Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ulvi Fejzullahu

Rahmet apo zahmet!

Të gjithë ata që besuan, me lejen e Allahut, shpresojmë që Allahu t’i përshijë me rahmet. Të gjithë ata që nuk e kanë besuar Allahun, sigurisht që do ta përjetojnë zahmetin. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Njëra nga këto është, ose rahmet ose zahmet. Allahu na bëftë për rahmet e jo për zahmet. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Kujdes, mos u mashtroni me artist e artiste që kalojnë jetën nëpër klube me drog, alkool, rezillëk dhe përfudnojnë jetën qençe.     Ulvi Fejzullahu

“E mprehu mirë penën (lapsin)!”

Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës. Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!! Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu: “mendja e njeriut regjistrohet në fundin e penës (lapsit)”. Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë: “sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”. Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë: “kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”. Të nderur! Mos i harroni edhe këto tre fjali: - “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes. - “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber. - “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.” Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!? Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.  Ulvi Fejzullahu  

“Vetëm 5-shkreptima kësaj here!”

1. “Vërtetë s’ju bon dobi numri i madhë, kur zemrat nuk i keni bashkë.” 2. “Çdo fuqi është e dobët, kur nuk është në bashkësi.” 3. “Edhe buburrecat kur bëhen tubë, i mundin egërsirat.” 4. “Kur janë së bashku në tufë, ujku flenë i uritur.” 5. “Secili soj me sojin e vet.” (Duke lexuar për unitetin, bashkimin, ndava këto pesë “shkreptima” për përkthim.) Ulvi Fejzullahu

Optimizëm, shpresë!

(lexova disa fjali, në këtë sabah për optimizmin, hajt thashë, sa do pak të paraqes ogur të mirë, me përkthimin e këtyre pesë fjalive) - Shpresoni për të mirë, do ta gjeni të mirën. - Optimisti e mendon martesën më me pak shpenzime se sa fejesën. - Optimisti vështirësitë i shfrytëzon për përfitime. - Optimisti të shikon në sy, kurse, pesimisti të shikon në këmbë. - Optimisti thotë: gota ime është e mbushur deri në gjysmë. Ndërsa pesimisti thotë: gjysma e gotës sime është e zbrazët. (Përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu  

Vetëdashësi

“Vetëdashësi” - “Vetëdashja e prodhon smirën. - Smira prodhon urrejtjen. - Urrejtja prodhon kundërshtimin. - Kundërshtimi prodhon ndarjen. - Ndarja prodhon dobësinë. - Dobësia prodhon injorimin (nënçmimin). - Injorimi sjellë zhdukjen e shtetit, zhdukjen e të mirave dhe shkatërrimin popullit.” (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Detyra ime

“Detyra ime” “Jam i detyruar ta adhuroj Allahun, po ashtu si më ka urdhëruar Ai. Kurse, Allahu do të ma sjellë rrizkun (mjetet e jetesës), po ashtu si më premtoi Ai.” (përshtatje) Ulvi Fejzullahu  

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?”

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?” (letër e hapur gazetarëve) “Lajmet që i kemi publikuar në lidhje me muslimanët nuk kanë patur të bënin me realitetin dhe kanë qenë krijim i fantazisë së njerëzve si unë dhe gazetarëve tjerë.” Richard Peppiatt, gazetari anglez deklaron kështu, ku më pas dha dorëheqje për shkak të sajimit të lajmeve të rreme kundra Islamit dhe myslimanëve. Të nderuar gazetarë! Ju që po ia bëni hyzmetin të keqes, po ju drejtohem me mirësi, jo me dashakeqësi. Edhe pse tani për tani nuk e meritoni me ju thonë të nderuar, këtë e bëra, me shpresë që do t’ju ktheheni ndershmërisë. Unë, po ua dërgoj një mesazh, ju mund ta merrni ndoshta edhe si kërcënim, por për neve myslimanët është paralajmërim dhe njoftim. Gazetarë dhe gazetare! Po na fyeni Islamin, Kuranin, xhaminë, shaminë, ezanin. Po na prekni në pjesët vitale të bazamentit të Dinit tonë. Dijeni, nëse nuk e keni ditur, ky Islam ka siguri Hyjnore dhe nuk mposhtet. Allahu ka marr përsipër

Për imamët e xhamisë në ditën e xhuma

Imami duke mbajtur hutben e xhumasë duhet t’i respektoj (nderoj) mendjet dhe kohën e atyre që i ka para vetes (xhematin); duke e përgatitur mirë hutben (ligjëratën), duke zgjedhur temën me kujdes dhe duke prezantuar në mënyrën më të mirë. Dr. Muhamed el-Arifi. Burimi: Ulvi Fejzullahu

“Kështu janë njerëzit.”

Nuk ka dallim mes ngjyrës së kripës dhe ngjyrës së sheqerit; që të dyja kanë të njëjtën ngjyrë. Por, dallimin do ta vëresh pasi t’i provosh! Kështu janë njerëzit. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

2 - të mira

- Zemrën kënaqe me bindje të plotë në Allahun. - Gjuhën aktivizoje me përkujtimin në Allahun. - Mendjen freskoje duke përkujtuar Allahun. Trupin nënshtroje nën këneqësinë e Allahut. O besimtarë! Mblidhe veten mendo mire, vro mirë, do të gjesh mirë. Në se mbjellë një pemë do t'i gjeshë së paku dy (2) të mira: hijen dhe frutin. U. Fejzullahu

Ti! (këshilla islame)

Ti! - Ti kur je në makinë (veturë), thuaj: ESTAGFIRULLAH. - Ti kur je në punë, thuaj: ESTAGFIRULLAH. - Ti kur je në shkollë, thuaj:ESTAGFIRULLAH. - Ti kur je në internet, thuaj: ESTAGFIRULLAH. - Ti kur je në kuzhinë, thuaj: ESTAGFIRULLAH. - Ti kur je edhe para televizionit, thuaj: ESTAGFIRULLAH. Ti vazhdimisht thuaj: ESTAGFIRULLAH. Allahu, istigfarin e donë. Me te zemra të pastrohet, rrizku të afrohet. Përktheu: Ulvi Fejzullahu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more