa gojëhapur. Të lavdëron një shtet i fuqishëm dhe me ndikim të dendur në gjeopolitikë, ndërsa disa analistë që janë pjesë e një shoqërie të pafuqishme dhe me nevoja të shumta për ndihmë, dalin kundër kësaj përkrahjeje, thuajse duan të na mbrojnë prej ndonjë vërshimi apokaliptik. Ec ore analistë shpejtoni për ta shikuar veten në pasqyrën e skërmitur mirë, të cilën gjyshi si dhuratë ia kishte sjellur prej Turqisë!Burimi:Iljasa Salihu

Lër vend pajtim...

Ibën Ajjashi fliste keq për Omer ibën Dherrin. Një ditë Omeri i tha: o Ibën Ajjash mos e tepro duke na ofendu e duke fol keq për ne, lë vend për pajtim. Sepse ne nuk ia kthejme atij që i bën gjunah Allahut me sjelljen e keqe të tij ndaj nesh më shumë se sa ta respektojmë Allahun duke u sjellur mirë me te".
Dr. Muhamed Arifi
Jo rastësisht në porositë e Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kemi:
"Duaje njeriun me masë, sepse nesër mund ta urrejsh dhe urreje njeriun me masë sepse nesër mund ta duash".
Sahih meukufen ala Ali radiallahu anhu ...

Burimi:Bekir Halimi

Atifete Jahjaga turpi i profesionit te policit

Ne lidhje me deklarimet e A J presidentes se Kosoves ne raport me shamine do te beja vetem nje koment ; '' Ju jeni turpi i profesionit te policit qe mund te kete marre ndonje here pozicion si ky per te qene bareshe e nje populli me 98% musliman. Turprove veten dhe Ameriken qe te solli si qershi ne maje te tortes, se edhe ata ta dinin qe je kaq ekstremiste sdo te te kishin zgjedhur kurre. Sillesh me popullin tend me keq se serbet me muslimanet e Presheves, pf sa turp." . Shpresoj qe ky mesazh ti shkoje ne vesh ''turpit'' te profesionit .

Hoxhë Ahmed Kalaja

Ndjekja e të vërtetës është...

Ndjekja e të vërtetës është lehtë në kohën kur e vërteta ka forcë dhe njerëzit janë dhënë pas saj, por qëndresa në kohën kur njerëzit largohen prej saj dhe është në pozicion të dobët është vështirë. Kjo është për të zgjedhurit.

"Nuk janë të barabartë ata që prej jush kanë dhënë para Çlirimit dhe kanë luftuar (me ata që këto veprime i kanë bërë pastaj)".

Shejh Abdul-Aziz Tarifi


Burimi:Bekir Halimi

Kuizi '' Mjekësia paraklinike dhe klinike ''

Kuizi '' Mjekësia paraklinike dhe klinike '' është një kuiz apo test elektronik që përmban pyetje nga lëndët e ndryshme mjekësore.

Para se t'a luani kuizin ju këshilloj të mos e përdorni gogle.com për të gjetur përgjigjet e sakta sepse mbase mund t'i gjeni përgjigjet por vetëm se do ta mashtroni veten sepse ju nuk i dini përgjigjet e sakta por i dinte gogle.com

Pra edhe nëse gaboni në përgjigjet e sakta prap se prap është më mirë të gabosh që të bën të mësosh se sa të mos gabosh(duke e shfrytëzuar gogle.com) e duke gënjyer veten se jeni duke ditur.

Për ata/ato që nuk e kanë të instaluar flash player...linku për shkarkim është ky http://get.adobe.com/flashplayer/

Tani kuizi ka 215 pyetje.
Kur të kontrolloni testin përdorni shigjetat  ←  

Do të shtohen pyetje të reja vazhdimisht kështuqë na vizitoni prap ju edhe mund ta ruani këtë faqe duke shtypur CTRL+ D dhe më pastaj ta vizitoni prap me vetëm një klikim.

Instruksionet: Fillimisht kliko fillo pasta…

Ai dhe ata

Dikush ka një ëndërr të shëmtuar, ndërsa unë kam një frikë të bukur.
Unë kam një mendim të varfër, kurse dikush ka frikë për të menduar.
Dikush ka para, ndërsa unë nuk kam vetëm të holla.
Unë kam begati të ngjeshur, kurse dikush ka tufë dëshirash.
Dikush ka makinë luksoze, ndërsa unë kam një qëllim të mirë.
Unë kam vullnet, kurse dikush ka vetëm oreks.
Dikush ka emër me nam, ndërsa unë kam emër me mbiemër.
Unë kam rroba që i përdori, kurse dikush ka lakuriqësi të papërdorshme.
Dikush ka zemër që pompon gjakun, ndërsa unë kam shpirt për të dashuruar.
Unë kam këmbë për të ecur, kurse dikush ka këmbë për të shqelmuar.
Dikush ka fytyrë të bukur, ndërsa unë kam një fytyrë njëfytyrëshe.
Unë kam prindër të edukuar, kurse dikush ka prindër të pashëm.
Dikush ka fëmijë për të lozur, ndërsa unë kam lodra për fëmijë.
Unë kam grua për ta arsyetuar jetën, kurse dikush ka jetë për t’i joshur gratë.
Dikush ka moral për shitje, ndërsa unë kam material për të të dhënë falas.
Unë kam ca fjalë për t’i b…

Poezi pë lopën

Lopa

Lopa han bar
Han edhe tallë
Nuk han ar
Është e gjallë

T'u hangër tërrshanë
Nuk e heton dhe kopë
Të gjithë kanë thanë
Për atë i thonë lopë

Lopa nuk merr vesh
Ruaju kur pllet
Se t'bon lesh
Ajo edhe të vret

Ibrahim Maxharri Poezi per lopen, lopa poezi, poezi, vjersha per lopen, vjersha lopa, lopa poezi shqip

Selam Atifete Jahjagës

O mjer për Kosovën, ku na ka ardh Puna
T’na udhëheqin gratë, m’erdh shpirti te Huna
E moj Presindente, Zonja Atifete
Atifete Jahjaga, eh mori e Shkrete
Nuk të pengon zhveshja, të pengon Mbulesa
Ta ndalësh mbulesën, aspak mos mbaj Shpresa
Ke me pa Shamia, në shkolla Publike
E ti ke me plas, si rrym Elektrike
Qe mas pari un, po t’qoj shum Selam
Edhe 7 miljon milet, me veti i Kam
Islami nuk ndalet, o ju të Mallkuar
Se vet nga All-llahu ësht i Garantuar

Burimi: HazbiTherra Ahmeti.

Loja e parë shqiptare me veturë

Kjo eshte loja e pare shqiptare me veture.Eshte e thjeshte sikur hera e pare, por e kendshme per ta luajtur.Perdorni shigjetat. Kliko ketu nese deshironi ta luani

“Sa janë mëkatet e mëdha? Shtatë?”

Një person e kishte pyetur Ibn Abassin (Allahu qoftë i kënaqur me të):

“Sa janë mëkatet e mëdha? Shtatë?”

Ai ia ktheu: “Më parë janë 700 se 7; por një mëkat i madh nuk mbetet i tillë nëse personi kërkon falje (nga Allahu), dhe një mëkat i vogël nuk mbetet i tillë (por bëhet i madh) nëse personi vazhdon ta veprojë atë!”


(Et Tabari) Burimi:Valdet Kamberi

Do të më kujtosh - poezi nga Dritëro Agolli

Do të më kujtosh - poezi nga Dritëro Agolli

Unë do shkruaj një libër me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikë
Dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta
Gishtin do presësh me thikë.
Duke vënë gishtin në gojë,
Mua do më kujtosh në kuzhinë
Dhe do të thuash para dollapit të lyer me boje
Për pak e harrova ditëzinë!

