Sa është e qëlluar thënja popullore: "Kryesorja është me kanë shnosh (me shendet) tjerat vijnë vetë"
Muslimani e di se shëndeti pa iman nuk mund të mbijetoj gjatë, e dini pse ?
-Sepse po nuk e pate Islam, edhe nëse je me shëndet, nuk do e konsiderosh haram konsumimin e alkoholit dhe si pasoj e kësaj, ke për t'i pësu të gjitha dëmet e alkoholit dhe kështu shëndeti yt nuk do jetë më i mirë.
Po nuk pate Islam, atëherë nuk ke për ta konsideruar drogën si të ndaluar dhe kështu do të bëhesh narkoman dhe shëndeti yt, besa edhe jeta yte do cënohet deri në vdekje.
Po nuk pate Islam, atëherë para çdo sprove (sidomos ato përcaktimet e Zotit) do përjetosh depresion të madh (duke mos e pranuar përcaktimin e Zotit) dhe shpesh herë këto raste rezultojnë me vetëvrasje e varje.
Po nuk pate Islam, nuk do e konsiderosh të ndaluar të shkosh pas kurvërisë dhe si pasoj e kësaj do jesh i rrezikuar nga dhjetra sëmundje seksualisht të transmetuara (sic është AIDS).
Po nuk pate Islam, nuk do kesh ndërgjegjën e haramit që të bësh abort dhe kështu të vrasësh fëmijë dhe të dëmtosh shëndetin tënd (sepse thonë se një abort ka dëme shëndetësore sa 3 lindje). Etj etj..
Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet (kjo është thënjë popullore e muslimanit).
K. Gashi
loading...
Lexo edhe: