Skip to main content

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë


Nëse e urren shtrirjen e thinjave sipër kokës suaj, si rrjedhojë e daljes përpara pasqyrës, atëherë nuk duhet ta urreni e ta mallkoni pasqyrën e cila ia bëri të mundur pamjen flokëve të zbardhuara. Thjeshtë, duhet ta pranoni të vërtetën e moshës dhe të derteve që i ofron kjo jetë sprovë. Mos harroni se thinjat janë edhe shenjë e pjekurisë suaj!

Këtë shembull desha ta lidhi me ata njerëz që i urrejnë dhe i mallkojnë kritikuesit e drejtë dhe të hapur, të cilët paraqiten si pasqyrë e të bëmave të tyre. Ata sikurse ai flokëthinjuri, nuk duhet ta mallkojnë pasqyrën për zbulimin e të padëshirueshmes së tyre, por duhet pranuar një argument tashmë të dukshëm dhe normal në jetë.

Mos harroni se kritikuesit e drejtë dhe të paanshëm janë një pasqyrë e drejtë dhe e skërmitur mirë, përpara së cilës si njerëzit e politikës, ashtu edhe ata të shkencës e të artit mund ta shohin veten ashtu siç në të vërtetë janë dhe jo ashtu siç në të pa vërtetë duan ta shohin veten. Populli do të thoshte më mirë një origjinal i shëmtuar sesa një ngjasim ose kopje e bukur. Le të jemi vetja, sepse vetëm kështu do ta duam edhe pasqyrën, mbase edhe atëherë kur ajo na i zbulon disa elemente të pakëndshme!
Shkruar nga:  Iljasa Salihu
 
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more