Mundet qe zullumqari te merr sundimin dhunshem, por nuk i zgjate

Mundet qe zullumqari te merr sundimin dhunshem, por nuk i zgjate, sepse fundi i takon te vertetes.
Allahu, i Plotëfuqishëm, thotë:
"Kêrkoni ndihmë te Allahu dhe duroni, sepse toka është e Allahut, ja le në trashëgimi atij që Do prej robërve të Tij, kurse fundi i takon atyre që janë të devotshëm".
El-A'raf:128
Dr. Abdul-Aziz TarifiBurimi:Bekir Halimi

Organizatat ekonomike

Organizatat ekonomike - burimet shoqërore më të rëndësishme dhe më të shumtë në numër janë organizatat ekonomike. 

Organizatat ekonomike janë subjekt të së drejtës ekonomike, detyra ekskluzive e të cilave është të kryej veprimtari ekonomike. 

Organizatat ekonomike janë: ndërrmarjet ekonomike dhe kooperativat

Lexo më shumë: kooperativat

Çka janë kooperativat ?

Çka janë kooperativat ?

Kooperativat janë organizata vullnetare të qytetarëve të ndryshëm të formuara me qëllim të kryerjes dhe përfaqësimit të përbashkët të ndonjë veprimtarie ekonomike.

qka jane Kooperativat, cfare jane Kooperativat, cjane Kooperativat, qfare jane Kooperativat, ceshte kooperativa, cfare eshte kooperativa, kooperativa shqip

PARAMENDO…

Sikur me përfundimin e çdo dite, në dyert tona të vendosen letra që tregojnë për mëkatet tona që kemi bërë...
Apo të na arrijë një mesazh në telefon për mëkatet e tona të perditshme...
Apo sikur mëkatet tona të kenë ere të keqe... a do të ulej dikush afër nesh?

Shejh Halid Bekër (Allahu e ruajtë)!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Kuizi ''Muret e kanalit inguinal''

Ky eshte nje kuiz i shkurte rreth mureve te kanalit inguinal.Pra testoni veten se sa dini rreth mureve te kanalit inguinal ose anatomise se kanalit inguinal.

Luani kete kuiz duke klikuar ketu


kanali inguinal kuiz,kuiz nga anatomia, anatomia kuiz, muret e kanalit inguinal, kanali inguinal shqip, kuiz anatomia shqip

Çfarë do të thotë termi kompliancë ?

Çfarë do të thotë termi kompliancë ?

A) komplikime që mund të lindin gjatë marrjes së barit
B) lehtësi e marrjes së barit për shkak të formës farmaceutike
C) aftësia e pacientit për të ndjekur terapinë e përshkruar
D) zbatim i saktë i rregullave në dorëzimin e recetës


qka eshte komplianca,ceshte komplianca, komplianca, komplianca shqip.

Për bar të skaduar nënkuptohet specialiteti farmaceutik:

Për bar të skaduar nënkuptohet specialiteti farmaceutik:

A) në të cilin limiti i papastërtive është më i madh se 2%
B) në të cilin forma farmaceutike ka humbur karakteristikat e saj të qëndrueshmërisë
C) që nuk është ruajtur në kushte të përshtatshme
D) që gjendet në farmaci pas datës së skadencës të shkruajtur në kuti


Për të treguar shumëfishat dhe nënfishat e njësive të matjes përdoren prefiksa specifikë

Për të treguar shumëfishat dhe nënfishat e njësive të matjes përdoren prefiksa specifikë. Cila nga sekuencat e mëposhtme, duke i konsideruar nga e majta në të djathtë, tregon një rradhë në rritje të madhësisë së marrë në konsideratë?

A) kilo, centi, deka

B) mili, nano, mikro

C) mega, deka, piko

D) mikro, mili, centi

NUK KAM ARDHUR T’I SHOH ELEFANTËT!

Imam Zurkani na rrëfen, se Jahja bin Jahja el-Lejthi ka qenë nxënës i imam Malikut në xhaminë e Muhamedit alejhi selam.
Aty afër kishin sjellë disa elefantë të mëdhenj, kështu që të gjithë nxënësit u ngritën dhe shkuan për të parë elefantët pos Jahja el-Lejthit. Imam Maliku e pyeti:
-Pse nuk po del të shikosh elefantët, meqë ata nuk gjinden në vendin tënd?- Jahja iu përgjigj:
-Unë kam ardhur nga Spanja për të parë ty e jo elefantët. Unë kam ardhur të mësoj prej dijes dhe udhëzimit tënd.- Kjo i pëlqeu imam Malikut dhe i tha atij:
- Ti je më i mençuri i Spanjës...

Përshtati: Valdet Kamberi

10 Minuta - poezi islame nga HazbiTherra Ahmeti

10 Minuta po i pres, 5 herë në Dit
10 Minuta për çdo herë, mi largojn Mërzit
10 Minuta fal Namazin, dhe kënaqem Krejt
10 Minuta nuk jan shumë, ata kalojn Shpejt
10 Minuta të Gëzimit, shpirti më Qetsohet
10 Minuta me All-llahun, Imani më Shtohet
10 Minuta me t'Vërtetën, dhe jo me të Kotën
10 Minuta në Namaz, e harroj krejt Botën
10 Minuta nuk kam brenga, as hall e as Dert
10 Minuta e shoh veten, sa shumë të Sinqert
Me Namaz Zemrat e Forta, bëhen shumë të Buta
Dita 24 orë, ndaj për Zotin 10 Minuta...

By HazbiTherra Ahmeti

Gjuajtja e gurve ne xhemerate

Ky bojkot simbolik i shejtanit ne te gjitha gjerat qe mund ti cyte shejtani muslimanit ne jeten e tij, qofte e keqe ose mekat. Haxhinjte kete e bejne pas premtimit qe i dhane Zotit duke thene: tu pergjigjem o Zot, tu pergjigjem (lebbejkallahumme lebbejk). Keshtu keto shpirta dalin te pastra, te delira dhe penduese te Allahu, te rehatuara nga mekatet e kaluara, duke u nise drejt nje jete te re te devotshme dhe dite te lumtura e te kendshme".
Shejh Munaxhid Burimi:Bekir Halimi

Si të mbrohemi nga sëmundjet e vjeshtës !?

Te gjithe e kane provuar tashme qe stinet vjeshte-dimer jane shume “kapricoze” ne levizjen e temperaturave.Kete gje me shume se gjithcka e ndjen trupi i njeriut. Shume njerez ndihen te lodhur, te tjere ne depresion e disa te tjere akoma semuren ne menyre te pashpjegueshme dhe te perseritur. Atehere, cfare duhet te bejme per te qene ne forme njelloj si ne vere? E rendesishme eshte te ndjekim disa keshilla te thjeshta dhe praktike. Gjate stines se vjeshtes ditet shkurtohen ne menyre progresive, temperatura ulet ndjeshem, njerezit jane me te predispozuar per te kaluar me shume kohe ne vende te mbyllura dhe te ekspozohen gjithmone e me pak ne diell.

Mbrojtja
Vjeshta dhe dimri jane stinet kur shume njerez fillojne te ndermarrin masat mbrojtese. Ulja e temperaturave shton mundesite per t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Te mbrohesh” ne kete rast do te thote ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa me eficent, per te qene me te forte dhe me te gatshem per t…

Ese për atdheun shkruar nga Learta Luzha

Atdheu

Atdheu është mbase para së gjithash. 

Atdheu nuk do dashuri të ''cunguar''. Ai që nuk i jep gjithçka atij, ai ka mohuar të gjitha. 

Nuk ka ''sëmundje'' më fisnike se sa malli për atdheun. Në atdhe njeriu ka të kaluar, por edhe të ardhme.Në vend të huaj ka vetëm të tashme. Patriotizmi i vërtetë i dikujt nuk është ai që krekoset dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset, pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë.

Atdheun e duam jo se është i madh apo i vogël por e duam sepse është i yni. Atdheu është vetëm një, ashtu sikurse nëna.Thuhet se kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka rilindur. Një dimër në atdhe është më i ëmbël sesa qindra pranvera në vend të huaj.Atdheu është si familja, vlerën ja njohim vetëm kur jemi largë.

Learta Luzha - Kaçanik


Fjalët e bukura të përdorura në këtë ese (të zgjedhura nga Rapitful)

Atdheu nuk do dashuri të ''cunguar''.

Nuk ka ''sëmundje''…

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels